Akt makabër dhe dënim të merituar/ Analisti i mllefosur flet për rastin e vrasjes së Liridonës

Politika

Akt makabër dhe dënim të merituar/ Analisti i mllefosur flet për rastin e vrasjes së Liridonës

Nga: A.SH Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 15:30
Liridona Murseli

Kosova ditët e fundit është kumbuar nga lajmet e vrasjeve. Ajo që u traumatizuan të gjithë ishte vrasja e Liridona Ademajt, vrajse kjo e porositur nga burri i saj Naim Murseli e cila u bë në sy të dy djemëve të tyre.

Lidhur me ngjarjen, ndaj të dyshuarit kryesor, ish-bashkëshortit të saj Naim Murselit, dhe dy të tjerëve, Granit Plavës dhe Kreshnik Kokallës, është caktuar nga një muaj paraburgim nga ana e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ish-bashkëshorti i Liridonës, Naimi, e ka pranuar fajësinë se ka paguar vrasjen e saj.

Ai dyshohet se ka paguar 30 mijë euro për kryerjen e aktit makabër.

Analisti Skënder Mulliqi ka folur mbi këtë çështje.

Ai ka thënë se vrasjet dhe vetëvrasjet kanë qenë ato të cilat goditën Kosovën pas luftës.

“Paraqitja e krimit të organizuar, vrasjet për motive të ndryshme dhe vetëvrasjet janë fenomenet më të këqija të cilat goditën Kosovën e pas luftës. Traumat e luftës lanë vrag të pashlyera të shumica e shqiptarëve. Këtyre përjetimeve të rënda, ku shumë kush humbën më të dashurit e tyre në luftë, ju shtuan edhe përjetimet e papritura të pasluftës. U përballem me krim të organizuar, me vrasje të ndryshme dhe me vrasje të motivuara politikisht. Këto fenomene të pas luftës sigurisht se ndikuan në anën psikologjike, në moral, në varfërinë e theksuar të shumicës. Shumica e këtyre vrasjeve kurrë nuk e gjetën dritën e diellit.

Organët e drejtësisë ishin hallka më e dobët e pushtetit. Pushtetet e pas luftës nuk punan mirë dhe ndershmërisht për mirëqenie dhe zhvillim të gjithmbarshëm. Një kategori pushtetare dhe njerëzve të biznesit, u pasuruan në mënyrë më të turpshme të mundshme”, thotë ai.

Ai për rastin e vrasjes së Liridonës thotë se është akt makabër, dhe si i tillë duhet ta marrë dëmimin e merituar.

I mllefosur, Mulliqi deklaron se këto dukuri nuk kanë qenë pjesë e traditës shqiptare dhe është jashtë çdo norme demokratike të sjelljes.

“Një akt makabër që tronditi opinionin e gjerë publik, është vrasja e Liridona Murselit, që ju montua gjoja nga prita nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, i cili edhe e pranoj se e ka porositë vrasjen. Ky akt i shëmtuar dhe makabër është i dënueshëm për të gjithë njerëzit e mirë të kësaj bote. Vetëm një njeri më gjen të kriminelit gjakftoftë, bënë një vepër të tillë aq të rëndë. Është koha e fundit që të gjithë ata të cilët bien ndesh me ligjin, të marrin dënimin e merituar. Nëse rastet e këtyre vrasjeve dhe vrasjet me motive të ulta të tjera, nuk parandalohen, ato do të vazhdojnë.

Të ndodhin gjithë këto vrasje të pas luftës para syve tanë, kjo është e tmershme dhe shumë e pa justifikueshme. Këto dukuri nuk kanë qenë pjesë e traditës shqiptare. Një degradim i tillë shoqëror, është jashtë çdo logjike të shëndosh, dhe jashtë çdo norme demokratike të sjelljes. Kjo çka po shohim, është logjikë provincialiste, është logjikë e fiseve e tarafeve si në mesjetë. Nuk guxojmë si shtet të lejojmë që ligji të bjen në dorë të vrastarëve, nëse dëshirojmë të ndërtojmë shtet ligjor dhe shoqëri normale. Pushteti aktual ka filluar punë të mira në këputjen e rrënjëve të veprimeve kriminale”, përfudnon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat