“Vuçiqi po përdor Kosovën në fushatën zgjedhore”, Analisti: Albin Kurti i ka deklasuar politikat luftënxitëse te Vuçiqit

Politika

“Vuçiqi po përdor Kosovën në fushatën zgjedhore”, Analisti: Albin Kurti i ka deklasuar politikat luftënxitëse te Vuçiqit

Nga: A.SH Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 21:44
Albin Kurti

Më 17 dhjetor pritet të mbahen zgjedhjet në Serbi.

Por, ajo që është me rëndësi është se këto zgjedhje pavarësisht “luftës” nga Serbia që të mbahen edhe në Kosovë, ato nuk do të mbahen.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim prë “Bota sot” ka folur mbi këtë çështje duke thënë se, Vuçiqi po mban fushtë në Serbi duke përdorë Kosovën, por që sipas analistit ai ka dështuar.

“Vuçiqi është duke përdorur Kosovën në fushatën zgjedhore në Serbi, për të mbetur edhe pas 17 dhjetorit në pushtet. Ju ka hargjuar municioni këtij shovenisti serbomadh. Nuk është më veriu i Kosovës me pushtetin e Albin Kurtit sikur kanë qenë në pushtet garnitura e vjetër politike. Veriu tash më shumë se kurrë është nën kontrollin e organeve të Kosovës. Veriu i vendit nuk është me eldorado e krimit të oganizuar, kontrabandave ndër më të ndryshmet. Kjo tashmë i takon një temë të vjetër kur Vuçiqi, Radojçiçi, Rakiqi, Veselinoviqi me bashkëpunëtorët e tyre në Kosovë, kanë shpërlarë milionat.

Mjaft gjatë Vuqiqi na kërcënoj me pushtim të veriut me luftë, por dështimi i tij ishte i madh. Nuk i shërbyen gjë armata e koncentruar në veri, nuk i bëri punë as akti terrorrist, ku së bashku me Radojçiçin e terroristët tjerë morën ndëshkim të rëndë nga Policia e Kosovës. Minoriteti serb në veri gjithnjë e më shumë po e kupton se ka qenë instrument në duar të Vuçiqit, për jetëgjatësinë e pushtetit te tij”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se fitore e tij janë shndërrruar në humbje duke shtuar se Albin Kurti i ka deklasuar politikat luftënxitëse të Vuçiqit.

“Fitoret me fjalë ju shndërruan në humbje, sado që ai po e përdorë retorikën luftënxitëse gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve në Serbi. Kur jemi këtu duhet përmendur faktin se për të disatën herë po i dështon mbajtja e këtyre zgjedhjeve edhe në Kosovën e pavarur. Vuqiq dhe Lista Serbe që është kriminale dhe duhet përjashtuar nga jeta politike e Kosovës, pësuan humbje të radhës, ku serbët po i kthejnë tabelat e automjeteve ne RKS. Albin Kurti e ka deklasuar politikat luftënxitëse te Vuçiqit, në vazhdim të dialogut, e që për shumë kohë ishte faktorizuar, sa ishin në pushtet klasa e vjetër politike. 4000 njerëz në katër komunat serbe në veri i kanë regjistruar veturat e tyre në RKS. Kjo shifër është gati gjysma e automjeteve të Mitrovicës veriore, Leposaviq, Zveqan dhe Zubin Potok. Nga tregjedia ne Banjskë sikur kanë pushuar tensionet. Presidenti Vuqiq së bashku me terroristët Radojqiq, Sheshel dhe Nikoliq, po shpërthjnë ballona të zbrazët në fushatën zgjedhore në Serbi. Tash pas tabelave që po regjistrohen, radhën e kanë që të kthehen në institucione të shtetit, policët dhe gjyqtarët serb në veri që ishin larguar. Treshja famoze serbe Vuqiq, Sheshel dhe Nikoliq edhe mund të vijnë në pushtet, e të organizojne situata dramatike ne veri, por do të thehen turpshëm dhe fuqishëm nga shqiptarët dhe nga NATO”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat