Alarmi për luftë në Kosovë/ Veprimtari i çështjes kombëtare: Të gjithë shqiptarët dhe bizneset të japin 10% të pasurisë për Ushtri e Polici

Politika

Alarmi për luftë në Kosovë/ Veprimtari i çështjes kombëtare: Të gjithë shqiptarët dhe bizneset të japin 10% të pasurisë për Ushtri e Polici

Nga: Nehat Shaqiri Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 22:07
Ushtria e Kosovës

Veprimtari i çështjes kombëtare prof. Fahri Mahalla, thotë se pa financa nuk ka shtet të fortë dhe as mbrojtje të sigurt.

Kështu ai është shprehur teksa komenton deklaratat për luftë që po bëhen kohën e fundit në Kosovë.

Ai thotë se, për luftë duhet të flitet, dhe duhet të përgaditemi me kohë.

“Kur flitet për luftë, bëhet përgaditja psiqike e popullatës. Ministria e Mbrojtjes ta themelojë sa më parë mbrojtjen civile në nivel të Kosovës. Bizneset dhe ne të gjithë shqiptarët, që kemi para të deponuara, në për banka kudo qoftë, t’i japim shtetit tonë Kosovës 10%, nga shuma që e kemi të rezervuara. Paratë e grumbulluara, të përdorën enkas për mbrojtje, për armatosjen e Ushtrisë - Policisë dhe përgaditjen e Mbrojtjes civile, në nivel të Kosovës. Tani nëse i japim 10% të pasurisë, ka vlerë shumë të madhe. Nëse presim me fillu lufta, e pastaj mi dhanë 10% nuk kanë vlerë, atëherë duhet m’i dhanë 100%, çka kemi. Tani ka vlerë 10%, për ta forcua shtetin e Kosovës, dhe shtetin shqiptar”, thotë Mahalla për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, në këtë aksion duhet të kyqen të gjithë shqiptarët për t’u përegaditë me kohë.

“Një duhet ta kemi parasysh. Me ba me ndodhë një luftë globale botërore, secili i kthehet vendit të tij. Edhe këtë duhet ta kemi parasyshë ne shtetasit e Republikës së Kosovës, edhe të Shqipërisë, njëherit të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhemi, duhet ta dimë me kohë, se ku do të jemi të vendosur, dhe çfarë detyre do të kryjmë për t’u përegaditë me kohë. Të gjithë shqiptarët, dhe të tjerët, që jetojnë në Republikën e Kosovës, e kanë për obligim me dhënë kontributin e tyre për Republikën e Kosovës. Edhe shteti shqiptar duhet ta bëj një përgaditje me kohë. Ta armatosim me armatim modern ushtrinë dhe policinë e Kosovës, dhe të Shqipërisë për ta mbrojt shtetin e Kosovës dhe Shqipërinë, dhe shqiptarët kudo që ndodhen në trojet e tyre”, potencon ai.

Ai shton se, zjarrëfikësit dhe resori shëndetësor për dhënien e ndihmës së parë, janë të lidhur ngushtë mes veti.

Image
Fahri Mahalla

“Spitalet të paisen me automjete moderne, për tua dhënë ndihmën e parë atyre që kanë nevojë. Zjarrfikësit të paisen me automjete bashkëkohore, me aparatura  adekuate, për t’i shuar zjarret, dhe për t’i evakue, ata që mbesin të bllokuar nëpër ndërtesa dhe shtëpija. Zjarrëfikësit shpëtojnë jetëra njerëzish. Zjarrfikësit të paisen me të gjitha mjetet që ju nevoiten. Paraja krynë punë. Asgjë nuk realizohet pa para. Ne shqiptarët kudo që ndodhemi në globin tokësor së pari ta japim kontributin financiar për t’u përgaditur me kohë. Të gjithë ata shqiptarë që kanë gjak shqiptari e që kanë biznese e para të depozura nëpër banka, të japim tani 10%, nga shuma e parave që i kemi të depozuara për ta mbrojtur shtetin e Kosovës, dhe shtetin shqiptar. Për t’i mbrojt shqiptarët në trojet e tyre, edhe të tjerët që janë në mesin e shqiptarëve. Sytë janë me parë, veshët janë me dëgjue. Bota ëdhtë para një lufte globale. Ukraina u sulmue nga Rusia. Lufta mes Izraelit dhe Palestinës po vazhdon. Serbia po e kërcënon Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen”, shton tutje ai.

Profesori pohon se, masonët dhe të tjerët ndoshta e kanë në program, për ta ndarë rruzullin tokësor në kontinente për interesat e tyre.

“Ne shqiptarët çdoherë jemi vonuar, kësaj radhe nuk duhet të vonohemi. Duhet të përgaditemi me kohë. Nuk duhet të bëjmë sehir, sikur nuk do të ketë luftë, dhasht Zoti të mos ketë luftë. Po nëse lufta ndodhë, ne duhet të jemi të përgatitur për ta mbojt shtetin e Kosovës dhe shtetin shqiptar, për t’i mbrojt familjet tona, për ta mbrojtur edhe pasurinë që e kemi. Për t’i mbrojtë shqiptarët kudo që ndodhen. Pa para nuk ka mbrojtje dhe nuk ka as siguri. Si shembull ta marrim Ukrainën dhe popullaten e Ukrainës. Sa mirë u organizuan, dhe sa mirë po e mbrojnë shtetin e tyre. Sikur ukrainasit të mos ishin të përgaditur me kohë, sikur të mos ishte  financue nga miqtë e tyre nuk do t’i rrezistonte një super fuqie, si që është Rusia fashiste. Po ashtu ishte edhe me luftën e fundit në Kosovë. UÇK-ja, e filloi luftën. Me rëndësi e ka fillue. Pastaj të tjerët na ndihmuan për ta çlirue Kosovën, nga okupatori serb. Fati jonë  ishte dhe ashtë Amerika me ne, bashkë me shtetet demokratike të Evropës”, thotë ai.

Mahalla pohon se, ne shqiptarët nëse edhe kësaj radhe vonohemi do ta paguajmë shumë shtrenjt.

Mirë është të mos vonohemi, siq u vonuam në luftën e fundit në  Kosovës. Organizimi bëhet para se me fillue lufta. Gjatë luftës është e pamundur me u organizue siq duhet. Tani Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete, mundësitë i kemi për t’u organizue, për t’u mbrojt nga Serbia fashiste dhe nga të tjerët. Ne të moshuarit duam të mobilizohemi, prej moshës 60 deri 70 vjeqare, ata që janë me shëndet të mirë për të dhënë kontributin tonë. Ne duam të  pozicionohet në istikame, dhe nuk do t’i lëshojë deri në vdekje nëse e kërkon nevoja. Moshat e reja mund të lëvizin dhe t’i ndërrojnë pozicionet sipas nevojave dhe urdhërave”, shprehet ai.

Profesori tutje kërkon që pozita dhe opozita të afrohen sa më parë mes veti dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për të hartua një strategji të mbrojtjes me ekspert.

“Mos afrimi i pozitës dhe opozitës, të dy palët do të mbajnë përgjegjësi historike para shqiptarëve, prandaj mos të ndodhë siç ka ndodhë me qenë të përqarë si ën luftën e fundit në Kosovë. E kam një parandjenë. Dhjet vite para se me fillue lufta e fundit në Kosovë i kemi pasë fillue përgaditjet me vullnetar, për të qenë të pregaditur për ta çlirue Kosovën nga okupatori serb. Edhe atëherë disa thonin nuk do të ketë luftë, por lufta ndodhi. Edhe kësaj radhe po ju themë se ne shqiptarët duhet të përgaditemi për  luftë. Dhashtë Zoti që lufta të mos ndodhë. Po nëse lufta ndodhë. Ne  duhet të jemi të përgaditur. Zoti i bekoftë Shqiptarët. Zoti i bekoftë  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet Demokratike të Evropës. Ne shqiptarët e bashkuar do të jemi fitimtar”, përfundon veprimtari Fahri Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat