Analisti vjen me një paralajmërim pas propozimit urgjent të BE-së ndaj Serbisë: Është një mundësi e mirë nëse ndodhë kjo gjë!

Politika

Analisti vjen me një paralajmërim pas propozimit urgjent të BE-së ndaj Serbisë: Është një mundësi e mirë nëse ndodhë kjo gjë!

Nga: M.Haziri Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian do të propozojnë që urgjentisht në kornizën negociuese të Serbisë për anëtarësim në bllok të përfshihet edhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe të gjitha obligimet nga marrëveshjet e kaluara në kuadër të dialogut.

Ky propozim pritet të bëhet në takimin e 12 dhjetorit në Bruksel të Këshillit për Çështje të Përgjithshme. Ky Këshill pritet të kërkojë nga Komisioni Evropian dhe Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) që të propozojë urgjentisht futjen e zbatimit të obligimeve nga dialogu për normalizim të raporteve në kapitullin 35 të kornizës negociuese për anëtarësimin e Serbisë në bllok.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai u shpreh se kjo është një mundësi e mirë që Serbia të ndryshoj qasje pasi asnjëhere BE nuk ka vepruar objektivisht në raport me palët.

Nëse ndodhë një gjë e tillë do të ishte një mundësi e mirë që Serbia të ndryshoj qasje, pasi marrëveshjet e nënshkruara janë obligative për palët. Serbia në çdo variant ka vepruar njëanshëm sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të firmosura, pasi asnjëhere BE nuk ka vepruar objektivisht në raport me palët”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që BË mund, por edhe duhet të krijojë mekanizma që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në normalizmin e raporteve e jo dialogu të konsiderohet formal e pa përmbajtje.

Serbia ka shfrytëzuar këtë aspekt dhe në vazhdimësi ka injoruar marrëveshjet e nënshkruara. BE mund, por edhe duhet të krijojë mekanizma që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në normalizmin e raporteve e jo dialogu të konsiderohet formal e pa përmbajtje. Edhe ashtu MSA është një mundësi e mirë për shtetet pretendente, pasi në njëfarë forme i obligon shtetet të ndërtojnë raporte të mira ndërfqinjësore”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat