A do të arrijë Bashkimi Evropian që ta disiplinojë Serbinë?

Politika

A do të arrijë Bashkimi Evropian që ta disiplinojë Serbinë?

Nga: P.Rudi Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka inicuar kushtëzimin e integrimit të Serbisë në bllok me zbatim të marrëveshjeve me Kosovën. Kjo pritet të bëhet në takimin e 12 dhjetorit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, ku vendet anëtare pritet që ta paraqesin këtë propozim.

“Këshilli kërkon nga Komisioni Evropian dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, që urgjentisht të propozojnë para Këshillit, para fundit të janarit të vitit 2024, ndryshimin e kritereve në kapitullin 35 për anëtarësimin e Serbisë në BE”, thuhet në dokument-propozimin e BE-së.

E këtë po e sheh si një nismë të mirë analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri.

Image
Nexhat Haziri

“Është një nismë e mirë nga Brukseli, apo për të thënë një nga masat që do të ketë rezultat në disiplinimin e Serbisë që kjo e fundit të bëhet më e përgjegjshme ne raport me procesin e dialogut me Kosovën dhe marrëveshjeve që dalin nga ky proces”, shprehet Haziri për “Bota sot”.

Sipas tij, deri më tani Serbia në vazhdimësi është toleruar nga Brukseli, pavarësisht kërcenimeve dhe tensioneve të krijuara nga ana e Serbisë.

Deri më tani kemi pasur një tolerim nga Brukseli në raport me Serbinë dhe opstruksionit që Beogradi zyrtar i ka bërë dialogut me fqinjën e saj Kosovën, dhe si rezultat i këtij tolerimi Serbia është trimëruar për mos zbatuar marrëveshjet e arritur me Kosovën, por edhe më provokime e sulme siç ishte ai i 24 marsit të këtij viti ku një grup terrorist i ndihmuar nga Serbia sulmoi policinë e Kosovës”, deklaron Haziri.

“Mendoj se ko masë nga Brukseli për Serbinë do të jap rezultatet e saja, pasi Serbia nuk ka alternativë tjetër, përpos që t'u bindet këtyre masave”, përfundon për “Bota sot”, analisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat