Letra e Serbisë dërguar BE-së, që alarmoi SHBA-në - Analisti tregon veprimin që mori NATO për të mbrojtur territorin të Kosovës

Politika

Letra e Serbisë dërguar BE-së, që alarmoi SHBA-në - Analisti tregon veprimin që mori NATO për të mbrojtur territorin të Kosovës

Nga: Nehat Shaqiri Më: 10 janar 2024 Në ora: 20:15
KFOR

Analisti politik, Gani Qarri e ka komentuar veprimin ushtarak të Serbisë, përgjatë kufirit me Kosovën.

Liderët politikë serbë janë duke kërcënuar në vazhdimësi Kosovën.

Qarri thotë se, vendosja masive e njësive ushtarake të Serbisë fare pak kilometra, në brendësi të territorit të Serbisë dhe vetëm një javë pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, të udhëhequr nga kryeterroristi Milan Radojçiq, kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, në 48 baza operacionale dhe përgjatë gjithë vijës në kufirin verior, verilindor dhe lindor të Kosovës, përfshi sistemet moderne kundër-ajrore dhe artilerinë e rëndë, detyroi Qeverinë e Kosovës ta dënoi këtë veprim të Serbisë “për kërcënimin e integritetit territorial të vendit tonë, dhe si masë paraprake mbrojtëse, të kërkoj rritjen e prezencës ushtarake të forcave ndërkombëtare në Republikën e Kosovës!

“Vet fakti se nga 4 brigada ushtarake, sa ka gjithsej Serbia, 3 nga to, ka vendosur, vetëm përgjatë vijës tokësore të kufirit me Kosovën, dëshmon se Kosova vërtetë mbetet e kërcënuar në vijimësi, për cenim të vazhdueshëm të territorit dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës, nga Serbia hegjemoniste, e cila edhe ashtu, shpreh hapur pretendime territoriale, ndaj tokave më jetike të vendit tonë, ndaj Qeveria e Republikës së Kosovës, është detyruar, që me vëmendje të madhe dhe vigjilencë të shtuar, t’i ndjekë të gjitha lëvizjet e Serbisë, në afërsi të kufijve të Kosovës”, thotë Qarri.

Ai shton se, pretendimet territoriale të Serbisë, si tendenca më e rrezikshme për vendin tonë, është shpallur publikisht edhe në letrën e qeverisë serbe, drejtuar BE-së.

Serbia deklaron hapur se nuk njeh pavarësinë as tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, andaj shteti ynë i brishtë, medoemos duhet bashkëpunojë sa më ngushtë dhe me shumë përkushtim, veçanërisht me SHBA-të dhe partnerët tanë të NATO-s që t’i tejkalojë me sa më shumë sukses sfidat e sigurisë, mbrojë lirinë e vendit dhe territoret tona, nga agresioni i hapur ushtarak, që në vijimësi pretendon Serbia hegjemoniste”, thotë ai.

Analisti thotë se, përkundër këtij akti të paprecedent serb, të cilin edhe SHBA e cilësuan zhvillim shumë destabilizues dhe kërcënim serioz nga Serbia, me gjithë kërkesat e përsëritura nga BE dhe SHBA, përfshi kërkesën publike të sekretarit të NATO-së Stoltenberg, gjatë vizitës së paradokohëshme të tij në Beograd, Serbia jo vetëm që nuk ka pranuar ta zvogëlojë numrin e njësive të armatosura të vendosura, përgjatë vijës kufitare me vendin tonë, por ajo në vijimësi, vazhdon ta kërcënoj Kosovën me agresion, gjë që përveç shqetësimeve të shkaktuara Kosovës, ka detyruar edhe SHBA-të, BE-në dhe vet Aleancën Veriatlantike të NATO-së, për ndërmarrjen e masave parandaluese ushtarake, duke dërguar ushtar shtesë në Kosovë.

“Siç shprehej para disa kohësh vet zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, John Kirby, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke monitoruar në vazhdimësi, vendosjen e ushtrisë serbe përgjatë kufirit të Kosovës dhe të shqetësuara nga mos respektimin e thirrjeve të përsëritura të saj, drejtuar Serbisë që të tërheqë armatimet dhe njësitë ushtarake, nga kufijtë e Kosovës, shkaku i kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë, NATO është detyruar, që ta rris praninë e forcave paqeruajtëse, duke dërguar edhe me mbi 1000 trupa të KFOR-it, në Kosovë, për uljen e tensioneve dhe mbrojtjen nga rreziku eventual, i ndonjë agresioni ushtarak serb, në territorin e Republikës së Kosovës”, shton ai.

Prandaj analisti pohon se, përderisa tri nga katër brigadat e ushtrisë, sa ka gjithsej Serbia, tash e sa kohë, janë të dislokuara në 28 baza ushtarake dhe 20 tjera të xhandarmërisë serbe, pikërisht në kufi me Kosovën, një përqendrim kaq masiv i ushtrisë serbe, në kufi, paraqet vërtetë kërcënim të vazhdueshëm për vendin tonë.

“Se sa të rrezikuar jemi ne, si vend i vogël, nga Serbia hegjemoniste, këtë më së miri e dëshmon jo vetëm grumbullimi i pazakontë i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, por edhe provokimet e vazhdueshme që i vijnë Kosovës, edhe nga udhëheqësit më të lartë shtetëror e institucional serb, duke filluar nga krimineli Aleksandër Vuçiq, ish shefi i BIA-s dhe vet ministri aktual i mbrojtjes serbe, që pothuajse nuk kanë të ndalur!”.

“Dislokimin kaq i madh i ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën, përveç provokimeve të hapura, është edhe akt i hapur destabilizues nga Serbia, e cila përkundër thirrjeve të SHBA-ve, që t’i tërheqë trupat ushtarake dhe të kontribuojë në uljen e tensioneve, ajo sa vije e shton kërcënimet e vazhdueshme, ndaj dhe është plotësisht me vend, që Kosova gjegjësisht institucionet tona të sigurisë dhe ato ushtarake të vendit tonë, janë duke i rritur në vijimësi, kapacitet mbrojtëse dhe në koordinim me KFOR-in, NATO-n, Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët tanë, të tjerë ndërkombëtar, përgatiten parreshtur, për mbrojtjen me sukses, nga agresioni i mundshëm i Serbisë hegjemoniste, ndaj territoreve dhe qytetarëve të Kosovës”, përfundon analisti politik, Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat