INTERPOL-i lëshoi fletarrest, eksperti i sigurisë befason me deklaratën: Radoiçiqi nuk ndodhet në Serbi, ja ku dyshohet se gjendet ai!

Politika

INTERPOL-i lëshoi fletarrest, eksperti i sigurisë befason me deklaratën: Radoiçiqi nuk ndodhet në Serbi, ja ku dyshohet se gjendet ai!

Nga: A.SH Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 14:29
Milan Radoiçiq

Për Milan Radoiçiq është lëshuar fletarrest nga INTERPOL, edhe pse një gjë të tillë Beogradi nuk e ka komentuar endet, por që ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq e ka konfirmuar fletarrestimin.

Ekspreti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se ky veprim është swrioz dhe i duhur për vendosjen e drejtësisë në vend.

“Mund të themi se më në fund kemi një lajm të mirë sa i përket veprimeve konkrete për ndalimin dhe sjelljen para drejtësisë për të dyshuarin kryesor për organizimin e aktiviteteve të dhunshme në veri të Kosovës, Milan Radoiçiq, njëri ndër personat i cili publikisht ka pranuar se më 24 shtator kishte organizuar agresion në veri me ç’rast humbi jetën një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe një tjetër ishte plagosur.

Lajmi se INTERPOL ka vendosur fletarrest për personin në fjalë, është një tentim serioz dhe i duhur sa i përket çështjes së zbatimit të ligjit dhe vendosjes para drejtësisë të personit i cili publikisht ka pranuar se ka qenë në krye të realizimit të asaj dhe më pas mundësia që përmes ndalimit të tij të nxjerrin urdhërdhënësit dhe personat e tjerë të cilët kanë marrë pjesë në këtë aktivitet”, thotë ai.

Sipas tij, SHBA dhe Britania ishin ato vende që i paraprinë një fletarresti ndaj Radoiçiq-it, sepse pishin po këto dy vende që e shpallën person nëngrata dhe e futën në listën e zezë.

“Këtij fletarresti i prinë mund të themi veprimet e SHBA dhe Britanisë së Madhe të cilat fillimisht kishin shpallur e kishin shpallur person nongrata dhe e kishin futur në listën e zezë të tyre.

Çdo veprimi i cili do të vendoset para përgjegjësisë Milan Radoiçiqin dhe çdo person tjetër apo grup të cilët në mënyrë të kundërligjshme organizojnë agresion apo sulme terroriste është sinajl pozitiv sa i përket zbatimit të ligjit apo sjelljes së drejtësisë në vendet e caktuara”, nënvizon tutje eksperti.

Duke komentuar këtë, Elezi thotë se dyshohet që Radoiçiqi ndodhet në Rusi, derisa po tentohet që policia ndërkombëtare ta arrestojë dhe ta vendosë para drejtësisë.

“Po ashtu mund të konsiderojmë se është edhe një mundësi preventive për veprimet e së ardhmes apo mund të themi se paralajmëron të gjithë ata të cilët do të vepronin apo do t’i bashkngjiteshin një personi siç është Milan Radoiçiq, do ta kenë fatin e njejtë dhe të njejtit do të përgjigjen para drejtësisë.

Uroj dhe shpresoj që Policia e Serbisë do të marrë në konsideratë këtë fletarrest dhe besoj që ky person, dhe siç kam paralajmëruar edhe më parë një informacion të publikuar në media, Milan Radoiçiq dyshohet se tani ndodhet në Rusi, por nuk kemi informacione nëse i njejti është kthyer apo strehuar në një vend nga ku po tentohet që policia ndërkombëtare të njejtin ta arrestojë dhe ta nxjerrë para drejtësisë”, deklaron në fund Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat