Analisti “godet” Serbinë: Ka mbetur në rrethim të çeliktë, nga ky njeri – Po krijon urrejtje ndaj Kosovës

Politika

Analisti “godet” Serbinë: Ka mbetur në rrethim të çeliktë, nga ky njeri – Po krijon urrejtje ndaj Kosovës

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 10:04
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon akoma, pa ndonjë epilog.

Serbia vazhdon të mbetet shteti kërcënues në rajon. Ajo madje ka shpallur zgjedhjet të cilat do të mbahen më 17 dhjetor, dhe po përdor Kosovën në parafushatë.

Analsiti Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” ka folur mbi këto çështje duke thënë se prapa Serbisë po qëndron Rusia, e cila në realitet është në luftë me një shtet tjetër, kurse nga ana tjetër po shtyn ose motivon Serbinë për destabilizim në Ballkan.

“Serbia është ajo e cila me ndihmën e Rusisë edhe sot e kësaj dite ani pse edhe vetë është në luftë po i del në ndihmë dhe e detyron Serbinë që të krijon situatë të brishët jo vetëm në Kosovë por në tërë Ballkanin Përendimor, që fatkeqësisht bukur shumë po i ndihmon edhe vet Evropa me indolencën e saj siç është vërejtur për të gjitha këto 12 vite të saj në dialogun mashtrues përmes ndërmjetësuesve mashtrues Borell dhe Lajçak të vënë qëllimshëm në dialg sepse ata vijnë nga vendet që se kanë njohur Kosovën.

Por, ajo se çka është më e rëndësishme veç se dështoi dialogu nga emsiarët e rrejshëm mashtures Borell dhe Lajçak më në fund u bë një marrëveshje e Brukselit dhe ajo e Ohrit për normalizimin e raporteve midis tyre të cilën Kurti e pranoj se ishte i gatshëm edhe ta nënshkruaj por neofashisti çetniku i Serbisë nuk pranonte as se si ta nënshkruaj e pa nenshkrimin e ndonjë marrëveshje de jure nuk ka marrëveshje e as që njihet ndërkombëtarisht.

Pra non-sens i pastër politik se si mund të ndikojnë këta dy në njohjën e pavarësisë nga Serbia kur vet shtetet e tyre nuk e njohin Kosovën si shtet?!”, thotë ai.

Në fund, ai shton se fushata parazgjedhore e cila po mbahet në Serbi ka përqëllim të krijojë urrejtje për popujt tjerë që e rrethojnë Serbinë e ne veçanti ndaj Kosovës dhe shqiptarët e saj.

“Siç dihet Serbia këto ditë është në fushat parazgjedhore të caktuara për 17 dhjetor 2023. Në qendër të vëmendjes së kësaj fushate nuk është situata katastrofike ekonomike, sociale e polikie ç’prej pra 12 viteve kur autokrati profashist Vuçiq erdhi në pushtet dhe po e mbanë në rrethim të çelikët Serbinë me ideologjinë e tij profashiste çetnike. Krejt fushata parazgjedhore e tij është fokusuar te Kosova e humbur për ta. Kjo fushatë parazgjedhore ka për qellim edhe më tutje të krijojë urrejtje për popujt tjerë që e rrethojnë Serbinë e ne veçanti ndaj Kosovës dhe shqiptarët e saj për të cilët krijohet një urrejtje patologjike por si për qellim kanë rrëmbimin dhe “çlirimin e veriur” të Kosovës sepse sipas tyre “den baba den” paska qenë e tyre”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat