“Treshja anti shqiptare”, Naim Miftari flet me emra – ‘godet’ edhe Edi Ramën, ja si e quan!

Politika

“Treshja anti shqiptare”, Naim Miftari flet me emra – ‘godet’ edhe Edi Ramën, ja si e quan!

Nga: N. Shaqiri Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 17:06
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i ka komentuar veprimet e preisdentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit dhe Listën Serbe.

Për Listën Serbe, Miftari tashmë disa herë ka deklaruar se duhet të shpallët organizatë terroriste në Kosovë dhe në këtë mënyrë t’u ndalohet fushëveprimi.

Teksa komenton veprimet e Serbisë, presientit të saj dhe grupeve teroriste serbe që udhëhiqen nga po Aleksandër Vuçiqi, Miftari shton se, përsëri po përpiqen të manipulojnë me qytetarët serbë në veri, e këtë po e bëjnë pikërisht përmes Listës Serbe.

“Kosova, edhe nëse na bëjnë sanksione tjera, nuk duhet lëshuar pe, sepse edhe sanksionet që kanë ardhur nga treshja anti shqiptare, sidomos e Lajçakut dhe Boreli që hapur mbajnë anën e Serbisë, por pro serb na u bë befasisht pas kokëtimeve me ambasadorin serb ne Uashington Marko Gjuriçin edhe vet Eskobari dhe zyrtari Çollet që në fillim mbanin neutralitetin”, shton ai.

Miftari thekson se, fatkeqësisht kundër Kosovës po punon edhe Tirana zyrtare, sidomos Edi Rama.

“Edi Rama më shumë ngjan në avokatin dhe agjentin e Aleksandër Vuçiqit sesa në kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama po sillet ndaj Kosovës si një kopil serb, njëjtë që mundemi me thënë se po sillen edhe disa ish zyrtarë të ish pushteteve në Kosovë, politikanë të korruptuar dhe shumë media që janë në pronësi të oligarkëve të korrupsionit”, thotë ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërpres bisedimet me Serbinë.

“Kosova t’i ndërpres menjëherë bisedimet, sidomos pas momentit që Serbia ka tentuar të na e grabis veriun e Kosovës me forca para ushtarake. Serbia duhet të dënohet për sulm nga miqtë ndërkombëtar dhe t’i dorëzon Kosovës terroristët serbë që vranë dhe sulmuan policinë tonë. Nëse nuk bëhen këto Borellit, Lajçakut dhe Eskobarit duhet me ju uruar një ditë të mirë dhe me ju thënë hapur se nuk kanë çka kërkojnë më në Kosovë rreth bisedave me Serbinë”, shton ai.

Ai thotë se, Prokuroria dhe Policia duhet ta fus në hetime penale për terrorizmin tërë Listën Serbe dhe çdo kënë që e ka përgatitë dhe ka punuar së bashku e që kanë thur plane pushtuese me terrorizmin kundër rendit kushtetues të Kosovës.

“Duhet të shkarkohen nga posti i deputetit apo zyrtarit dhe duhet m’u arrestua, sepse terroristët, armiqtë me dashtë me pushtua dhe me vra policë në shtetet e Amerikës, Spanjës, Sllovakisë... terroristë të ngjashëm si terroristët e përkrahësit e tyre, Listat e tyre politike kishin përfundua në burg të përjetshëm, ose në karrige elektrike, ose para togut të pushkatimeve”, potencon ai.

Prandaj Miftari shton se, shteti i Kosovës duhet me shpall Listën Serbe si një organizatë të jashtëligjshme dhe çdo zyrtarë apo politikan në të ardhmen, në territorin e Kosovës, nëse nuk e nënshkruan dekretin se do ta mbron kushtetutën e Kosovës dhe Integritetin e shtetit tonë.

“Paramendoni çka kishte ndodh e çka kishin thënë, çka kishin vepruar miqtë tanë nëse Kosova do të organizonte, furnizonte me armë ushtarake, me para, me logjistikë, grupe paramilitare shqiptare që do të sulmonin Serbinë me qëllim që do t’i pushtonin si shembull Luginën e Preshevës ose Sanxhakun! Kanë vdekur bisedat, ka vdekur demokracia dhe ka vdekur ndikimi i miqve dhe ligjëratat e tyre kinse për sundim të ligjit dhe demokraci botërore. Kosova duhet të armatoset mirë, sepse deri sa të jetë Kosova e dobët ushtarakisht kurrë nuk do ta gjej paqen as qetësinë por gjithmonë do te jemi në rrezik nga Serbia dhe nga aleatët e saj”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat