“Kosova është në rrezik”/ “Alarmi” i profesorit: Draft - asociacioni është mjet që e shkatërron Republikën!

Politika

“Kosova është në rrezik”/ “Alarmi” i profesorit: Draft - asociacioni është mjet që e shkatërron Republikën!

Nga: A.SH Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 11:28
Albin Kurti, foto ilustrim

Një draft-statut i propozuar për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është vlerësuar si i pranueshëm nga autoritetet në Prishtinë dhe ato në Beograd.

Këtë drafi-status e kanë pranuar edhe paritët opozitare.

Për këtë juristi Muhamet Kelmendi ka thënë seasociacioni është vdekjeprurës për Kosovën.

Sipas tij, kjo është një formë e autonomisë lokale dhe po ashtu do të ketë kompetenca.

“Asociacioni është në Kosovë vdekjeprurëse për Republikën. Nuk ka fare rëndësi se si dhe sa ka kompetenca. Vet fakti i bashkimit të komunave me shumicë serbe në një subjekt me kompentencat e komunave të koncentruara në një organ është bazë e një subjekti të ri juridik. Drafti tash kështu është në tavolinë.

Kompetencat e komunave serbe në veri si në tërë Republikë, është një formë e autonomisë lokale. Bashikimin tyre ndërton subjekt të ri juridik në vend. Me planin mbi të cilin u shpall Republika, me Kushtetutë, kanë komunat shumë kompetenca.

1. Pushteti administrativ.

2. Arsimin e kulturën.

3. Policinë.

4.Sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

5. Shëndetësinë.

7. Buxhetin dhe planifikimin hapësinor të vetin.

8. Pronën dhe pasurinë e patundshme.

Ka edhe kompetenca tjera”, thotë ai.

Sipas tij, Kosova dhe saktësisht Kuvendi nuk duhet ta lejojë të kalojë ky asociacion, andaj për këtë kërkohet vendim i prerë sepse Kosova është në rrezik.

“Këto kompetenca kalojnë në asociacion. Natyrisht se ky subjekt i ka edhe organet e veta udhëheqëse. Të gjitha këto përbëjnë dhe tregojnë subjektin e ri juridik. Ky subjekt në fund caktohet që çështjet e veta t’i dërgon në Arbitrazhin ndërkombëtar për shqyrtim dhe vendosje. Kalohet Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Asociacioni fiton elemente ndërkombëtare. Kuvendi i Kosovës, duke perfshirë pozitën dhe opozitën, kërkohet të shqyrtojnë me kujdes dhe mos të lejojnë me kalua nga Kuvendi këtë draft që krijon subjekt të ri të pushtetit. Niveli i fundit është Gjykata Kushtetuese. Me Kushtetutën e Kosovës ndalohen dhe ndëshkohen iniciativat që kanë për qëllim riorganizimin e pushtetit të brendshëm.

Kushtetuta nuk lejon asociacion ku bëhet bashkimi i kompetencave të komunave në një organ të asociacionit. Këto dhe dërgimi në arbitrazh nuk kanë vend me Kushtetutën e Kosovës. Organizimi i brendshëm i Republikës nuk vendoset në Gjykatën e Arbitrazhit ndërkombëtar. Organizimini brendshëm është çështje e Kushtetutes dhe për të instanca e fundit është Gjykata Kushtetuese. Mendohet se këto çështje nuk do t’i lejoj as pozita e opozita dhe as Gjykata Kushtetuese të kalojnë. Forma e draftit është antikushtetuese. Ashtu nuk kalon dhe kurrsesi nuk duhet lejuar. Kërkohet vendim i prerë. E ardhmja e Republikës është në rrezik”, përfundon ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat