“Serbia në humnerë”, Halimi zbërdhen detaje nga fletarresti për Radoiçiqin – ja si të veprojë Kosova!

Politika

“Serbia në humnerë”, Halimi zbërdhen detaje nga fletarresti për Radoiçiqin – ja si të veprojë Kosova!

Nga: A.Morina Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 19:44
Milan Radoiçiq

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, ka lëshuar fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në lidhje me sulmin e armatosur në Banjskë - pjesa veriore e Kosovës.

Fletarrestimi është lëshuar me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, në bazë të kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Mirëpo, nuk dihet ende nëse Serbia do pranojë ta ekstradojë Radoiçiqin, pavarësisht fletarrestit të INTERPOL-it.

Për këtë çështje një prononcim për gazetën ‘Bota sot’ foli Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Së pari, ai tha se Serbia është e zhytur në “humnerë”, ku e ka obligim t’u bindet urdhërave të INTERPOL-it, siç është rasti me Radoiçiqin.

Image
Armend Halimi

Urdhërave të Interpolit si polici ndërkombëtare duhet t’iu binden çdo shtet anëtar, obligim nga kushtetuta dhe dokumentet tjera të kësaj organizate.

Serbia është duke u zhytur me katër këmbët në humnerë.

Pasojat e sulmit të Banjskës do ta përcjellin gjatë”, deklaroi Halimi.

Sipas tij, Serbia u sfidua seriozisht me fletarrestin e lëshuar nga INTERPOL-i për Radoiçiqin,

Me rastin e lëshimt të urdhërarrestit nga Organizata e Policisë Ndërkombëtare, INTERPOL, Serbia sfidohet seriozisht. Ose duhet të iu bindet urdhërave për bashkëpunim që ka çdo shtet anëtar i kësaj policie, ose përjashtohet”.

Ndër të tjera, ai vlerësoi se ndërkombëtarët me qëllim e kanë lënë Serbinë të rrëshqasë në gabime të tilla, derisa përmendi edhe tentativat për sulme të reja agresive.

“Pra, sikur e kanë lënë me qëllim të rrëshqasë në këso gabime, për t’i dhënë mësim.

Paramendojeni sikur të provojë me ndonjë sulm tjetër agresiv.?!

Prandaj, shteti ynë duhet të qëndrojë stoik në qëndrimet e veta të drejta karshi kërkesave të padrejta të Serbisë, se brirët me i dalë kjo e fundit s’ka çka bën!” – përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat