“Atmosfera ka ndryshuar”, Biserko jep lajmin e keq për Beogradin: Mesazh i mprehtë nga Perëndimi lidhur me Kosovën!

Politika

“Atmosfera ka ndryshuar”, Biserko jep lajmin e keq për Beogradin: Mesazh i mprehtë nga Perëndimi lidhur me Kosovën!

Nga: A.Zh Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 11:16
Sonja Biserko

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka paralajmëruar se ngjarjet e Banjskës në Kosovë, kanë zvogëluar pozitën e Serbisë, si lider rajon.

Biserko për gazetën “Bota sot”, ka thënë se beson që Bashkimi Evropian nuk do të tolerojë më Serbinë.

Sipas saj, BE-ja do të bëjë gjithçka për t'i rikthyer Kosovën dhe Serbinë në tryezë, pas tensioneve për shkak të sulmit të 24 shtatorit.

“Incidenti i Banjskës ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhëniet me Serbinë pasi ka nxjerrë në pah brishtësinë e rajonit dhe aspiratat e Serbisë, të cilat ajo shfrytëzon çdo mundësi për t'i ndjekur. BE-ja nuk do të lejojë që Ballkani të ikë dhe në këtë kuptim do të bëjë gjithçka për t'i rikthyer të dyja palët në tryezë. Besoj se Serbia nuk do të tolerohet më, por kjo nuk do të thotë se do të braktiset, pasi mbetet një lojtar kyç në (jo)stabilitetin e Ballkanit”, është shprehur Sonja Biserko.

Ajo vlerëson se “perceptimi i Serbisë si një lider i aftë për të udhëhequr të gjithë Ballkanin Perëndimor ka ndryshuar”.

“Ngjarjet dhe zhvillimet e fundit ka të ngjarë të kenë zvogëluar pozitën e Serbisë si lider rajonal dhe kjo mund të ketë implikime për rolin e saj në Ballkanin Perëndimor në të ardhmen. Megjithatë, është thelbësore të monitorohet se si situata vazhdon të evoluojë dhe se si dinamikat rajonale mund të ndryshojnë me kalimin e kohës”, ka theksuar Biserko.

Ajo më tej ka theksuar se Perëndimi i ka intensifikuar kërkesat e tij për shkak të mundësisë që një sulm i ngjashëm si ai në Banjska të përsëritet dhe ndërgjegjësimit për pasojat e mundshme që një zhvillim i tillë mund të ketë në rajon.

“Mesazhet për Beogradin janë bërë më të mprehta dhe më të sakta. Atmosfera ka ndryshuar dhe ka gjithnjë e më shumë thirrje për veprime konkrete, kryesisht një kërkesë që Beogradi të dënojë fuqishëm dhe pa mëdyshje incidentin e fundit të armatosur dhe të angazhohet për të parandaluar përsëritjen e tij. Të dyja palëve u kërkohet të angazhohen më seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, ka thënë Biserko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat