Dialogu Kosovë – Serbi/ Avokati shqiptar i shuan shpresat Vuçiqit – jep parashikimin e fuqishëm!

Politika

Dialogu Kosovë – Serbi/ Avokati shqiptar i shuan shpresat Vuçiqit – jep parashikimin e fuqishëm!

Nga: M.Haziri Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 22:21
Spartak Ngjela

Dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon tash e shumë vite.

Mirëpo një marrëveshje finale mes dy vendeve duket larg të ndodhë, kjo sepse Serbia në vazhdimsi provokon dhe lëshon deklarata provokuese ndaj Kosovës.

E në lidhje me këtë temë në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar Spartak Ngjela.

Ai tha se dialogu Serbi-Kosovë realisht është një sorollatje serbe për të fituar kohë.

Deri tani ky dialog ka qenë një veprim absurd. Dialogu strukturohet dhe vijon për të arritur një marrëveshje juridike të drejtash në bashkëjetesë ndërkombëtare midis dy shteteve që kanë qenë në luftë: njëri si pushtues dhe tjetri si i pushtuar nga pushtuesi.

Kurse dialogu Serbi-Kosovë realisht është një sorollatje serbe për të fituar kohë. Asgjë më shumë. Një absurditet i kotë që nuk jep asgjë, por fyen shqiptarizmin në Gadishullin Ilirik”, u shpreh ai.

Më tej, avokati thotë dialogu duhet të jetë që Kosova ka fitur pavarësinë me luftë kundër Serbisë dhe se e njejta duhet ta pranoj kushtetutën aktuale të saj.

Ndër të tjera, ai nënvizon që kjo është koha e Dardanisë dhe e dardanëve ndërsa serbët le të bredhin nëpër hapësirat e ligësisë së tyre shekullore.

Çfarë dialogu mund të bëjë një ish koloni që ka fituar lirinë dhe pavarësinë e vet në një luftë çlirimtare, me kolonizatorin pushtues që ka bërë vetëm krime historike kundër shqiptarëve të Kosovës?

Përse dialogojnë?

Çështja është shumë e thjeshtë, prandaj përmbajtja e këtij dialogu duhej të ishte që: Kosova që ka fituar pavarësinë me luftë kundër Serbisë kërkon që i munduri në luftë të pranojë Kushtetutën aktuale të Kosovës. Gjithë të tjerat janë absurditet historik.

Ke qenë pushtuesi im, të kam mundur në luftë dhe me këtë luftë kam fituar pavarësinë e 2 milionë shqiptarëve etnikë në trojet e tyre mijëravjeçare. Më njeh apo jo?

Nesë nuk më njeh, aq më bën. Unë jam një shtet i pavarur. Historia vijon. Kjo është arsyeja.

Gjithë të tjerat janë lodhje e kotë në favor të Serbisë, e cila po kërkon të fitojë kohë.

Por, në fakt, po pret petulla nga qielli, se botën shqiptare në Gadishullin Ilirik nuk ka më forcë që ta cenojë as në një qime floku.

Kjo është koha e Dardanisë dhe e dardanëve. Serbët le të bredhin nëpër hapësirat e ligësisë së tyre shekullore”, përfundoi avokati Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat