“Keni për ta parë...”, avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin - jep lajmin e keq për “sllavët”

Politika

“Keni për ta parë...”, avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin - jep lajmin e keq për “sllavët”

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 23:14
Milan Radoiçiq

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës.

Fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Mirëpo, nuk dihet ende nëse Serbia do pranojë ta ekstradojë Radoiçiqin, pavarësisht fletarrestit të INTERPOL-it.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Sipas tij, gjëja më e rëndësishme është fakti që INTERPOL i ka inkriminuar Radoiçiqi dhe pjeëstarët e tjerë të involvuar në agresionin në Banjskë.

Image
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

“E rëndësishme është që Interpoli i ka inkriminuar, domethënë që tani krimi i Banjskës është një krim me jehonë ndërkombëtare...”, u shpreh ai.

Ndër të tjera Ngjela paralajmëroi Serbinë ashpër “Banjska do të paguhet shtrenjtë nga sllavët...  Keni për ta parë...”.

Kujtojmë se, Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre terrorist serbë.

Përmes një letre publike të lexuar nga avokati i tij më 29 shtator, Radoiçiq tha se “personalisht” e ka organizuar rebelimin e armatosur në veri të Kosovës.

Ai e mohoi përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore të Serbisë në këtë sulm.

Megjithatë, shumica janë në dijeni që kjo gjë nuk qëndron, pasi dihet se shteti serb në vazhdimësi tash e sa vite mbështet grupet kriminale serbe dhe politikanët e Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat