“U ndalu ndarja e Kosovës me arrestimin e Hashim Thaçit” – Halil Geci i numëron tradhtarët e kombit

Politika

“U ndalu ndarja e Kosovës me arrestimin e Hashim Thaçit” – Halil Geci i numëron tradhtarët e kombit

Nga: N. Shaqiri Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 20:55
Hashim Thaçi dhe Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, prsidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tentoi që të aneksojë veriun e Kosovës me sulmin terrorist në Banjskë.

Ai thotë se, dështimi i 24 shtatorit për aneksimin e veriut e ka shtri për toke Vuçiqin dhe mercenarët e brendshëm shqiptarë, analistët që e kishin në maje të gjuhës fyerjet dhe sharjet kundër kryeministrit Kurti dhe institucioneve legjitime të Kosovës njësoj si Vuçiqi dhe Putini. 

“Nga 24 shtatori Vuçiqi së bashku me mercenarët shqiptarë ligjërisht dhe juridikisht u vetpërjashtuan nga loja politike me një turp e ligësi të paparë…! Vuçiq po mundohet t’i kthehet lojës politike përmes Listës kriminale e terroriste serbe, përmes së cilës tentoi ta kallë Kosovën, por fatbardhësisht dështoi së bashku mercenarët e brendshëm të të dyja partive LDK-PDK dhe analistat”, shprehet ai.

Sipas tij, SHBA dhe BE e kanë kuptuar se loja e Vuçiqit dhe mercenarëve të brendshëm ka marrë fund, por po mundohen ta mbajnë pezull konfliktin derisa Ukraina dhe Lindja e mesme po ndizet flakë, po tentojnë ta zhagisin konfliktin që të mos eskalojë në një konflikt tjetër.

“Lista serbe nuk është veç e Beogradit, por edhe e LDK-së dhe PDK-së përmes të cilës donin ta ndajnë dhe shkatërrojnë Kosovën. Nëse më dëgjoni mua thotë Vuçiqi duhet të hyni në zgjedhje, kjo në gjuhen politike i bije, unë po i luti por këta nuk dëshirojnë. Apeli i Vuçiqit për Listën serbe vjen pas dështimit në Banjskë të Mitrovicës i cili planifikoi aneksimin e veriut por nuk ja arriti qëllimit”, thotë Geci.

Ai shton se kur ky projekt famëkeq dështoi turpshëm dhe nxori mbi sipërfaqe akterët e ndarjes së Kosovës si dhe Zajednicën e nënshkruar nga këta tradhtarë të përkrahur nga Grenelli!

“Të gjithë e kemi ditur se tradhtia ka ndodhë, por më bindshëm po e tregon Grenelli kur thotë: Ndarja ka qenë temë e kryer por Prokurori Johan Smith e ndaloi me arrestimin e Thaçit. Kuptone pra se ju të gjithë përkrahsit e Zajednicës dhe ndarjes keni qenë antiamerikanët e përbetuar kundër projektit të Amerikës, mu për ata keni përfunduar nën hijen e dudit e disa në pranga në Hagë. Të vetmit proamerikan po na del të jenë Vjosa dhe Albini, ju opozitarët me përjashtim të vogël mbetën për jetë dhe mote kumbarët dhe mbështetësit e ndarjes dhe shatërrimit të Kosovës”, potencon ai.

Geci pohon se projektuesit e këtij projekti e pranuan ndarjen dhe shkatërrimin e atdheut për të shpëtuar vetë.

“Edi Rama, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, me mbështetësit e tyre Lutfi Hazirin, Agim Veliun, Avdullah Hotin dhe dy partitë si motra LDK-së e sotit komplet së bashku me PDK-në kanë mbetur në historinë e Kosovës së re tradhtarë të vendit”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat