Vuçiq po dorëzohet? Zbardhen prapaskenat, ky është qëllimi i deklaratës së tij rreth njohjes së Kosovës

Politika

Vuçiq po dorëzohet? Zbardhen prapaskenat, ky është qëllimi i deklaratës së tij rreth njohjes së Kosovës

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 29 nëntor 2023 Në ora: 11:29
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Provokimet dhe deklaratat e vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës janë të vazhdueshme. Që nga sulmi në Banjskë situata e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë një vëmendje edhe më të madhe ndërkombëtare. 

Synimi i ndërkombëtarëve për të arritur një raport normalizues ndërmjet palëve është i fuqishëm, mirëpo pa një rezultat deri më tani. 

Së fundmi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se Serbinë e presin javë dhe muaj të vështirë, sepse qëllimi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare është që ta detyrojë Serbinë ta njoh pavarësinë e Kosovës.  

“Ne do të jemi nën shumë më tepër presion, ata do të përdorin dhe keqpërdorin situatën që Serbia ka diçka për të humbur, prandaj i vendosin shqiptarët nën sanksione që nuk janë aq serioze dhe me këtë në fakt po shantazhojnë Serbinë, sepse ne kemi diçka për të humbur”, u tha Vuçiq gazetarëve. 

Siç thotë ai, do të pasojnë shumë gjëra të vështira për Serbinë, ditë të vështira, javë dhe muaj, sepse në Kosovë do të ketë përpjekje për të zgjidhur shumë gjëra para zgjedhjeve në SHBA dhe BE. 

Por, a nënkupton kjo deklaratarë që Serbia është afër “dorëzimit”? 

Ahmeti: Loja politike e Vuçiqit është për ta ruajtur fuqinë politike brenda 

Image
Hidajet Ahmeti

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Hidajet Ahmeti. 

Ai thotë që Serbia do të obligohet ta njoh pavarësinë e Kosovës pasi janë të vetëdijshëm që nuk kanë të ardhme ndërkombëtare. 

“Serbia detyrimisht do të obligohet ta njoh pavarësinë e Kosovës, pasi ndryshe nuk mund të përparojë në rrugën euro-atlantike. Serbia, edhe mund të vonohet në këtë proces, pasi liderët udhëheqës e kanë më shumë për konsum politik të brendshëm. Janë të vetëdijshëm se çka do t’i pres në të ardhmen, pasi e din realitetin faktik e juridik ndërkombëtar për rastin e Kosovës”, u shpreh ai. 

Më tej, analisti thekson që e gjithë loja politike e Vuçiqit është për ta ruajtur fuqinë politike brenda, pasi mjaft mirë e di realitetin dhe rrugën që duhet ta ndjek. 

“Pa raporte të mirë ndër-fqinjësore nuk të ketë anëtarësim në BE, për atë kapitulli i fundit i MSA-së është i hapur që nënkupton raporte të mira ndër fqinjësore. E gjithë loja politike e Vuçiqit është për ta ruajtur fuqinë politike brenda, pasi mjaft mirë e di realitetin dhe rrugën që duhet ta ndjek në të ardhëm për ta njohur realitetin mbi Kosovën”, thekson Ahmeti për “Bota sot”. 

Mulliqi: Deklarimi i fundit i Serbisë që e presin javë të është më shumë propagandim i fushatës elektorale të zgjedhjeve të 17 dhjetorit 

Image
Skender Mulliqi

Ndërsa, analisti tjetër politik, Skënder Mulliqi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që Vuçiq mundohet në vazhdimësi të përshkallëzoj situatën në veri dhe për këtë përdor shumë mënyra për ta bërë. 

“Presidenti i Serbisë si janë edhe serbët, përdorë sa herë i duhet makinacionet e mbrapshta politike. Gjithmonë në opinion Vuçiq është paraqitur më tezat politike se faktori ndërkombëtar është  orientuar kundër Serbisë, që nuk përkon fare më realitetin. Madje , kjo Serbi e shovinistit Vuçiq u tolerua aq shumë, sa është e pabesueshme, kur dihet se pikërisht presidenti serb së bashku me klikën e tij në pushtet, po e përshkallëzojnë  situatën në veri, madje  ai mori guximin që të ndërmarr aksion terrorist në Banjskë. Krahas zhvillimit të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve,  në Bruksel, Vuçiqi, e përdori minoritetin serb në veri të Kosovës, së pari që të mbetët sa më gjatë në pushtet, e për të nda Kosovën mbi baza etnike, përmes Asociacionit të vitit 2013 në Bruksel”, thotë analisti. 

Më tej, ai shton që deklarimet e fundit janë vetëm propagandë e zgjedhjeve të 17 dhjetorit. 

“Deklarimi i fundit i Serbisë që e presin javë të vështira për ta vendosur atë në një kornizë ligjore, është më shumë propagandim i fushatës elektorale të zgjedhjeve të 17 dhjetorit , se sa  është duke ju nënshtruar ndonjë presioni aq të madh nga BE-ja, për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Me retorikë luftënxitëse Vuçiqi ka ardhur në pushtet, dhe më të njëjtën retorikë, dëshiron të mbetet në pushtet, edhe pas këtyre zgjedhjeve”, shpjegon ai. 

Në fund, analisti thotë që ndërkombëtarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm ndaj Serbisë dhe ndaj çdo provokimi që po bënë Vuçiq. 

“Vërtetë ka ardhur koha që BE-ja dhe Amerika pas zgjedhjeve në Serbi, të ndryshojnë kursin e deritashëm politikë dhe të zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi, nëse mendojnë të mbrohet paqja e kërcënuar në rajon, nga eksponentët e luftës, si Putini , Vuçiqi, Shesheli dhe Dodiku. NATO mendojë unë do të jetë shumë më e vëmendshme dhe më e vendosur ndaj çdo provokimi të Serbisë dhe Rusisë me luftë në rajon dhe  në veri të Kosovës. Duket se BE-ja dhe Amerika , do të presin zhvillimet në Serbi, se a po mbetet në pushtet, Vuçiqi, apo do të vjen në krye , opozitari Gjillas. Të gjitha deklarimet politike në këtë periudhë të Vuçiqit, kur bëhet fjalë për Kosovën, shkojnë më shumë në kuadër të përforcimit të tij politik, pas shumë dështimeve dhe protestave të mëdha më të cilat u përballë  ai kohën e fundit”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat