Vrasja e Liridonës/ Eksperti i sigurisë: Prapa kësaj skene qëndron diçka e planifikuar! Dyshimi shkon te bashkëshorti

Politika

Vrasja e Liridonës/ Eksperti i sigurisë: Prapa kësaj skene qëndron diçka e planifikuar! Dyshimi shkon te bashkëshorti

Nga: A.SH Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 18:57
Liridona Ademaj

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” ka folur mbi rastin e fundit që tronditi opinionin shqiptar, vrasja e Liridona Ademajt.

Ajo dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, i cili së bashku me dy të dyshuar të tjerë morën pjesë në krejt planin e krimit.

Tërnava ka thënë se është për t’u habitur si po ri-përsëriten këto vepra makabre kriminale, ku po rrezikohen jetë të tëra të popullit.

Sipas tij, në rastin e fundit, në realitet burri duhet t’u dalë në mbrojtje familjarëve të tjerë, e që në këtë rast i gjithë dyshimi bie mbi burrin e Liridonës.

"Situata kriminale e krijuar në këto kohërat e viteve të fundit po i shqetëson banorët e këtij vendi, sidomos këto vrasje aq të shpeshta, e sidomos grabitjet e armatosura në mënyra të organizuara që po ndodhin në objekte të ndryshme dhe vende të ndryshme në Kosovë, që po i përjeton popullata jonë, e që është për t’u habitur si po ri-përsëriten këto vepra makabre kriminale. Po rrezikohen jetë të tëra të popullit, e sidomos kur bëhet fjalë për vrasje familjare të TË afërmve, sikur në këtë rastin që bashkëshorti dyshohet se e porositi vrasjen e gruas, dhe e luan rolin e të pafajshmit. Pastaj zbulohet vrasësi i paguar me 30,000 euro dhe familjari i tij si anëtar i FSK-së që ka kontribuar me angazhimin e tij për këtë vrasje, në krejt këto rrethana të kësaj vrasjeje, ku nëna e dy fëmijëve, në kohën e vrasjes mbeti në veturë, kurse bashkëshorti e luan rolin që i merr fëmijët dhe del nga vetura kinse për t’i shpëtuar ata. Në realitet burri si familjar edhe kur t’i rrezikohet jeta e njërit nga familjarët, ai u del në mbrojtje të gjithëve duke e rrezikuar jetën e tij në mbrojtje të tyre, prandaj në këtë rast krijohet dyshimi mu te ky bashkëshort që prapa kësaj skene qëndron diçka e planifikuar”, shpjegon ai.

Image
Hajrullah Tërnava

Më tej, ai thotë se edhe dënimet duhet të jenë më të ashpra nga institucionet përkatëse sepse edhe kriminelët do të mendoheshin para se të vepronin.

“Këto vepra makabere që po ripërsëriten tani e sa kohë në Kosovë, kanë të bëjnë me institucionet shtetërore të cilat duhet t’i jetësojnë ligjet dhe kushtetutën e shtetit tonë në përpikëmëri, por që nga paslufta e deri më tani vërehet mangësia. Kjo sepse në ato poste janë emëruar njerëz partiakë të atyre “rrahagjoksave të pasluftës” që i kanë emëruar në ato vende të njohurit-afërmit e tyre. Pra ata e kishin detyrë t'u qëndrojnë besnikë atyre që i kanë emëruar në ato poste të rëndësishme, ku zbatohen dhe jetësohen ato ligje tani, ata njerëz kanë lëshuar rrënjë dhe më tutje i kryejnë ato detyra sipas porosive. Prandaj, tani kriminelët të cilët kryejnë krime të shpeshta dhe të renda, ose anashkalohen për krimet e kryera ose dënohen me dënime të lehta me ndonjë vërejtje apo kushtëzim, e shpesh ndodh që ato akuza vjetërsohen dhe kryesit mbeten pa u dënuar. Prandaj, tani me këto veprime të gjyqësorit dhe prokurorisë po ballafaqohemi me këto provoja të recidivistëve, dhe në realitet dënimet duhen t’u shqiptohen kryesve të këtyre krimeve të rënda në mënyrë të pamëshirshme, dhe shume të ashpra, që këto dënime në preventivë të ndikojnë në popullatë në përgjithësi, si dënime të rënda, që krime të tilla mos të ndodhin apo ripërsëriten më, sepse çdo vepërkryes që do me e kry veprën e rëndë kriminale, ai e llogarit se edhe mund të zbulohet për atë vepër kriminale që e kryen, prandaj llogarit çfarë dënimi e pret atë, dhe sikur të praktikohen në baza ligjore dënimet e parapara me ligjet e Kosovës në përpikmëri, vepër kryesit-kriminelët që përgatiten me i krye ato krime që përgatiten për to, mund të hamendeshin apo edhe të tërhiqeshin nga ato kryerje të veprave kriminale, dhe kjo do ta kishte efektin real që një numër i atyre vepër kryesve do të tërhiqeshin nga kryerja e atyre veprave të rënda kriminale”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat