Bosch paralajmëroi rrezik nga Radoiçiq/ Driton Tali vjen me paralajmërimin e fuqishëm - ja pse përmend Putinin!

Politika

Bosch paralajmëroi rrezik nga Radoiçiq/ Driton Tali vjen me paralajmërimin e fuqishëm - ja pse përmend Putinin!

Nga: M.Haziri Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 08:02
Driton Tali

Diplomati holandez, dikur ambasador në Kosovë, Robert Bosch, e vlerëson si të domosdoshme që Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, NATO-ja, ta shtojë numrin e ushtarëve në Kosovë për të ofruar siguri.

Sipas tij, në këtë fazë në prag të zgjedhjeve në Serbi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po kërkon që ti bashkojë të gjithë serbët, andaj ai nuk e përjashton mundësinë që situata të dalë jashtë kontrolli.

Ai është shprehur i shqetësuar edhe për faktin se Millan Radoiçiq është akoma i lirë, pavarësisht se e organizoi sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Driton Tali.

Ai u shpreh se pajtohet me deklaratën e diplomatit holandez dhe se përforcimet e fundit në forcat e sigursë së vendit e dëshmon një mundësi rreziku për eskalim të situatës.

Unë pajtohem me ish ambasadorin e nderuar holandez se NATO duhet shtuar vigjilencën për shkak të rritjes së mundsisë për eskalim të situatës. Dhe tashmë po shifet se edhe NATO me këto përforcimet e reja mundësine e eskalimit e ka prioretizu. Natyrsht se NATO posedon edhe me informata shtesë të cilat ne nuk i kemi.

Siç e dini unë ka kohë që e avokoj këtë mundësi, që nga atëhere kur Vuçiçi me mediet e tija filloi ashpër ta akuzonte Britaninë dhe Gjermaninë "se po e armatosin FSK me armatim të sofistikuar luftarak" gjë që nuk ishte e vërtet.

Prandaj një sulm terrorist sikur që ndodhi në Banjskë uné e kam pritur të ndodhë edhe më heret.

Por sidoqoftë, tashti situata është rënduar sepse Putini është goxha i lënduar me luftën e Ukrainës dhe siç dihet “bisha është edhe më e rrezikshme kur të jetë e lënduar (plagosur)””, u shpreh ai.

Më tej, Tali thekson që është në favor të Rusisë të ketë thellime të krizave në Eurpoë e që mund të filloj në Ballkan.

Andaj situata duhet shikuar nga kjo prizmë. Kur Hamasi e kreu sulmin mbi Izraelin unë pata reaguar me "aty ka dorë Rusia sepse vetëm ajo përfitonte". Tashti ka shumë analistë që e ndajnë këtë mendim, edhe pse faktet fizike deri tashti mungojnë, por silogjizmi aty të çon.

Unë edhe në këtë "krizën e re" në mes Venezuelës dhe Guajanës e shoh dorën e Putinit duke u nisur nga fakti se i vetmi vend në atë hemisferë që është në anën (aleat shumë i ngushtë) e Putinit është Maduro (ish zavendësi i Çavezit). Pra Putini don ta dhez edhe një krizë në "oborrin e ShBA'së", pas Izraelit dhe Gazës.

Shih për këtë, unë them se një krizë në Europë është shumë e mirëseardhur për Putinin. E ku tjetër mund ta fillojë pos në Ballkan për shkak të dominimit të tij në Serbi (ekonomikisht dhe natyrsht politikisht)”, shpjegon Tali.

Sipas Talit, nësë Putin urdhëron të bëj ndonjë eskalim Serbia, atëhere Vuçiq është i detyruar ta bëj pasi Putin mund ta rrëzoj nga pushteti nëse dëshiron.

“Vuçiçi është i vetdijshëm për fuqinë që e ka Putini në Serbi. E din se Putini mund ta rrëzojë nga pushtetit (për mos ta përmend edhe mundësinë reale të liikuidimit të tij fizik) e sidomos tashti kur fuqia e tij politike po zbehet në Serbi.

Prandaj, shikuar nga kjo dioptri, s'do mend se Vuçiçi urdhërat e Putinit duhet t'i zbatojë, pa marrë parasysh se sa i pregaditur është.

Ndonëse, patjetër, duhet patur parasysh situatën në Serbi, si dhe këto përforcimet e Kforit. Dhe gjykuar nga ato mendja ma thotë se mbase për ndonjë sulm klasik ushtarak nuk mund të ndodhë (edhe pse nuk bënë të përjashtohet tërësisht) por për ndonjë skenar të ngjashëm sikur në Kroaci në fillimvitet 90'ta (Dalmacinë Veriore, Likë e Sllavoninë Lindore), në stilin e "kryengritjes popullore" nën arsyetimin "kundër terrorit dhe gjenocidit që po ushtrohet ndaj civilëve serbë në Kosovë", gasat janë në rritje e sipër”, thekson ai.

Në fund, Tali shton që Vuçiç ka njerzë të mjaftueshëm për të krijuar kriza në Kosovë.

“Zatën propaganda e Vuçiçit, për "terrorin ndaj civilëve serbë në Kosovë", ka kohë që po tenton ta zhvillojë, por siç po duket popullata serbe sikur kanë mësuar nga vitet 80'ta dhe 90'ta (kur ju besonin propagandës së Beogradit në mënyrë të verbërt për lloj lloj çnendurinash që ziente) tashti sikur i marrin me rezerva. Dhe natyrisht elani për luftë tek popullata e Serbisë është skajshmërisht tjetër nga ajo e funviteve 80'ta dhe 90've.

Megjithate, Vuçiç ka njerzë të mjaftueshëm për të krijuar kriza në Kosovë. Nuk duhet harruar se shumica absolute e serbëve në Kosovë marrin financa nga Serbia në mënyra të ndryshme qoftë paga apo pensione, pastaj në Kosovë dihet se veprojnë institucionet e sigurisë të Serbisë, qoftë ajo policore apo ushtarake, pastaj ka pjestarë të Vagnerit rus e kriminelë dhe mercenarë të ndryshëm që paguhen nga Serbia apo Rusia”, përfundoi Driton Tali për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat