“Po mendon vetëm për luftë”/ Avokati shqiptar “godet” Vuçiqin, jep një parashikim të keq për Serbinë!

Politika

“Po mendon vetëm për luftë”/ Avokati shqiptar “godet” Vuçiqin, jep një parashikim të keq për Serbinë!

Nga: M.Haziri Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 09:54
Spartak Ngjela

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk po e nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, me qëllim që sipas tij, ta lërë të hapur një mundësi për t’u kthyer në Kosovë.

Ai ka bërë thirrje që marrëveshja të nënshkruhet urgjentisht.

Në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë për Ballkanin Perëndimor, i organizuar nga instituti Chatham House të hënën, Kurti ka shtuar se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë me vëmendje reformimin demokratik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që sipas tij, të hiqet rreziku nga ndonjë tension i mundshëm.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Ai thotë se Vuçiq është një Millosheviç tashmë i njohur për inatin e një nacionalisti vulgar.

Sipas avokatit, Serbia është krizë mirëpo të njëjtën nuk po e pranon Vuçiq dhe se avancimi i dy shteteve shqiptarë në Gadishullin Ilirik, e ka hedhur në një dëshpërim patologjik.

“Vuçiç është një Milosheviç i njohur tani, por ka vetëm inat të një nacionalisti vulgar dhe mediokër në intelekt. Asgjë nuk bën dot Vuçiç kundër shqiptarëve. Pasioni i sëmurë i të mundurit në luftë që kërkon revansh, po e bën atë qesharak. Këta janë serbët e politikës ekstreme sot. Serbia është në krizë, dhe Vuçiç nuk e pranon dot, sepse është racizmi antishqiptar që e mundon. Por, në thelb, sëmundja e tij është kompleks inferioriteti i kësaj kohe në krahasim me shqiptarinë. Avancimi i dy shteteve shqiptarë në Gadishullin Ilirik, të gjithë fluksin e Milosheviçit në Beograd, e ka hedhur në një dëshpërim patologjik. Nuk e pranojnë dot humbjen, se e ardhmja do të jetë rruga e bashkimit kombëtar të shqiptarëve që jetojnë në Gadishullin Ilirik”, u shpreh ai.

Avokati më tej thekson që Serbia është humbëse përballë Kosovës dhe se me ose pa marrëveshje me Serbinë, është një shtet shqiptar i pavarur.

“Koha i ka mundur serbët përfundimisht, por shtypja psikike që ndiejnë e hedh Vuçiqin në akte brutale, por serbët e dinë që nuk kanë forcë. Edhe Vuçiç nga kjo sëmundje po vuan. Dhe kërkon ndihmë sa në Moskë e sa nëpër disa vende të Evropës, por asgjë. Kosova është një shtet që e ka mundur Serbinë në luftë. Por Serbia çfarë ka qenë para Luftës Çlirimtare të Kosovës? Serbia ka qenë një shtet pushtues dhe ushtrues i një dhune të gjatë kundrejt shqiptarëve të Kosovës. Dhe Serbia u mund të luftë, kurse Kosova tani është në triumfin e saj, që po spikat çdo ditë. Atëherë? Asgjë nuk bën dot Vuçiç me aktet e tij prej një të dëshpëruari. Vuçiç duhet të qetësohet, se me ose pa marrëveshje me Serbinë, Kosova është një shtet shqiptar i pavarur. Kurse kryeministri Kurti duhet që të mos lejojë më asnjë shenjë serbe në territorin shqiptar, sepse kjo është detyrë e historisë aktuale e shqiptarisë në Gadishullin Ilirik”, përfundoi avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat