Sulmi terrorist në Banjskë/ Zbardhet skenari: Opozita në “rrjetën” e Ramës, kundër Kurtit e në favor të Serbisë!

Politika

Sulmi terrorist në Banjskë/ Zbardhet skenari: Opozita në “rrjetën” e Ramës, kundër Kurtit e në favor të Serbisë!

Nga: M.L. Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 22:21
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe strukturat serbe të sigurisë janë të implikuara në agresionin paraushtarak të Serbisë në Kosovës, sipas raportit preliminar hetimor të Qeverisë së Kosovës rreth ngjarjeve të 24 shtatorit. Raporti përshkruan lidhjet e Millan Radojçiqit, kryeterroristit serb, me regjimin e Aleksandar Vuçiqit.

Për këtë raport, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha të enjten se nuk është pranuar nga Bashkimi Evropian. Haziri tha se pjesa që është përgatitur nga ekspertët ligjorë të Policisë ka qenë profesionale, por pjesa tjetër kur janë futur pjesë politike, ka bërë që raporti të mos pranohet.

Në lidhje me këtë çështje për gazetën “Bota sot” ka folur Prof. Dr. Enver Bytyçi. Ai ka thënë se askush nuk mund të dyshojë se prapa sulmit terrorist në Banjskë qëndron Serbia dhe udhëheqësit e saj.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Sipas tij, autoritetet e Kosovës në rastin e Banjskës kanë bërë atë punë, të cilën nuk e ka bërë asnjë qeveri shqiptare as në Shqipëri as në Kosovë gjatë gjithë historisë së shteteve.

“Ajo që ndodhi më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveqanit ishte padyshim një kat terrorist i sponsorizuar nga shërbimi sekret, ushtria, qeveria dhe presidenti i Serbisë. Askush nuk mund të dyshojë për këtë. Kush dyshon, atëherë ai në fakt dyshon në identitetin e tij, nëse i përket atij grupacioni njerëzor që i përmbahet të vërtetës, apo grupacionit djallëzor që manipulon me të vërtetën.

Autoritetet e Kosovës në rastin e Banjskës kanë bërë atë punë, të cilën nuk e ka bërë asnjë qeveri shqiptare as në Shqipëri as në Kosovë gjatë gjithë historisë së shteteve. Solli prova që nuk ka mundur ti kontestojë as vetë Aleksandër Vuçiç dhe këto prova ua dha Fuqive Europiane, pavarësisht se këto fuqi e dinin më mirë sesa qeveria dhe kryeministri Kurti dhe e dinë gjithashtu të vërtetën e përfshirjes direkte të Serbisë në këtë akt terrori”, ka thënë profesori.

Sipas tij, hetimi dhe zbulimi i të vërtetës nga qeveria dhe policia e Kosovës është ndërmarrë jo për ta bindur BE-në për këtë akt dhe implikimin e Serbisë në të.

Profesori theksoi se hetimi u bë për të paralizuar mundësinë që të akuzohej Kosova e të mos i jepej më mbështetje Serbisë.

“Mua kurrë nuk më ka shkuar në mendje se serbët, shërbimi sekret i Beogradit dhe kryetari i shtetit serb, nuk kanë marrë një lloj leje që të ndërmarin diçka të tillë. Por me kusht që të fitonin në terren për ta bërë realitet ndarjen de facto të territorit të veriut nga Kosova. Nuk po flas për Rusinë, e cila është bashkësponsorizuese e atij akti terrorist. Po flas për vende të caktuara të BE-së. Kështu që Kurti nuk ka pasë nevojë tu thotë p.sh francezëve se çfarë ka ndodhur më 24 shtator. Madje as gjermanëve dhe anglezëve, të cilët nuk besoj se kanl shkelë syrin në drejtim të Vuçiç që ta ndërmerrte atë aventurë. Por edhe ata e kanë ditur se ky akt terrorist do të ndodhte. A kanë bashkëpunuar këto vende me qeverinë e Kosovës për ta ndaluar këtë akt? Besoj se po.

I përmenda këto, për të thënë se hetimi dhe zbulimi i të vërtetës nga qeveria dhe policia e Kosovës është ndërmarrë jo për ta bindur BE-në për këtë akt dhe implikimin e Serbisë në të. Por për të paralizuar mundësinë që të akuzohej Kosova e të mos i jepej më mbështetje Serbisë. Kështu që pranimi ose jo i raportit që Kosova dëergoi në Bruksel ka qenë i paracaktuar. Edhe sikur të shkruhej në Bibël kjo e vërtetë, vende të caktuara të BE-së do thonin “Jo, ky raport nuk është i drejtë dhe nuk pasqyron të vërtetën e Banjskës”! Sepse janë hapur nëkrah të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiç”, është shprehur profesor.

Në këtë kuptim, Bytyçi tha se arsyeton që deklarata e z.Lutfi Haziri është deklaratë politike.

“Nuk pasqyron aspak ndonjë ët vërtetë. Nuk besoj se Luta është aq naiv sa të besojë vërtet se Franca, Hungaria apo edhe ndonjë vend tjetër të pranonte ndonjë ekspertizë policore të Kosovës, në të cilën thuhet se Serbia u përfshi në aktin terrorist të Banjskës. Por ai ka mision që me çdo kusht të adresojë fajësinë te qeveria. Kjo është natyra opozitare shqiptare jo vetëm në Kosovë. Por për një gjë publiku duhet të jetë krejt i vetëdijshëm: - Asnjë qeveri e mëparshme, as ato të LDK-së, nuk do të kishin sjellë kaq shumë prova dhe fakte për implikimin e Serbisë në Banjskë”, u shpreh ai.

Kështu sipas profesorit ka një retorikë të rekorduar për të fajësuar qeverinë e Kosovës e sidomos zotin Kurti edhe për dëmet që Kosovës ia kanë sjellë Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

“Sapo ndoqa një emision diskutimi në një TV të Shqipërisë, të cilin e kanë blerë Devollët e Kosovës. Të tre personat në studio thanë: “Për një gjë biem dakord, se Kurti e ka kthyer Kosovën në pozitën e para shpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008”! E njëjta është edhe me zotin Haziri. Ka një retorikë të rekorduar për të fajësuar qeverinë e Kosovës e sidomos zotin Kurti edhe për dëmet që Kosovës ia kanë sjellë Hashim Thaçi dhe Edi Rama. Se e vërteta është që Kosova erdhi në këtë situatë të palakmueshme për shkak se ish-presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë rehabilituan Serbinë dhe kryetarin e saj, Aleksandër Vuçiq”, nënvizoi Bytyçi.

Bytyçi shtoi se Qeveria e Kosovës ishte e detyruar që krahas ekspertizës teknike të jepte dhe versionin politik të ngjarjes.

“Sepse akte të tilla nuk kishin qëllime kriminale jashtë politikës. Terrorizmi serb është terrorizëm shtetëror i pastër politik. Besoj se këtë e di edhe zoti Haziri. Ndërkaq thuhet nga zoti Haziri e të tjerë se “Kurti nuk e shfrytëzoi rastin e këltij akti terrorist për ta ngrit Kosovën në pozicion më aktiv”! Edhe në këtë rast nuk lanë që Kosova ta shfrytëzonte këtë avantazh. Ne kemi parë se si zoti Rama iu kundërvu qeverisë së Kosovës edhe në ditët më të favorshme të saj për të vendosë superioritetin e saj ndaj qevrisë serbe. E pamë më 16 tetor, tri javë pas atij akti, sesi u përpoq ti imponohej kancelarit Scholz për ta ndërsyer kundër Kurtit dhe sesi rekordoi të gjitha akuzat e kërcënimet mbrëmjen e asaj dite me presidentin Macron në Tiranë”,theksoi ai.

Ai bëri thirrje që opozita në Kosovë nuk ka të drejtë ta fajësojë Kurtin për çështje të tilla të ndjeshme që shfajësojnë fajëtorët e vërtetë.

“Prandaj mendoj dhe besoj se opozita e Kosovës, përfshirë LDK-në dhe zotin Haziri kanë shumë arsye tjera ta akuzojnë qeverinë e vendit dhe zotin Kurti për gabime dhe mosveprime, por jo për çeshtje të tilla sensitive, që shfajëssojnë fajtorët e vërtetë, përfshirë dhe Serbinë. Opozita nuk duhet të bashkëpunojë me Edi Ramësn psh, pse ky i fundit i kundërvihet Kurtit. Sepse Rama i është kundërvënë çdo politikani të Kosovës që i ka dalë kryq në rrugën e zbatimit të projekteve serbe në Kosovë! Edhe Ramush Haradinajt, të cilin sot e ka tërheq në rrjetën e vet!”, përfundoi Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat