Fitorja e Vuçiqit ngre alarmin e profesorit: Në 2024 pritet sulm në veri

Politika

Fitorja e Vuçiqit ngre alarmin e profesorit: Në 2024 pritet sulm në veri

Nga: Nehat Shaqiri Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 20:54
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi nuk dihet se a mund të përmbyllet me një marrëveshje finale në vitin që po hyjmë.

Këtë e ka vështirësuar fitorja në zgjedhjet e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

Ai ende vazhdon me nacionalizmin serb ku nuk ndryshon qëndrim për njohjën e Kosovës.

Si duket Vuçiqin nuk po mundet as bashkësia ndërkombëtare që ta bind për pranimin dhe nënshkrimin e një marrëveshje me Kosovën.

Kështu po vlerëson analisti politik, profesor Sulejman Mehazi i cili shton se, fitorja e Vuçiqit jep shenja ngecje për dialog me Kosovën.

“Fitorja e Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare në Serbi nuk është pritur mirë jo vetëm nga qeveria dhe qytetarët e Kosovës, por edhe nga BE-ja që në asnjë mënyrë nuk mund të bindin presidentin e Serbisë Vuçiqin që të nënshkruajë e pranojë marrëveshjet e fundit të Ohrit dhe franko-gjermane në Bruksel për njohjen e Kosovës nga Serbia. Fitorja e partisë së Vuçiqit jep shenja ngecje të mëtutjeshme të dialogut dhe se është më afër luftës sesa paqës në Kosovë”, shprehet Mehazi.

Ai shton se, Vuçiqi pas fitorës do të provokojë, e terrorizojë Kosovën.

“Fitorja e dhimbshme e partisë së Vuçiqit jo që nuk do jep shpresa dialoguese përmbyllëse gjatë vitit 2024, por dhe më shumë do provokojë, terrorizojë Kosovës në veri, themi kështu për shkak se nuk mund të presim marrëveshje dialoguese përfundimtare prej personit i cili përkrah fuqishëm kryeterroristin Radoiçiqin i cili para se të sulmonte Kosovën në Banjskë, Vuçiqi elozhoi Radoiçiqin si më trim sesa Adem Jashari i Kosovës”, thotë profesori.

Sipas tij, fitorja e partisë dhe më shumë do këndell Vuçiqin që të stagnojë, vonojë dhe pengojë paqën e dialogut me Kosovën.

“Gjatë 2024 presidenti i Serbisë, Vuçiqi, do shfrytëzojë në çdo mënyrë vakumet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe zgjedhjet e deputetëve të ri në parlamentin e BE-së për të sulmuar veriun e Kosovës, duke e ditur se SHBA-të dhe BE-ja gjatë 2024 do anashkalojnë Kosovën për shkak presidentit të ri në SHBA dhe deputetëve të ri në BE”, përfundon profesori Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat