Fletarrest nga Interpoli për Milan Radoiçiqin, reagon Halil Geci: Ja çka tregon ky veprim për Kosovën

Politika

Fletarrest nga Interpoli për Milan Radoiçiqin, reagon Halil Geci: Ja çka tregon ky veprim për Kosovën

Nga: N. Sh. Më: 6 dhjetor 2023 Në ora: 23:48
Milan Radoiçiq

Interpoli ka lëshuar fletarrest për të sanksionuarin e ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq, është raportuar gjatë ditës së sotme.

Pas këtij lajmi, ka reaguar veprimtari i LDK-së, Halil Geci.

Ai thotë se kjo po dëshmon se aksioni në veri ka qenë në koordinim të plotë me aleatët tanë, Amerikën dhe Anglinë.

Ai pohon se ky fletarrest për Radoiçiqin tregon se Qeveria e Kosovës kishte arsye me quajt grupin e Listës Serbe si organizatë terroriste.

“Kjo dëshmon që aksioni në veriun e vendit ka qenë në kordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë e veçmas me Amerikën dhe Anglinë.

Fletarresti i lëshuar nga ndërkombëtarët për Milan Radoiçiqin tregon se Qeveria e Kosovës kishte arsye që e quajti grupin e Listës Serbe organizatë terroriste, veç pak ditë më vonë Anglia dhe Amerika lëshoj fletarrest për kriminelin Radoiçiq”, thotë Geci.

Ndryshe, Radoiçiq u pa së fundmi në manastirin e Banjskës në veri të vendit, ku qëndruan terroristët serbë, pas sulmit terrorist ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.

Kurse sot, është raportuar se Policia e Kosovës ka konfiskuar një anije me shpejtësi të madhe e që i përket Radoiçiqit.

Kujtojmë se edhe vetë ish-nënkryetari i Listës Serbe, njëherësh i sanksionuari i ShBA-së dhe Britanisë së Madhe, Milan Radoiçiq, ka pranuar publikisht se ka marrë pjesë në organizimin e grupit terrorist që ushtroi agresion ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Lidhur me këtë ai është marrë në pyetje nga një Gjykatë në Beograd, ndërsa është liruar nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat