Paralajmëron eksperti i sigurisë: Rasti i Sanduloviç është alarm edhe për Kosovën

Politika

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Rasti i Sanduloviç është alarm edhe për Kosovën

Nga: P.Rudi Më: 6 janar 2024 Në ora: 20:52
Nikola Sanduloviç

Dy ditë pasi bëri homazhe në Prekaz tek varrezat e Jasharëve dhe kërkoi falje për krimet serbe në Kosovë, politikani opozitar serb kryetar i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç, është kidnapuar nga shtëpia e tij dhe ishte mbajtur për disa orë nga shërbimi sekret serb ku është paralizuar si rezultat i rrahjes nga ky shërbim.

E lidhur me këtë, eksperti i sigurisë Drizan Shala thotë se këto janë metoda të shërbimit rus.

“Pra veprimet nga ana e Serbisë në fakt janë metodat e shërbimeve ruse që janë përdor ndaj eksponentëve kundërshtues të politikës së Beogradit. Kjo metodë dhe formë duhet t’i ngreh alarm që përdorimi i helmimeve nervor mund të jenë edhe eksponentët tjerë jashtë Serbisë për të ndjerë të atakuar nga kjo formë kriminale e shërbimeve, pra në Kosovë duhet t’i shtohen masat e sigurisë personave që janë bartës të funksioneve publike, institucionale për të mos lejuar që të rrezikohen jetrat e tyre”, shprehet Shala.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, rasti i Sanduloviçit, është vetëm fillimi i përdorimit të këtyre metodave.

“Helmimi i Nikola Sanduloviçi në pikëpamje dhe perceptimin tim është vetëm fillimi i përdorimit të metodave të shërbimeve serbe-ruse ndaj personave që konsiderohen të rrezikshëm për sigurinë e shtetit të Serbisë”, thekson Shala.

Sipas tij, zyrtarët e inteligjencës ruse i kanë kthyer helmimet politike në një formë arti.

“Shkencëtarët sovjetikë besohet se kanë punuar për dekada për të zhvilluar helme pa ngjyrë dhe pa erë. Sipas një interviste në vitin 1954 me një operativ të KGB-së, testimi i helmeve u krye mbi të burgosurit e gjallë. Ndërsa helmimi mund të duket si një mënyrë arkaike për të vrarë, vëzhguesit kanë argumentuar se ai ofron avantazhin e të qenit një metodë e matur e vrasjes. Mund të kryhet pa zbulim të menjëhershëm, duke lejuar autorin të ikë nga vendi i krimit dhe duke i ofruar Kremlinit një mohim të besueshëm. Dy helmimet më të lidhura me Putinin, të dyja ndodhën në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaron Shala.

“Moska gjithashtu gëzon një histori të gjatë të ndjekjes së anëtarëve të opozitës politike. Në gusht 2020, lideri i opozitës Alexei Navalny – tani i burgosur – u sëmur gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë. Navalny më vonë u dërgua në Gjermani për trajtim, ku mjekët konstatuan se ai ishte helmuar me novichok”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat