Halil Geci vjen me akuza të rënda: Pasuria e disa çlirimtarëve është marramendëse në krahasim me Radoiçiqin

Politika

Halil Geci vjen me akuza të rënda: Pasuria e disa çlirimtarëve është marramendëse në krahasim me Radoiçiqin

Nga: N. Shaqiri Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 22:09
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se, sulmet kriminale e fashiste  të shtetit serb mbi Kosovën forcojnë mendimin se nuk ka më bisedime me Aleksandër Vuçiqin.

Geci thekson se, perëndimi duhet të bindet se aksionin kriminal mbi Kosovën në Banjskë e ka përgaditur vet Vuçiqi, shteti serb dhe Kisha ortodokse e jo siç thekson Vuçiqi se e ka përgaditë Radoiçiçi.

“Si duket i erdhi fundi çetnikut, manipulatorit dhe kriminelit 30 vjeçar Vuçiqit i cili mbajti pezull perëndimin duke e gënjyer se po që se nuk më perkrahni mua vijnë grupet tjera radikale nacionaliste e çetnike, dhe pastaj mbaron paqja në Ballkan, me 24 shtator 2023 gënjeshtrave të tij dhe tradhtarve të brendshëm shqipfolës ju erdhi fundi, këtyre rrenave të dy palëve ju ka besua Perëndimi, nga sot e prapa nuk ka arsyje t’u besohet askujt,  prandaj duhet të ndërrohet komplet struktura e bisedusve si nga BE-ja si nga Serbia, e të ulen në bisedime të sinqerta me Albinin”, thotë Geci.

Ai shton se, perëndimi duhet të marr mësim se në Serbi kushdo që vjen dhe shkon është njësoj, këtë e ka dëshmuar historia se shteti serb në të gjitha luftërat që kanë ndodhur në dy shekujt e fundit pjesëtarë të vendimeve shtetërore ishin popat dhe kishat ortodokse.

”Kishat dhe popat (klerikët) Serbia i ka përdorur si operator logjistik dhe shtab ushtrie në të cilat janë marrur vendime për shfarosjen e shqiptarëve. Perëndimi duhet ta kuptoj njëherë e mirë se Vuçiq dhe Serbia nuk munden me ndryshua dhe t’ia kthejnë shpinën Rusisë, e cila Rusi e ka mbajtur Serbinë dhe zgjeruar në territore iliro-shqiptare mbi themelet të cilat sot jetojnë katër shtete sllavo/ortodokse…! Që nga ardhja e Vuçiqit në pushtet ai ka organizua dhe u përgadit fuqishëm për ta bërë realitet Boten Serbe, program ky i përgaditur në letër nga bota akademike serbe”, thekson tutje ai.

Geci thotë se, sot Vuçiq po e udhëheq vendin e tij drejtë luftërave të reja, të cilat më parë i ka humbur në fushëbeteja.

“Në Kosovë, Vuçiqi dhe Serbia i kishte gjetur mbështetës dhe i kishte përgaditur nipa dhe stërnipa të Serbisë si polarin e Brojes, nip Radisllav Danilloviqit, si dhe spiunët dhe ish zyrtarët e sistemit të mëparshëm të Rrahman Morinës lloj i Isa Mutafës me mbështeje edhe të disa vendeve të perëndimit që Kosovën nëse nuk munden me ia kthyar në gjirin e Serbisë, së paku ta ndaj dhe shpartallojnë si shtet që të mos ketë fuqi për asgjë. Në tjetrën anë Vuçiq për një dekadë e mbajti pushtetin në Serbi në emër të Kosovës, duke  i rrejtur popullin e tij se nëse ma jepni votën do u a kthej Kosovën…!”.

“Po me të njëjtën kartë në emër të lirisë së Kosovës luajtën edhe disa nga çlirimtarët të cilët për 20 vite e mbajtën peng Kosovën duke ua kërkuar popullit votën duke ua vjedhur votën dhe dhunua, duke ju thënë neve ju kemi çlirua neve ju vjedhum dhe ju vrasum, të vetmin qëllim e kishin pasurimin pa mbulesë duke u bërë multimilionerë njësoj sikur Radoiçiçi. Pasuria e disa çlirimtarëve në krahasim me pasurinë e Radoiçiçit është marramendëse të lë pa mendë, edhe ashtu ishin bashkëpunus të Radoiçiçit me të cilin plaçkitën dhe dhunuan së bashku atdheut tonë të shtrenjt Kosovën”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat