Plani serbo-rus/ Vjen paralajmërimi i fuqishëm për Kosovën – ja skenari që po përgatitet?

Politika

Plani serbo-rus/ Vjen paralajmërimi i fuqishëm për Kosovën – ja skenari që po përgatitet?

Nga: M.H Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 07:57
Albin Kurti, Aleksander Vuçiq

Serbia tashmë po njihet për provokimet dhe deklaratat e vazhdueshme që ka ndaj Kosovës.

Tensionet e shkaktuara nga vet Serbia janë në vazhdimsii temë diskutimi edhe për ndërkombëtarët.

E në lidhje me situatat e fundit në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai thotë që Vuçiq po tenton të marrë toka shqiptarëve dhe se serbët në Kosovë nuk janë asnjëhere të diskriminuar.

“Ultranacionalizmi serbomadh i Vuçiqit në Serbi, po shpreh hegjemoni ndaj shqiptarëve, kurse në anën tjetër po i shërben për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet jetësore më të cilat po përballet ky shtet. Në emër të nacionalizmit serbomadh, presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi, po mendon të marrë toka dhe jetëra shqiptarësh , sikur e ka bërë këtë gjë krimineli I luftës, Millosheviq..Shqiptarët kurrë nuk shprehen pretendime territoriale ndaj askujt dhe nuk janë diskriminues ndaj entiteteve pakicë në Kosovë. Ato madje, kanë të drejta më shumë se çdo minoritet tjetër në botën demokratike. Prandaj , çdo e drejtë shtesë siç po pretendohet me Asociacionin gjoja të reformuar për minoritetin serb, është antikushtetues, dhe si i tillq nuk duhet të pranohet përkundër insistimit të Lajçak , Borrell dhe Escobar”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që Vuçiq me Putin po përgatisin shpërthim të luftës në Ballkan.

“Nuk është mirë për popujtë ballkanik të futen në kurthin, kur e kaluara po tenton të na përseritet nga Serbia dhe Rusia të cilat nuk janë liruar nga shovenizmi .Bixhozi nuk është lojë e mirë, që po e përgatitin Putin dhe Vuçiqi, për shpërthim të luftës në rajonin e Ballkanit. Këtë lojë të ndytë nuk po e kundërshton sa duhet struktura e BE, e cila ende po e përkrahin politiken e Vuçiqit në bisedimet Kosovë – Serbi”, shpjegon analisti.

Në fund, ai tha se ideologjia e ultranacionalizmit serb, është virale, gjithpërshirëse dhe e ekstreme, e rrezikshme për paqen në Ballkan.

“Nuk është mirë që në pa mundësi të dijes dhe të fuqisë tanë e kjo vlen më shumë për opoziten, të pranojmë kapitulimin para shovinizmit rusoserbomadh. Kjo askujt prej nesh nuk na falet..! Sikur nuk na falet mos uniteti ynë karshi Serbisë ultranacionaliste të Vuçiqit , i cili nuk e ka ndaluar retoriken luftënxitëse ndaj Kosovës, që këtë retorikë po e përdorë Vuçiq edhe në fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. Ideologjia e ultranacionalizmit serb, është virale, gjithpërshirëse dhe e ekstreme, e rrezikshme për paqen në Ballkan, me protagonistët e vjetër dhe të ri si, Vuçiq, Sheshel, Nikoliq, Dodik, Vulin etj”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat