Eksperti i sigurisë flet për planin e vrasjes së Liridonës, ja çka paralajmëron në procesin gjyqësor

Politika

Eksperti i sigurisë flet për planin e vrasjes së Liridonës, ja çka paralajmëron në procesin gjyqësor

Nga: N. Shaqiri Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 21:52
Naim Murseli dhe gruaja e tij

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, nga një atentat i organizuar prej bashkëshortit të saj, Naim Murselit, ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë rast, i cili tronditi shqiptarët.

Elezaj ka theksuar se vrasja e Liridonës, është një akt që në të kaluarën nuk e kemi pa dhe që është i tmerrshëm te shqiptarët.

Sipas tij, deri tash kemi pa që kemi të bëjmë me një plan që i ngjan një skenari duke sajuar një grabitje të armatosur, duke shtuar se, vrasësit në këtë rast edhe porositësit ishin mjaft amatorë.

“Atë informacion që e kemi pasur, kemi dyshuar që e ndjera ka pasur informacione të cilat mund të e inkriminojnë ish-bashkëshortin e saj tani i dyshuar në vepra të tjera si dhe persona të tjerë sepse i njëjti është ndier i rrezikuar dhe për atë ka marrë veprim për organizimin apo sajimin e një vrasjeje siç e kemi parë”, ka thënë Elezi.

Eksperti thotë se këto raste në aspektin e sigurisë janë komplekse dhe se në procesin gjyqësor do të ketë një përballje mjaft delikate ngase kemi përballë dy persona, njëri është vrasësi që sipas tij kemi dëshmitarë, dhe në anën tjetër është porositësi që ka dëshmitar vrasësin.

Ai thotë se kemi edhe një palë të tretë që nuk dihet se sa do të ketë mundësi të kontribuojë dhe të japë prova e dëshmi, pasi nuk ka qenë në vendin e ngjarjes.

Elezi ka hedhur poshtë mundësinë që vrasja të ketë ndodhur për shkak të orientimit seksual të Murselit.

“Ne s’kemi pasur informacion për një rast të tillë, por organizmi i vrasjes së tillë nuk të lë të nenkuptosh që ka të bëjë me orientim seksual sepse të njëjtit do të ishin ndarë për një rast të tillë dhe në asnjë mënyrë të shkonin deri te mënyra e inskenimit, mënyra se si është organizuar vrasja lë më shumë të besohet që tanimë e ndjera është privuar nga jeta vetëm me qëllimin e mbajtjes së saj sekrete ku mund të jenë të implikuar edhe persona të tjerë”, deklaroi ai.

Eksperti tutje thotë se ishte ndër të parët që ka debatuar dhe reaguar për këtë vrasje, duke shtuar se kishte paralajmëruar dyshimet, por që edhe ekziston mundësia e një vrasjeje të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat