“Ushtria serbe në kufi”/ Profesori vjen me paralajmërimin: Kujdes, ky është plani i Vuçiqit!

Politika

“Ushtria serbe në kufi”/ Profesori vjen me paralajmërimin: Kujdes, ky është plani i Vuçiqit!

Nga: M.Haziri Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 18:37
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Lufta në Ukrainë ka sjellur tensione në gjith botën, duke mos lënë anash as edhe pretendimet për një luftë të mundshme në Ballkan.

Në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai u shpreh se Serbia nuk është dënuar për agresionin terrorist në Banjskë.

“Siguria në Evropë është keqësuar dukshëm. Përveç, agresionit rus në Ukrainë, vendi tjetër i rrezikimit të paqes në Evropë është Serbia me pretendimet agresive territoriale ndaj Kosovës. Agresioni terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 e ka rrezikuar shumë paqen në Ballkanin Perëndimor. Aksioni u gjykua edhe nga jashtë. Por, as UE dhe as SHBA nuk morën masa konkrete kundër Serbisë”, thotë ai.

Më tej profesori shtoi që vizita e Stoltenberg në Serbi nuk ishte mesazh i qartë për Vuçiqin pasi i njejti nuk u prit siç duhet.

Image
Muhamet Kelmendi

Bazat e vendosura, 48 sa janë, rreth kufirit me Kosovën, nuk u vendosen atje për të bërë lojë futbolli apo për të ushtruar basketboll. Në këto vende kufitare u vendosën për agresion ndaj Kosovës. Vizita e z.Stoltenberg në këtë anë të Evropës dhe në Serbi nuk ishte e qartë dhe nuk i shërbeu në nivelin e pritur të paqes. Në Beograd nuk doli qartë qëndrimi i NATO-s. Edhe deklarimet për bazat ushtarake serbe në kufi me Kosovën ishin më tepër si lutje të Stoltenbergut për t’i zvogeëluar se sa si qëndrim i qartë i NATO-së”, shpjegon profesori.

Në fund, ai tha që duhet ndërmerren masa pasi Serbia është e gatshme për çdo gjë dhe për këtë arsye duhet ndëshkim.

“Serbia ka armë moderne. Ka avion të ri rus, raketa kineze dhe helikopter rus të blerë në Qipro. Këto i dinë z.Stoltenbeg, z.Borrell, z.Lajçak dhe Lajçakat tjerë. Lufta do të zgjerohet. Kudo do të shpërthenë vala dhe terrori nacionalist i botës serbe. Shqiptarët do të mbrohen me çdo mjet që e kanë. Atëhere do të shihen gabimet e rënda të NATO-s, të UE-s dhe të SHBA-ve. Është koha e masave konkrete. Serbia nuk duhet të kaloj pa ndëshkim”, nënvizoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat