Kriminelët e vranë Xhemajl Mustafën në pragun e shtëpisë/ Ҫfarë tha Presidenti Rugova në ditën e varrimit të tij?

Politika

Kriminelët e vranë Xhemajl Mustafën në pragun e shtëpisë/ Ҫfarë tha Presidenti Rugova në ditën e varrimit të tij?

Nga: H.O. Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:54
Xhemajl Mustafa/ Ilustrimi: Bota sot

U bënë 23 vite që nga vrasja e intelektualit të shquar Xhemajl Mustafa, njeriut të afërt të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe kolumnistit të gazetës ‘Bota sot’.

Edhe pas gjithë këtyre viteve familjarët ndajnë të njëjtën dhimbjen për më të dashurin e tyre, që padrejtësishtë u vra në pragun e shtëpisë së tij.

Atë e përkujtoi edhe analisti Skender Mulliqi. Ai në një prononcim për ‘Bota sot’, thotë se, kriminelët vranë 23 vjetë më parë në pragun e shtëpisë një veprimtar të shquar.

“Është e ndershme e korrekte që secili, me i shkruar disa fjalë për intelektualin e vrarë tash e 23 vite më parë, Xhemajl Mustafën. Fundi i nëntorit të vitit 2000 shënoi vrasjën e intelektualit në zë, Xhemajl Mustafës. Data e vrasjës është data më e dhembshme për familjen dhe për Kosovën. Në këtë datë kriminelët në pragun e shtëpisë e vranë një veprimtarë të shquar të çështjës kombëtare. Mustafa ishte këshilltar i presidentit, Rugova. Ai ishte i angazhuar edhe si kolumnist në gazetën kombëtare “Bota Sot” në rubrikën e tij javore. U shqua më shkrime të guximshme dhe vizionare. Pena e tij e mpreht më korrektësi i përshkroi të gjitha ngjarjet më të cilat përballej Kosova dhe populli i saj”, thekson Mulliqi.

Ai thotë më tutje se, sot, kur është përvjetori i tij sigurisht së shtohet dhembja dhe malli për figurën intelektuale dhe atdhetare të Xhemajl Mustafës.

Image
Skender Mulliqi

“Këtë mall në shpirt e ndien më të madhe familja Mustafa, e cila si ngushëllim të vetëm do ta kishte zbardhjen e kësaj vrasjeje pas 23 vitesh. Kush e ka pritur së pas luftës do të kemi alamet vrasje për motive të ndryshme, por edhe për motive politike ?! Pak kush !!! Atë ditë të varrimit të Xhemës foli presidenti Ibrahim Rugova, i cili e pati bashkëpunëtorin më të afërt dhe njeriun më të besuar. Ai foli më pikëllim dhe i deprimuar… Pas vrasjes së Xhemajlit doli libri i tij i vetëm “Një lutje për Prishtinën”, thotë ai.

Mulliqi thotë ndër të tjera se Mustafa sigurisht edhe vet do të dëshironte shumë që kjo vrasje të ishte vrasja e fundit në Kosovë.

“Por, fatkeqësisht vrasjet vazhduan pandalshëm dhe drejtësia kurrë nuk e tha fjalën e vet. Edhe ky përvjetor për familjen Mustafa, shokët, miqët dhe dashamirët e shumtë, ka ngjallë dhembje, por edhe krenari që patën një njeri të mirë si Xhemën …”, vlerëson Mulliqi për ‘Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat