Misteri i vrasjes së Liridona Ademajt, Gazmend Halilaj: Kjo gjë mund t’i shkatërrojë hetimet

Politika

Misteri i vrasjes së Liridona Ademajt, Gazmend Halilaj: Kjo gjë mund t’i shkatërrojë hetimet

Nga: M.Lakna Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Homazhet për Liridona Ademajn në Suedi

Ka kaluar tashmë një javë nga vrasja makabre e 30 vjeçares Liridona Ademaj. Për këtë ngjarje që tronditi opinionin është arrestuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy persona të tjerë, Kushtrim Kokalla e Granit Plava.

Naim Murseli dyshohet se është porositësi i vrasjes së Lirifonës, derisa Granit Plava e ka pranuar tashmë para organeve se është kryesi i aktit të vrasjes. Kurse, Kushtrim Kokalla dyshohet se i ka ndihmuar Naim Murselit që ta gjente personin që do t’ia kryente vrasjen e gruas së tij.

Që të treve u është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, derisa gjenden në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Dyz.

Naim Murseli, sikurse e ndjera bashkëshortja e tij ishin edhe nënshtetas të Suedisë. Ajo që nuk është zbardhur ende është “motivi” që mund ta ketë shtyrë Naimin të porosis vrasjen e gruas së tij, madje në sy të dy fëmijëve.

Shumë “teori” e hamendësime po qarkullojnë nëpër media e rrjete sociale lidhur me këtë, ndërsa është përmendur edhe mundësia e ekstradimit të Naim Murselit në Suedi për gjykim dhe vuajtje të dënimit.

Këtë gjë e konsideron si të pamundshme avokati Gazmend Halilaj, kjo pasi ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Image
Gazmend Halilaj

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Halilaj tha se do të ishte “shkathtësi” e madhe sikur gjykimi i Naim Murselit të depërtonte në shtetin e Suedisë, ngase sipas njohurive dënimi me burgim maksimal në Suedi është vetëm 21 vjet.

Sa i përket ekstradimit mendoj që jo.

Sepse vepra ka ndodh në Kosove- kompetenca territoriale.

Gjykatat e Kosovës kanë mandat të plotë të trajtojnë raste të tilla.

Sa i përket elementit subjektiv të shtetësisë.

Të dyja viktima dhe të pandehurit janë edhe shtetas të Kosovës, shtetësi këtë që e kanë më të lindur- vendi i origjinës.

Andaj do të ishte shkathtësi e madhe sikur të depërtonte në shtetin e Suedisë, ngase sipas njohurive që kam dënimi me burgim maksimal në Suedi është vetëm 21 vjet. Ndërsa bazuar në nenin 173 të Kodit penal të Kosovës, kjo vepër dënohet jo më pak se 10 vite e deri në burgim të përjetshëm”, u shpreh Halilaj.

Halilaj foli edhe në lidhje me “motivet” që po qarkullojnë në rrjet, duke theksuar se në këtë rast duhet të kyçen shumë departamente për hetim, duke nisur nga ai ekonomik, antikorrupsion e etj.

“Ndërsa sa i përket motivit duhet të kyçen shumë departamente, si ai ekonomik dhe anti korrupsion, departamenti për kontrabandim me gjësende ligjërisht të ndaluara, departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar etj, duke filluar ne disa pista pastaj duke shkuar me metodat e eliminimit të tyre, konkretisht duke eliminuar ajo që nuk arrin të provohen ndërsa të përforcoj hetimet në ato të cilat kanë indicie që mund të qojnë deri te një vërtetim i plotë i gjendjes faktike”, nënvizoi Halilaj.

Sipas tij, ajo që fare nuk duhet të ndodhë është fakti që, për çdo veprim që prokuroria përmes mekanizmave të saj ligjor që ndërmerr, ato menjëherë po publikohen në media madje edhe duke u deklaruar që prokuroria ia ka dhënë këtë apo atë info.

Kjo sipas tij është shkatërruese për hetimin e suksesshëm të kësaj vepre.

Tutje, ai e konsideron shqetësues edhe faktin që, po zbulohet edhe mënyra që si ka ardhur policia deri te hetimi, çfarë metoda/taktika dhe tekinka ka përdor etj.

Ju rikujtoj që mënyra se si ka ardhur deri te hetimi nuk duhet të zbulohet për publikun, sepse çdo zbulim tillë, të këtyre metodave, pastaj nuk mund të shërbej për zbulimin e rasteve të tjera në të ardhmen, sepse e djeg si mundësi.

Andaj ne si publik duhet të jemi në dijeni që, rasti u zbulua, kryesit u kapen dhe të njëjtit duhet të përballen me forcën e ligjit. Por jo edhe të jemi të informuar për çdo detaj, sepse fatkeqësisht ky nuk është rasti i fundit, ngase krimet kanë lind dhe do të vazhdojnë për aq kohë sa do të jete edhe njerëzimi.

Krejt në fund, i përgëzoj secilin që me mundësitë e tij, ka mund të kontribuoj në zbulimin e këtij rasti të rëndë, por mos të harrojmë që, puna jone duhet të orientohet në parandalimin e ndodhjes së veprave dhe shkaktimit të pasojës, sepse e vetëm atëherë mund të krenohemi si shtet dhe shoqëri”, përfundoi avokati Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat