Plani serb për “pushtimin e veriut”, profesori ‘godet’ Mogherinin e Thaçin – përmend rezistencën e Kurtit

Politika

Plani serb për “pushtimin e veriut”, profesori ‘godet’ Mogherinin e Thaçin – përmend rezistencën e Kurtit

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 08:07
Aleksandër Vuçiq - Foto ilustrim “Bota sot”

Dialogu Kosovë-Serbi vazhdon të jetë një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të diskutuara në kohët e fundit.

Si rrjedhojë, pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borell dhe Miroslav Lajçakt, të cilët jo pak herë janë akuzuar për njëanshmëri, më saktësisht për anim nga pala serbe

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli profesori Sadri Ramabaja.

Sipas tij, dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar nga rrafshi teknik në atë politikë, për shkakt të përfaqësuesve të BE-së, në këtë rast përmendi Federica Mogherini dhe pajtimin për ta ndarë Kosovën.

“Dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që lehtësohet dhe organizohet nga BE, e që ka filluar që më 8 mars të vitit 2011, i ka paraprirë Rezoluta e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara e miratuar me 10 shtator të vitit 2010. Kjo rezolutë, shprehet taksativisht se mirëpret gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar një proces dialogu ndërmjet palëve, i cili do të ishte faktor i dobishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon, do të nxiste bashkëpunimin dhe përparimin e dy vendeve në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe do të përmirësonte jetën e njerëzve.

Pararendësit e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri -Josep Borell-it, sidomos zonja Federica Mogherini, natyrisht me pajtimin e ish kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin dhe përfaqësuesve të palës serbe, e kishin degraduar dialogun nga rrafshi teknik siç sugjeronte rezoluta në fjalë, në rrafshin politik, duke shkuar edhe drejt pajtimit të fshehur për ndarjen e Kosovës, respektivisht aneksimit të veriut të Kosovës Serbisë! Ky akt u pengua nga rezistenca e fuqishme e popullit tonë gjatë periudhës 2015-2020, por edhe nga miqtë tanë europian, para së gjithash: Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe”, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, Ramabaja përmendi edhe Lajçakun dhe përparsitë që po i jepen skenarëve të Serbisë, derisa vlerësoi se vetëm rezistena e Kurtit do ndikonte në dështimin e planit serb për pushtimin e veriut.

Image
Profesori Sadri Ramabaja.

 

“Pasuesi i Federica Mogherinit, zoti Borrel dhe i ngarkuari i tij për Ballkanin, Miroslav Lajçak, si duket të vënë në dijeni për përparsitë që i jep Serbia skenarëve të parë të strategjisë së saj, për çka folëm më lartë, ishin vënë në shërbim të plotë të Beogradit. Vetëm rezistenca e fuqishme e kryministrit tonë Albin Kurti dhe natyrisht ekipit të tij, do të bënte të dështojë krijimi i fakteve të kryera në terren – pushtimi i veriut. Dyshja e BE-së kishte shkuar aq larg sa që ia kishte imponuar Kosovës edhe masat shtrënguese në emër të mungesës faktike të deeskalimit të gjendjes në veri. Ndërkaq, deeskalim sipas tyre, do të thoshte largimi i Njësive Speciale të Policisë sonë nga veriu. Merret me mend tashmë se si do të rridhnin ngjarjet po të përfillej ajo kërkesë ultimative e dyshes Borrel-Lajçak”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, profesori tha se tani veriu është plotësisht nën kontrollin e forcave tona të sigurisë,

“Udhëheqja e shkëlqyeshme politike e gjendjes para dhe sidomos gjaët aksionit të Njësive Speciale të Policisë sonë në veri, me theks më 24 shtator, por edhe vet operacioni i përmasave kirurgjikale të Njësisë, pa dëmtuar asnjë civil serb që ishin sjell si peng në Manastirin e Banjës, bëri që gjendja të marrë kthesën e duhur. Tani, veriu i Kosovës është plotësisht nën kontrollin e forcave tona të sigurisë dhe tek tani mund të pohojmë se sovraniteti dhe kontrolli i Republikës është i garantuar”, përfundoi Sadri Ramabaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat