Sanksionet e BE-së stagnuan njohjen/ Gërvallës e Kurtit i kërkohet një tur diplomatik për sjelljen e njohjeve të reja

Politika

Sanksionet e BE-së stagnuan njohjen/ Gërvallës e Kurtit i kërkohet një tur diplomatik për sjelljen e njohjeve të reja

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 12 dhjetor 2023 Në ora: 13:21
Foto ilustrim

Tashmë janë bërë tri vite që kur Kosova udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje me kryeministër, Albin Kurtin. 

Pavarësisht masave që ka ndërmarrë në Ministrinë e Jashtme dhe Diplomacin, për 3 vjet nuk është arritur asnjë njohje e anëtarësim në organizata ndërkombëtare. 

Kosova nuk është as anëtare e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) e të tjera. Kurse nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën nuk e njeh ende Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina. Ndërsa nga vendet e Bashkimit Evropian janë pesëshja e shumë përfolur: Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro. 

Sanksionet ndikuan në njohjet e reja 

E krejt kjo sipas doktorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi po ndodhë për shkak të sanksioneve që BE i vendosi Kosovës. 

Image
Gurakuç Kuçi

Qeveria e Albin Kurtit filloi një përpjekje për të trajtuar çështjet në veriun e Kosovës, megjithatë, ka bërë hapa të pasakta duke u përballur me kundërshtime nga aleatët perëndimorë, duke përfunduar nën sanksione që vazhdojnë të ndikojnë negativisht në Kosovë”, thotë Kuçi. 

Ai thekson se në këtë përpjekje për të menaxhuar situatën që ishte deri diku e suksesshme, qeveria ka shfaqur një mungesë koordinimi dhe strategjie afatgjatë.  

“Kjo ka sjellë stagnim në përmirësimin e imazhit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës. Edhe pse në të kaluarën, Kosova ka arritur suksese në skenën ndërkombëtare pa pjesëmarrjen e Serbisë, aktualisht fati i Kosovës është i lidhur ngushtë me dialogun dhe marrëveshjet me Serbinë, duke përfshirë krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, nënvizon Kuçi për “Bota sot”. 

“Kryeministri, ka monopolizuar krejtësisht politikën e jashtme, duke lënë pak hapësirë për rolin e presidentes dhe ministres së punëve të jashtme. Kjo sjellje e centralizuar ka dëmtuar imazhin e institucioneve të vendit, duke bërë që Kosova të paraqitet si një shtet i udhëhequr nga një person, ndërkohë që stabiliteti i një shteti duhet të ndërtohet mbi institucione dhe një ekip të gjerë të njerëzve të aftë”. 

Tani sipas Kuçit, qeveria po kërkon shpëtimin tek oferta për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë. 

Nga gjithë ky dështim, qeveria po e gjen shpëtimin tek oferta e perëndimit që Kosova ta bëj asociacion ndërsa Serbia të pranoj zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit duke i harruar gjitha premtimet e së kaluarës. Bataku politik në të cilin është futur qeveria, po i kushton shumë Kosovës sepse tani Kosova nëse dëshiron çfarëdo avancimi duhet ta zbatojë asociacionin, përderisa në të kaluarën ka pasur avancime të konsiderueshme edhe pa zbatimin e asociacionit”, shprehet Kuçi. 

Pra, nga gjithë kjo qasje, qeveria nuk ka lënë hapësirë që Kosova të mund të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare apo të marrë ndonjë njohje të re pasi në marrëdhëniet ndërkombëtare po shihet si vatër krize. Në këtë batak politik, ku qeveria po lëviz në mes të presioneve dhe ofertave, është e rëndësishme që Kosova të mbetet e vendosur për të mbrojtur interesat e saj, duke u bazuar në një strategji të qartë dhe koordinuar, duke shmangur prishjen e premtimeve të mëparshme dhe duke siguruar avancim të qëndrueshëm në skenën ndërkombëtare”, përfundon doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi. 

Stagnimi i njohjeve 

Image
Faton Mehmeti

Kurse analisti Faton Mehmeti deklaron se njohjet kanë stagnuar që kur u lansua ideja për ndarjen e Kosovës. 

Njohjet për Kosovën kane stagnuar qysh nga koha kur u lansua ideja për ndarjen e Kosovës apo siç e quanin me eufemizma "korrigjimin e kufijve". Pra, që nga viti 2018 e tutje kemi më pak njohje pikërisht nga arsyet e cekura. Kështu që, vështirë të akuzohet qeveria Kurti për stagnim të njohjeve, me statusin e Kosovës ende në tavolinë të bisedimeve si dhe me lobimin e fortë nga Serbia”, shprehet Mehmeti. 

Ai thotë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, do të vijnë njohjet e reja për Kosovën. 

Pres që pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të vijnë njohjet, deri atëherë vështirë të ketë me përjashtime të vogla. Gjithsesi, Kurti bashkë me ministren Gërvalla duhet të nisin një tur diplomatik për njohje re reja, ose së paku mos të ketë çnjohje nga disa vende nga Afrika e me të cilat Serbia po lobon në çnjohje”, përfundon Faton Mehmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat