Kuvendi i Lidhjes Demokratike/ Analisti: Për të vazhduar rrugën e rugovizmit njëri nga këta dy persona duhet të zgjidhet kryetar i LDK-së

Politika

Kuvendi i Lidhjes Demokratike/ Analisti: Për të vazhduar rrugën e rugovizmit njëri nga këta dy persona duhet të zgjidhet kryetar i LDK-së

Nga: A.SH Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 15:02
LDK

Nesër, ditë e diel, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e dhjetë zgjedhor për zgjedhjen e organeve të reja udhëheqëse të partisë.

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor nën sloganin “Rruga e re”, duke bërë thirrje që të gjithë të bashkohen.

Analisti Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se LDK, që po kërkon rrugë të reja, kanë vetëm lajthitje dhe mashtrim.

Ai madje ecurinë e LDK-së, e ndan në dy pjesë.

“Këta të LDK-së janë thjeshtë në lajthitje, në mashtrim duke kërkuar Rrugë tjera të reja. Këta sikur kanë harruar se deri më tani LDK-ja ka kaluar nepër dy rrugë dhe nuk ka nevojë për një të tretë. Por veç duhet të zgjidhen organet e partisë.

E para, rruga e rugovizmit

Këtë rrugë e trasoi që na dhjetori i vitit 1998 themeluesi i saj dr Ibrahim Rugova. Ishte kjo rrugë krenarie dhe madhështie e shtetndërtimit dhe lirisë së Kosovës me shumë sakrifica dhe përkushtim, rrugë e cila i hapi shtigje dhe horizonte të reja Kosovës.

Kjo rrugë edhe duhet të vazhdohet, nuk mund të ndërtohet një tjetër rrugë mbi rrugën e rugovizmit. Ky do të ishte anashkalim dhe tradhti mbi pikëpamjet dhe filozofinë rugoviane, rrugë e patjetërsueshme për LDK-në nëse do të mbetet në skenën politike. Rruga e rugovizmit është e vetmja rrugë dhe mundësi që LDK të qëndrojë, të ecë përpara në skenën politike. Këtë më së miri e tregon fakti se rruga rugoviste i fitoi të gjitha zgjdhjet e pasluftës për së gjalli të Rugovës, ishte e pathyeshme.

Për të vazhduar rrugën e rugovizmit duhen edhe udhëheqës tjerë, jo këta që nuk dinë se çfarë është ajo rrugë dhe që tani kinsee po kërkojnë Rrugë te Re.

Për të vazhduar rrugën e rugovizmit, më i përshtatshmi, që të dielën e Kuvendin të 10- të, të zgjidhet për kryetar, është Naser Rugova ose Anton Çuni.

Këta, si dy rugovas të fundit që kanë mbetë në LDK, në të kundërtën LDK do shkojë teposhtë”, thotë ai.

Sipas tij, periudha e dytë ishte katastrofale për LDK-në, sepse në krye të saj erdhi Isa Mustafa, i cili ispas tij, ishte antirugovist.

"E dyta, rruga e antirugovizmit në krye me Isa Mustafën

Kjo rrugë u mor me zor nga antirugovisti Isa Mustafa qysh në vitin 2011. Isa Mustafa ishte dhe mbetet një antirugovist i përbetuar i cili e rrëmbeu LDK-në me rrena dhe mashtrime të elektoratit dhe anëtarësisë së saj, i cili doli kundër qëndrimeve dhe parimeve të LDK-së. Ai aty e krijoi edhe Klanin e vet, i cili zor që të thyhej, i ngjashëm me atë të Kalnit Pronto. Së shpejti posa u “rehatua” në LDK i theu të gjitha qëndrimet dhe parimet e anetaresisë dhe elektoratit duke bërë “arshillak” me PDK-në dhe Klanin Pronto dhe SHIK-un për interest e tij korruptive, sepse ishte një person i korruptuar. Në këtë menyrë LDK u nda në dysh; në LDK dhe në PDK ku mbrenda LDK-së flirtonte PDK-ja dhe LDK asgjë nuk vendoste pa pjesën tjetër të LDK-së, pra PDK-në që brenda LDK-së sillej si në shtëpinë e vet. Kështu, me këtë qeverisje të LDK-së nga ana e Isa Mustafës, LDK-ja pësoi katastrofë. Për 10 vite sa Isa Mustafa ishte në krye të LDK-së, nuk i fitoi asnjë zgjedhje. Ne ato të 14 shkurtit 2021 ra nën 12%, për herë të parë në historinë e saj. Dhe për këtë katastrofë të LDK askush nuk pati guxim t’i reagojë Isa Mustafës e lëre më t’i kërkojë përgjegjësi. Të gjithë që nga degët e LDK, Kryesia e LDK e deri te Kuvendi zgjedhor, nuk kërkuan nga ai përgjegjësi por përkundrazi në Kuvendin e parafundit, pasardhesit e tij e lartësuan atë në kryetar nderi të përjetëshëm ndoshta edhe me poshtë LDK.

Prandaj, LDK-së nuk i duhet një rrugë e tretë e re falso, e cila, as vetë nuk e di se ku do ta çojë pos në humnerë.

LDK, anëtarësia, elektorati i saj duhet ta dijë një gjë se për LDK-në nuk ka rrugë tjetër pos asaj qe e ka trasua dr Ibrahim Rugova me vlera të shumta kombëtare dhe atdhetare.

Në çdo rrugë tjetër LDK do të përmbyset edhe më thellë ne humnerë.

Ruaje Zot LDK-në nga nga jorugovistët, antirugovistët dhe shkatërruesit e saj, sepse ndoshta nuk dinë se çfarë po bëjnë”, përmbylli ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat