Eksperti jep një paralajmërim para samitit të Davosit, tregon çka mund të bëjë Serbia

Politika

Eksperti jep një paralajmërim para samitit të Davosit, tregon çka mund të bëjë Serbia

Nga: P.Rudi Më: 17 janar 2024 Në ora: 08:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Veriu i Kosovës nuk gjen qetësi. Së fundi, kjo pjesë e Kosovës është goditur nga shpërthimi me granata dore, ky mbetën dy persona të lënduar dhe 7 vetura të dëmtuara. Policia e Kosovës ka thënë se i ka identifikuar dy personat e përfshirë në këtë shpërthim, i cili ndodhi në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut.

E sipas ekspertit të sigurisë, Drizan Shala, ky shpërthim i fundit lidhet me ‘luftën’ brenda bandave kriminale serbe që operojnë në veri të Kosovës.

Mund të themi se ky veprim i brendshëm është veprim mes grupeve kriminale serbe që për qëllim kanë pasur qërimin e hesapeve për shitblerjen e substancave narkotike. Në fillim pati raportime se ka qenë një konflikt ndëretnik, ku më pas Serbia mund ta përdorte për qëllime të veta politike, por nga informacione që i ka marrë Policia e Kosovës dhe mekanizmat e tjerë të sigurisë, del se ka pasur konflikt mes të njëjtit komuniteti, atij serb, dhe si pasojë njëra palë ka përdorur mjete ushtarake – granatë dore, duke tentuar të shkaktoj humbje në grupacionin tjetër”, shprehet Shala për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

Siç thotë Shala, tanimë Policia e Kosovës e ka nën kontroll situatën në veri të Kosovës, pasi tanimë nuk është më aktiv brenda Kosovës grupi i terroristit, Milan Radoiçiq.

Ndikimi i Beogradit në veri ka rënë në minimale, dhe grupi i Radoiçiqit nuk është aktiv brenda territorit të Kosovës. Çka vlen të theksohet është se Policia e Kosovës tani më situatën e ka nën kontroll dhe në javët në vijim pritet të kemi aktivitete të caktuara në luftimin e grupeve kriminale që kanë rënë ndesh me normativën dhe situata për shkarkim të kryetareve nuk mund të ndikojë në cenimin e sigurisë në atë pjese sepse s’ka ndikim me sikur kishte Beogradi”, nënvizon Shala, i cili jep edhe një paralajmërim sa i përket veriut të Kosovës.

Deri sa të mbahet takimi në Davos të Zvicrës, situata do të jetë e tensionuar dhe Serbia do të tentojë në formacione të caktuara të nxis dhe të reagojë në forma pakënaqësie qytetarë në raportim me gjithë sistemin dhe qëndrimet politike të Republikës së Kosovës”, shton Shala.

Për fund, eksperti Shala paralajmëron edhe njëherë shtyrjen e zgjedhjeve në rast se mbahen në veri të Kosovës.

Në rast se vlerësohet që mbajtja e zgjedhjeve nuk mund të mbahen si pasojë e zhvillimeve në siguri, atëherë do të kemi shtyrje të tyre deri sa të mund të kemi atmosferë për mbajtje, por që organet e sigurisë e kanë dëshmuar që mundin të organizojnë zgjedhjet në atë pjesë edhe në bazë të kërcënimeve që ishin nga grupi terrorist i Milan Radojciqit”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat