“Surpriza të pakëndshme”, diplomati holandez paralajmëron telashe të reja nga Radoiçiqi në Kosovë

Politika

“Surpriza të pakëndshme”, diplomati holandez paralajmëron telashe të reja nga Radoiçiqi në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 09:51
Pamje nga lufta në Ukrainë

Pavarësisht deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, se “akumulimi i ushtrisë serbe pranë kufirit nuk ndihmon për të qetësuar situatën”, Serbia ka vendosur ende forca në kufirin me Kosovën.

Kjo ka nxitur reagime të shumta nga komuniteti vendor dhe ai ndërkombëtar.

Për këtë ka folur edhe ish-ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch. Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se pika më e cënueshme e një konflikti të mundshëm, është Kosova.

Duke komentuar edhe alarmin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, se Rusia dëshiron të nisë një konflikt të ri në Ballkan, diplomati ka thënë se Kosova Kosova është objekt i Rusisë për kaos.

“Sigurisht që Kosova është një objektiv i Rusisë për të krijuar më shumë kaos dhe për të shkëputur vëmendjen nga lufta e tyre e pasuksesshme në Ukrainë. Por supozohet se parandalimi i KFOR-it duhet të mjaftojë”, ka thënë Bosch për “Bota sot”.

Ai nuk e përjashton mundësinë për një sulm të ri në Kosovë nga Milan Radoiçiqi.

“Radoiçiqi mund të përpiqet përsëri të krijojë telashe pasi Vuçiq i jep atij të gjithë hapësirën që i nevojitet në dukje. Pra, zgjedhjet e ardhshme serbe mund të çojnë ende në surpriza të pakëndshme pasi Vuçiq mund të dëshirojë të krijojë krizë për të bashkuar njerëzit e painformuar pas tij”, ka thënë Robert Bosch.

Për shkak të rritjes së shqetësimeve për një konflikt të ri në Ballkan, KFOR-i ka shtuar patrullimet në territorin e Kosovës.

Së fundmi, Reuters raportoi se trupat britanike janë duke patrulluar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e trupave të KFOR-it.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve njoftoi se ushtarët britanikë janë vendosur në kufi dhe po patrullojnë me ndërrime 18 orësh në kushte dimri për t’u siguruar që më nuk futen në Kosovë armë apo grupe të armatosura.

Togeri britanik ka deklaruar se po kujdesen të marrin informacione për çdo aktivitet të paligjshëm ose të dyshimtë dhe për çdo sjellje apo lëvizje specifike.

Edhe Gjermania pritet t’i dërgojë edhe 150 trupa shtesë te misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka bërë të ditur kryediplomatja gjermane, Ana Baerbock. Këtë ajo e bëri të ditur pas takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, duke theksuar se paqja në Ballkanin Perëndimor “varet nga një fije”.

“Paqja shpesh varet nga një fije në Ballkanin Perëndimor. Angazhimet e NATO-s dhe të BE-së janë të koordinuara: të EUFOR, misioni, siguron sstabilitetin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe KFOR në Kosovë. Gjermania do të kontribuojë deri në 150 trupa shtesë për KFOR-in”, thuhet në njoftim./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat