“U zbulua loja e Serbisë”/ Analisti zbardh detaje mbi sulmin terrorist në Banjskë - Kjo është “goditja” që Vuçiq mori nga Mbretëria e Bashkuar!

Politika

“U zbulua loja e Serbisë”/ Analisti zbardh detaje mbi sulmin terrorist në Banjskë - Kjo është “goditja” që Vuçiq mori nga Mbretëria e Bashkuar!

Nga: M.Haziri Më: 13 janar 2024 Në ora: 16:34
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka raportuar përpara deputetëve të Parlamentit Britanik për vizitën e tij në Kosovë. Ai është pyetur nga deputetja Alicia Kearns për situatën në Veri dhe për qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Cameron ka thënë se sulmi në Banjska ka mundur të jetë një ngjarje tepër e rrezikshme. Ai ka thënë se nëse shikohet tek sasia e armëve dhe numri i njerëzve që ishin të përfshirë, nëse s’do të ndaleshin nga Policia e Kosovës, Cameron thotë se do të kishte një varg sulmesh ndaj stacioneve policore dhe do të vendoheshin barrikada nëpër rrugë.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Skënder Mulliqi.

Image
Skënder Mulliqi

Ai thotë që Mbretëria e Bashkuar së fundmi ka përkrahur Kosovën, duke përmendur sulmin terrorist në Banjske dhe treguar që Serbia është një shtet manipulativë.

“Akti i terrorizmit serbomadh vitin e kaluar në Banjskë, nga pak u harrua nga BE, por jo edhe nga Britania e Madhe. Presidenti serb, Vuçiq këtë akt terrorist po e përdorë duke u përpjekur për të përfituar në kohë me manovrime të ndryshme politike, për të mbajtur Serbinë manipulative, në dy binarë politikë në atë të Perëndimit dhe të Rusisë. Këtë lojë të Vuçiqit nuk po e preferon Mbretëria e Bashkuar e cila gjithmonë ka qëndrime të qarta dhe të prera politike për secilën çështje që bëhet fjalë. Kur jemi te armatimi, presidenti serb flet për blerjën e armatimit nga Kina, e gjoja shpreh gatishmëri për integrim ushtarak me Perëndimin”, u shpreh ai.

Më tej analisti thekson që sulmi terrorist në Basnjskë tregon edhe njëhere lojën e ndyrë politike të Beogradit.

Sulmi në Banjskë nga ana e Vuçiqit dhe Radojçiqit, shpërfaqi gjithë lojën e ndyrë politike të Beogradit zyrtar karshi BE dhe Amerikës. Ishte kjo një ngjarje shumë e rrezikshme. Numri i terroristëve serbo-rus ishte i madh, dhe shumë më i madh ishte armatimi që ishte sjellë në Kosovë. “Nëse ky sulm nuk do të ishte ndalë me kohë , do të kishim pasur një sërë sulmesh në stacionët policore dhe vuarje të barrikadave në rrugë”, ka thënë, Ministri i Punëve të Jashtme, të Britanisë së Madhe, David Kameron. Ai në fjalimin e tij ju referua sulmit në Banjskë të 24 shtatorit të vitit 2013. David Cameron , i cili ishte në Prishtinë më 4 janar, e quajti Kosovën partner të veçantë strategjik. Duhet theksuar edhe qëndrimin e deputetes Alisa Kearns e cila po e zhvesh dyftyrësinë e nomenklaturës të çetnikizmit të Serbisë , në krye më Aleksander Vuçiqin”, shpjegon analisti.

Në fund analisti potencon që duke parë kërcënimet që Serbia dhe Rusia po bëjnë në rajon për luftë atëhereDASH ka miratur kërkesën e Kosovës për të shitur 246 sisteme antitank forcave të sigurisë, sipas marrveshjës ushtarake ndërmjet Republikës të Kosovës dhe SHBA-ve.

Sigurisht duke e pa se Rusia dhe Serbia po e kërcënojnë rajonin me luftë, DASH ka miratuar kërkësën e Kosovës për të shitur 246 sisteme antitank forcave të sigurisë, sipas marrveshjës ushtarake ndërmjet Republikës të Kosovës dhe SHBA-ve. Kjo edhe u bë lajmi qëndror në Serbi. Sistemet e tilla ukrainase kishin ndalur valen e parë të pushtimit rus. Kjo ngjarje për armatim të Kosovës, në rast mbrojtjeje nga agresioni serb, vjen pas deklaratës së Aleksander Vuçiqit, se Serbia posedon të gjithë forcën tankiste të marrë nga Rusia dhe Kina”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat