Kundërpërgjigjja e komandantit të KFOR-it ndaj Serbisë, alarmojnë ekspertët e sigurisë – vijnë me këtë paralajmërim!

Politika

Kundërpërgjigjja e komandantit të KFOR-it ndaj Serbisë, alarmojnë ekspertët e sigurisë – vijnë me këtë paralajmërim!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 26 nëntor 2023 Në ora: 08:05
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Zërat që Serbia po vazhdon provokimet e saj janë të shumtë.

Së fundmi, prania e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën ka ngjallur reagime të mëdha.

Për këtë çështje është deklaruar edhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.

Ai ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë pas rritjes së tensioneve në muajt e fundit është përmirësuar.

Ai tha se NATO-ja i është përgjigjur shpejt dhunës së fundit, duke vendosur edhe 1000 ushtarë dhe automjete të blinduara shtesë.

Ulutash ka thënë në një intervistë tha se është katërfishuar prania e KFOR-it në veri të Kosovës, si dhe është trefishuar numri i patrullave, duke përfshirë edhe pikat kufitare.

“Këto janë hapa të kujdesshëm për të siguruar që misioni ynë të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, në çdo moment dhe në mënyrë të paanshme”, ka thënë ai.

Më tutje, ai ka shtuar se NATO është fuqishëm e përkushtuar për sigurinë e Kosovës dhe shtoi se KFOR-i do të qëndrojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme në përputhje me mandatin e OKB-së.

Tërnava: Serbia do të kalojë krah shteteve demokratike

Image
Hajrullah Tërnava

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se kufijtë që kufizohen me Serbinë janë të mbrojtur nga NATO dhe KFOR, ku gjithashtu policia e jonë po vazhdon të mbrojë sovranitetin e vendit tonë me plotë përkushtim.

“Situata politike e tanishme mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft serioze dhe e tendosur, ku mund të eskalojë në çdo moment. Por, fal rrethanave dhe miqësisë me SHBA-në dhe me shtetet anëtare të NATO-s, e që si garantues i sovranitetit të Kosovës është KFOR-i, ku në tërësi i kontrollon kufijtë ku kufizohemi me Serbinë, dhe në tërësi është e informuar për të gjitha veprimet që i ndërmerr Serbia ndaj Kosovës, në ato pjesë të veriut. Prandaj lirisht mundemi të themi se edhe sukesesi i 24 shtatorit i policisë tonë ka qenë edhe si kontribut i tyre”, thotë ai.

Më tej, eksperti i sigurisë shtoi që vizita e Stoltenberg ishte një mesazh i qartë për Serbinë.

“Dëshmia edhe më e fortë e kësaj situata është vizita e Stoltenbergut i cili është kryekomandanti i NATO-s, që i bëri Kosovës, Serbisë dhe shteteve përreth. Ku, Serbisë ia tërhoqi vërejtjen për ushtrinë që e ka ofrua afër kufirit me Kosovën”, thekson eksperti i sigurisë.

Ndër të tjera, ai thotë që Serbia nuk do të ketë zgjidhje tjetër përveç se ta njohë Kosovën dhe të jetë krah shteteve demokratike.

“Prandaj edhe Serbia duke i parë këto situata si reale dhe si po zhvillohen, ajo do të detyrohet të i’u bashkangjitet shteteve demokratike në krye me SHBA-në dhe BE-në. Pasi edhe Serbia i takon me konfiguracionin e saj Evropës dhe si e tillë i duhet të zhvillohet në harmoni me të gjitha shtetet e regjionit, dhe një pajtim i mundshëm duhet të ndodhë mes Serbisë dhe Kosovë. Që tani, Evropa të llogaritet si një kontinent me të gjitha shtetet që e përbëjnë atë, por deri te kjo situatë e pajtimit duhet të kaloj edhe një kohë, sepse në muajin 17.12.23 në Serbi janë zgjedhjet dhe partia që do i fitojë këto zgjedhje duhet të vendosë për planet e saj demokratike të zhvillimit të shtetit të tyre”, u shpreh për “Bota sot”, Tërnava.

Shala: Niveli politik ka ndikuar në tensionimin e situatës së sigurisë

Image
Drizan Shala

Eksperti tjetër i sigurisë, Drizan Shala në një bashkëbisedim me “Bota sot”, tha se Kosova ka dëshmuar që është në gjendje të përballoj çdo kërcënim që cenon sigurinë kombëtare.

“Situata aktuale në sferën e sigurisë mund të konstatojmë që është e tensionuar si pasojë e ndikimit të drejtpërdrejtë të nivelit politik mbi proceset e sigurisë në tërësi, por edhe veriut në veçanti. Kosova ka dëshmuar që është në gjendje të përballojë kërcënimet e tilla që kanë qëllim cenimin e sigurisë kombëtare nga formacionet ushtarake/intelgjente/kriminale nga jashtë”, thekson ai.

Në fund, Shala thotë që nga rastet e fundit është parë një ndjeshmëri që situata mund të eskaloj dhe në këtë mënyrë do të ketë edhe shtim të trupave nga NATO.

“Por në rastet e fundit gjatë vitit 2023 (maj dhe shtator) është vërejtur një ndjeshmëri se situata mund të eskaloj në përmasa deri të sulmi i ushtarëve të KFOR-it në Kosovë. Për këtë gjë, NATO ka bërë vlerësime që siguria është e brishtë dhe janë marr masat duke shtuar numrin por që sipas ri-vlerësimeve nga NATO ( J2X ) pritet të kemi shtim të nr të ushtarëve në fillim vitit të 2024 për masë preventive”, përfundoi eksperti i sigurisë Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat