Vizita e Trendafilovës në Kosovë – ky është paralajmërimi, ja sa ndikim mund të ketë ardhja e saj për të akuzuarit në Hagë!

Politika

Vizita e Trendafilovës në Kosovë – ky është paralajmërimi, ja sa ndikim mund të ketë ardhja e saj për të akuzuarit në Hagë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 18 nëntor 2023 Në ora: 18:01
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova

Është bërë e ditur që Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë në fund të këtij muaji.

Ajo pritet ta mbajë një takim me organizatat e shoqërisë civile të cilët do t’i informojë për zhvillimet dhe punën e Gjykatës Speciale dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre.

Vlen të theksohet që më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi se ajo do të shqyrtojë modifikimin e vendimit të z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij me disa kushte pasi të marrë raport prej Administratores Fidelma Donlon në lidhje me sjelljen e z. Haradinaj gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së.

Ardhja e Trendafilovës natyrisht që na kujton situatën e krijuar nga PSD dy vite më parë.

Aktivistët e PSD-së, kishin zhvilluar një aksion kundër konferencës së kryetares së Dhomave të Specializuara.

Dy aktivistë të kësaj partie fillimisht ndërprenë për disa minuta konferencën e Trendafilovës, me “filikaqa”.

PSD pas protestës brenda vendit ku mbahej konferenca kishin vendosur edhe mbishkrimin “Non Grata” në veturën e gjykatëses Trendafilova.

Të gjendur në këtë situatë a mund të ketë një protestë të tillë edhe tani?

Ahmeti: Mundësia për protestë ekziston

Në lidhje me këtë temë, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Hidajet Ahmeti.

Ai u shpreh se protesta mund të organizohet dhe mund të transmeton kështu një mesazh të qartë për gjykimin subjektiv që po përcjell ky institucion.

Image
Analisti politik Hidajet Ahmeti.

“Protesta mund të organizohet, e cila brenda vetes ngërthen një mesazh të qartë për gjykimin subjektiv që po përcillet në vazhdimësi nga ky institucion”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që edhe nëse mund të ketë protestë nuk do të ketë një ndikim pozitiv.

“Por, mendoj se nuk do të ketë ndikim pozitiv për një qasje më objektive ndaj të gjykuarëve, i cili institucion ka devijuar nga mandati i saj ligjor”, nënvizoi Ahmeti për “Bota sot”.

Burjani: Kosova lidhje nuk ka më me punën që bën kjo gjykatë

Image
Blerim Burjani

Ndërsa. juristi Blerim Burjani në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që ardhja e Trefndafilovës është sa për sy e faqe, kjo pasi Kosova nuk ka lidhje me punën që ajo gjykatë bën.

“Nuk po kuptoj për çka vjen në Kosovë dhe për çfarë të flas një kryetare e një gjykate që vetëm de jure quhet e Kosovës, realisht është Ggjykatë ndëkombëtare. Pra, ardhja në Kosovë është sa për sy e faqe, ku dihet që Kosova lidhje nuk ka më me punën që bën kjo gjykatë. Deri tash ishte dështuar plotësisht, se çfarë do të ndodhë në të adhmennuk dihet, por proceset nuk janë ato që mund të quhen nomal për një gjykatë”, u shpreh ai.

Juristi më tej thekson që nuk ka aktakuza reale dhe bindëse, por ka procese shpërlarëse të drejtësisë.

“Vendosja e katër a pesë personave prapa grilave dhe duke i fajësuar për shumë krime që nuk kanë lidhje me to janë absurde. Pra, nuk ka aktakuza reale dhe bindëse, por ka procese shpërlarëse të drejtësisë pra është makinë larëse dhe shpërlarëse për personat që kanë mund të kenë kryer vepra penale. Pra, shumë krime do të mbeten të pazbuluara, do të ketë a jo aktakuza të reja pritet të shihent edhe pse mund të ketë së paku edhe pesë aktakuza tjera që përfliten nëpër qarqe ndërkombëtare”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat