Investitorët Erdi R products.llc & Indaver Holding fitojnë ‘betejën’ gjyqësore me Liburn Aliun

Politika

Investitorët Erdi R products.llc & Indaver Holding fitojnë ‘betejën’ gjyqësore me Liburn Aliun

Nga: N. Shaqiri Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 20:15
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, muaj më parë, ka bërë të ditur se kishte pezulluar pëlqimin mjedisor për ndërtimin e një inceneratori për trajtimin e mbeturinave në qytetin e Ferizajt.

Ministri Aliu gjatë një konference për medie tha se pëlqimi mjedisor kësaj kompanie iu është dhënë pa dijenin e tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas tij kjo është bërë pa i përfilluar ligjet dhe pa konsultim me ekspertë të ambientit.

Për këtë arsye ministri Aliu tha se pas auditimit kanë shkarkuar edhe komisionin brenda ministrisë që ka dhënë pëlqim mjedisor. Mirëpo, Gjykata ua ka rikthye lincesat e punës, pasi gjithçka ishte në pajtim me ligjin.

Mirëpo, investitorët Erdi Rproducts.llc & Indaver Holding për projektin e ndërtimit të termocentralit për trajtimin termik të mbeturinave dhe prodhimin e energjisë së rinovueshme në Ferizaj investimin prej 140 Milion € patën përgatitur kallëzim penal kundër ministrit Liburn Aliu.

Pas kësaj, Kompania “Erdi R. Product” në pronësi të biznesmenit Bekim Zejnullahu ka fituar një betejë në Gjykatën Komerciale.

Shkalla e parë e Komerciales ia ka aprovuar kërkesën kompanisë për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të MMPHI-së.

Në shkurt të këtij viti, biznesmeni Bekim Zejnullahu nga Podujeva kishte takuar Kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun.

“Investimet në fushën e riciklimit të mbeturinave, janë fokus i kompanisë “Indaver” nga Belgjika dhe “Doosan GMBH” nga Gjermania, bashkë me pronarin e Erdi Rproduct L.L.C, Bekim Zejnullahu, të cilët takova sot, për t’i ofruar mbështetjen tonë dhe gjithë lehtësirat për të zhvilluar këtë investim në Komunën e Ferizajt”, kishte shkruar në profilin e tij Aliu i PDK-së.

Tashmë kjo kompani e ka fituar betejën në shkallën e parë të Gjykatës Komerciale.

Komercialja i ka dhënë të drejtë kompanisë së biznesmeni Zejnullahu, duke thënë se “Erdi R. Product” ishte pajisur me leje për ndërtim dhe leje mjedisore.

“Për më tepër, gjykata vlerëson se derisa paditësi është i pajisur me leje për ndërtim dhe leje mjedisore, ndërtimi i fabrikës për trajtimin termik të mbeturinave për përfitimin e energjisë elektrike është në interes publik për shkak të rritjes së kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike, përpunimit dhe riciklimit të mbeturinave, shtimit të numrit të punësuarve dhe përfitimit të një investimi të huaj në vlerë mjaft të madhe”, thuhet në vendimin e djeshëm të Gjykatës Komerciale.

Kësisoj, gjykata ka marrë vendim për shtyrjen e vendimit të ministrit Aliu për pezullimin e licencës së kompanisë së Zejnullahut.

Gjykata ka vlerësuar se dëmi për këtë çështje mund të jetë shumë i lartë për shtetin e Kosovës, sepse vlerësimi fillestar është rreth 16 milionë euro, por nëse kompanitë kishin me shkuar në Arbitrazh do t’i shkaktojë dëmë buxhetit të Republikës së Kosovës 140 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat