“Veprime me rrezikshmëri të lartë po luhen rreth fatit të Kosovës”/ Raporti i Progresit “minimizoi” skajshëm sulmin terrorist serb në Banjskë

Politika

“Veprime me rrezikshmëri të lartë po luhen rreth fatit të Kosovës”/ Raporti i Progresit “minimizoi” skajshëm sulmin terrorist serb në Banjskë

Nga: M.Lakna Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Të mërkurën është publikuar Raporti i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian. Mes tjerash në këtë raport është përmendur edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit që ndodhi në fshatin Banjskë të Zveçanit.

“Kriza më serioze gjatë periudhës së raportimit ngjau më 24 shtator të vitit 2023, kur Policia e Kosovës u sulmua nga individë të armatosur rëndë, të cilët qenë zënë në befasi midis një operacioni madhor të kontrabandës, duke lënë një polic të vdekur dhe tre lënduar. Gjatë operacionit, sulmuesit i kishin marrë pengje disa pelegrinë duke e barrikaduar veten në Manastirin Ortodoks Serb të Banjskës, duke i lënë pas kur ikën”, thuhet në raport.

Fakti që Komisioni Evropian nuk i referohet rastit të Banjskës si sulm terrorist po konsiderohet si mjaft shqetësues. Kjo tregon qartazi një “njëanshmëri” të theksuar në favor të Serbisë dhe kundër Kosovës.

Madje, situata bëhet edhe më shqetësuese kur kemi parasysh se Serbia vazhdon të mos ndëshkohet nga Bashkimi Evropian për sulmin terrorist në Banjskë.

Duke e komentuar këtë situatë, publicisti Gani Qarri në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kjo është dëshmia më e mirë që BE-ja, por edhe SHBA-ja po bëjnë çmos që t’i dalin Serbisë në mbrojtje.

Image
Gani Qarri

Dëshmia më e dhimbshme se jo vetëm BE, por edhe SHBA, bëjnë çdo gjë të mundur, për t’i dalë në krah Serbisë dhe mbështetur pasardhësin e Millosheviqit, presidentin kriminel serb Aleksandër Vuçiq, në raport me Kosovën, është vet fakti se edhe pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, nga Serbia kërkohet ta njoh vetëm de fakto, por jo edhe de-jure shtetin e pavarur të Kosovës, që është një gjetje e habitshme gjysmake e formës më të zbehur politike, e cila nuk kishte ku të shkonte më poshtë se kaq, ngase edhe pas më tepër se një dekade dialog, kjo as që qon në zgjidhjen përfundimtare të problemit ndërmjet të dy vendeve.

Madje në vend se SHBA dhe BE ta ndëshkojnë Serbinë nëse ajo nuk e pranon menjëherë njohjen; de fakto dhe de-jure, të Kosovës, kjo shërben vetëm për ta ledhatuar edhe më tej Serbinë, përderisa ato të dyja bashkë, pa fije korrektësie ndërmjetësimi diplomatik, e kushtëzojnë Kosovën, ta sanksionojë vetveten, me formimin e asociacionit, që menjëherë pas “krijimit” zyrtar, dhe disa shkelmimeve të kriminelëve serb brenda vendit, të sinkronizuara me Vuçiqin në Serbi, po me kërkesën e ndërkombëtarëve, mund të ngritët automatikisht, në një formë të "republikës serbe", për shkatërrimin definitiv të Republikës së Kosovës”, shprehet Qarri.

Për këtë arsye ai thekson se Kosova duhet të jetë e kujdesshme veçanërisht sa u takon veprimeve konspirative, me rrezikshmëri të lartë që po luhen, rreth fatit të saj.

Frymë të ngjashme me qëndrimet e ndërmjetësuesve ndërkombëtar, përmban edhe Raporti i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, i cili sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjë të Zveçanit, megjithëse konfirmohet se ka përkeqësuar marrëdhëniet me Kosovën, ajo që habit shumë, mbarë opinionin publik vendor dhe ndërkombëtar, është mënyra e cilësimit të këtij akti në raport, duke e quajtur vetëm si sulm i dhunshëm ndaj policisë dhe ngjarje e rëndë në veri, por pa emërtimin e tij edhe si sulm terrorist, ani pse në dokument është vlerësuar si “përshkallëzimi më i rrezikshëm i viteve të fundit” ndërmjet të dy vendeve.

Kështu që Kosova duhet të jetë shumë e kujdesshme, veçanërisht sa u takon veprimeve konspirative, me rrezikshmëri të lartë, që kohët e fundit, po luhen, rreth fatit të vendit tonë, në rajon, ku mund të kenë dorë jo vetëm ndërmjetësuesit pro-serb të BE-së dhe ambasadori Chritopher Hill në Serbi, por edhe dhe vet emisari Eskobar, të cilët shihet publikisht se janë shumë të angazhuar në promovimin e "Serbisë së Madhe".

Ky akt u dëshmua së fundi edhe me serbizimin komplet të udhëheqjes së Malit të Zi, kërcënimet e pareshtura për ndarjen e Bosnjë Hercegovinës dhe tentimet e vazhdueshme të BE-së dhe SHBA-ve, që edhe pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, ta shtyj përpara bosnjëzimin e Kosovës, në mënyrë që të vihet në binar, një ndarje, e “butë”, por definitive dhe e pa kthyeshme, për shtetin e Kosovës!”, shprehet ai.

Tutje, Qarri e konsideron të quditshëm faktin se si thjeshtëzohet akti terrorist i 24 shtatorit në Raportin e Progresit për Kosovën.

Madje çuditërisht në vend se në Raport, të sqarohet sesi erdhi deri te sulmi dhe ai të quhet me emër, ashtu siç edhe ishte-Akt Terrorist, aty thuhet në mënyrë pothuajse aspak shqetësuese se, si; “Kriza më serioze gjatë periudhës së raportimit ngjau më 24 shtator të vitit 2023, kur Policia e Kosovës u sulmua nga "individë të armatosur" rëndë, të cilët u zunë në befasi midis një operacioni madhor të kontrabandës, duke lënë një polic të vrarë dhe tre lënduar.

Kjo mënyrë e habitshme raportimi, vërteton edhe njëherë më tepër, se sulmi terrorist serb, u zbeh dhe zvetënua qëllimisht nga BE dhe SHBA, deri në atë masë, sa që Serbia as të mos akuzohet si sponsorizues faktik dhe inskenues e nxitëse e drejtpërdrejtë e aktit më të rrezikshëm, që nga pas lufta, ka mundur të ndodhte në Kosovë”, potencona publicisti.

Ai thotë se kjo ishte metoda e përzgjedhur me kujdes, që Serbisë të mos i vendosen asnjë nga masat shtrënguese, e lëre më edhe sanksione.

“Përderisa Kosova edhe pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, në territorin e saj, vazhdon të mbetet padrejtësisht, nën masat shtrënguese të BE-së, dhe këtë me miratimin e të dërguarit special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, për bashkëshorten e të cilit, Elizabet Eskobar e cila thuhet se është shumë e lidhur me kulturën serbe, MPJ e Serbisë, ishte kujdesur me kohë dhe në mars të këtij viti, me parat e shtetit serb, financonte promovimin e një ekspozite të shtrenjtë të zonjës Eskobar.

Ndaj duke pasur parasysh se që nga ardhja e Christopher Hill-it, në krye të ambasadës së SHBA-ve në Serbi, i cili qysh nga ditët e para të luftës tonë çlirimtare, është deklaruar hapur kundër pavarësisë së Kosovës, si dhe emërimit të Gabriel Eskobarit, të dërguar special të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, i cili nga viti 1998 ka shërbyer pa ndërprerë, në pozita të ndryshme diplomatike në Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi e Serbi, njeh mirë edhe serbishten dhe së fundi edhe ai vet, ishte zëvendës ambasador i SHBA-ve në Beograd, politika ultra nacionaliste serbomadhe për krijimin e të ashtuquajturës "Bota Serbe", ka marrë përmasa të rrezikshme dhe është kthyer në kërcënim të hapur, për gjithë Ballkanin Perëndimor. Rreziku më i madh nga e ashtuquajtura “Botë Serbe” drejtohet, e veçanërisht kundër Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi, udhëheqja shtetërore dhe legjislative e të cilit, tanimë është serbizuar tërësisht, ani pse vetëm 1/3 e popullsisë në këtë vend, e identifikojnë veten si serb, deri në Kosovë, rrezik që shpërfaqet fuqishëm me kërkesat e komplikuara për formimin e të ashtuquajturit "asociacion", i cili nëse edhe formohet, mund të kthehet shpejt, në bombë me "sahat" për shtetin e Kosovës”, thekson analisti”, nënvizon ai.

Duke qenë se akti i 24 shtatorit, as në Raportin e Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian, nuk është cilësuar si sulm terrorist, sipas Qarrit kjo jo vetëm që është arsye për vonesën e sanksioneve, por i zbeh drastikisht e madje edhe shuan shpresat se Serbia do te sanksionohet nga BE.

“Krejt kjo fushatë ndodhë pikërisht me qëllimin që Kosovës, në asnjë mënyrë të mos i krijohet avantazh në bisedimet me Serbinë dhe të vazhdoj të mbahet nën presion të vazhdueshëm ndërkombëtar, për imponimin me çdo kusht të "asociacionit" serb.

Madje edhe kërkesa e SHBA-ve dhe BE-së, pas 24 shtatorit, që Serbia ta njoh vetëm de fakto, por jo edhe de-jure shtetin e pavarur të Kosovës, është gjetje e mirë-studiuar e formës më të zbutur të zhargonit politik ndërkombëtar, për ta ledhatuar edhe më tej Serbinë në vend se SHBA dhe BE ta ndëshkojnë Serbinë nëse ajo nuk e pranon menjëherë njohjen; de fakto dhe de-jure, të Kosovës, duke e hequr atë edhe nga preambula e kushtetutës së Serbisë.

E mjerisht ky akt, flet shumë qartë, se kushti parësor i SHBA-ve dhe BE-së, nuk është njohja e Kosovës nga Serbia, por detyrimi ndaj Kosovës, ta pranojë bosnjëzimin, që njëjtë si në Bosnje, do të fillojë me një të ashtuquajtur “asociacion”, i cili në mënyrë të pashmangshme, qon në ndarje dhe shuarjen përfundimtare të shtetit të Kosovës, akt fatal ky, i cili fatkeqësisht duket se, edhe është qëllimi final, i përmbylljes së dialogut, nga ndërmjetësuesit e frikshëm aktual, euro-amerikan”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat