Veprimtari thirrje LDK-së: Largoni me fakte ata që dëmtuan partinë - Kërkon shkrirjen e Partisë Guxo në LDK dhe Vjosa Osmanin kryetare

Politika

Veprimtari thirrje LDK-së: Largoni me fakte ata që dëmtuan partinë - Kërkon shkrirjen e Partisë Guxo në LDK dhe Vjosa Osmanin kryetare

Nga: Nehat Shaqiri Më: 1 prill 2024 Në ora: 20:49
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku

Veprimtari i çështjes kombëtare, profesori Fahri Mahalla, thotë se presidenti historik Ibrahim Rugova, me stafin e tij të artë, i themeluan institucionet e Kosovës, nën okupimin serb, si dhe themeluan fondin Ndihma për Kosovën, në Kosovë, dhe në diasporë për t’i financuan institucionet paralele të Kosovës, nën okupimin serb, dhe për ta ndihmuar popullin shqiptar, që mos të përkulet para okupatorit serb.

Sipas tij, nga fondi shtetëror i Republikës së Kosovës, dhe nga aksioni gjithçka për Pavarësinë e Kosovës, është financuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Pa para nuk ka shtet. Nuk do të kishte as organizim për ta çliruar Kosovën nga okupatori serb. LDK-ja, e kishte themeluar mbrojtjen civile, për ta mbrojt popullin e Kosovës, nga çetnikët serb. Të gjitha Fondet dhe aksionet janë udhëhequr nga veprimtarët e LDK-së. Bashkë me LDK-në, ishte edhe Partia Demokristiane e Kosovës, në krye me Akademik Mark Krasniqin. Veprimtarët e dy partive, punuan 10 vite, me shpirt, dhe me zemër, për t’i financuar Institucionet paralele të Kosovës, nën okupimin serb, për ta ndihmuar populli shqiptar të Kosovës, për mos me u përkulur, para okupatorit serb. Pa financa, nuk ka shtet, nuk ka as ushtri, nuk ka as mbrojtje, nuk ka as siguri. Ata që nuk e kanë kuptuar deri më tani, një ditë do ta kuptojnë”, thotë ai.

Mahalla thekson se, fqinjët tanë Greqia me Serbinë, bashkë me të tjerët, e kishin përgatitur strategjinë, për ndarjen e trojeve shqiptare.

“Në vitin 1997 e shkatërruan Shqipërinë për tre ditë. E shkatërruan mbrojtjen shtetërore, që e kishte ndërtuar komunizmi për 55 vite. E pabesueshme por e vërtet. Shtrohet pyetja ku ishin eprorët e ushtrisë së shtetit shqiptar,  ku ishin ata gjeneral, që nuk i dolën në mbrojtje shtetit shqiptar. Projekti i armiqve tanë ishte, së pari të shkatërrohet Shqipëria, pastaj të sulmohet Kosova nga Serbia. Turqia e shpëtoi Shqipërinë nga Greqia. Amerika e shpëtojë Kosovën, bashkë me shtetet demokratike të Evropës. Rugova me stafin e tij të artë, krijoi miq kudo në botë, për ta shpëtuar Kosovën, dhe shqiptarinë. Armiqtë e shqiptarëve nuk po flejnë, ata duan të na zhdukin nga faqja e dheut. Ne shqiptarët kudo që jemi, duhet t’i  forcojmë dy shtetet tona. Shqipërinë, dhe Kosovën. Ne shqiptarët, duhet të jemi të bashkuar, dhe të përgatitur, për t’u mbrojtur. Dr Ibrahim Rugovën, me stafin e tij të artë. E krijuan sistemin financiar, për grumbullimin e mjeteve financiare, në Kosovë, dhe në diasporë. E themeluan Fondin Ndihma për Kosovën, fondi u themelua në  Zvicër, në Kantonin e ST. Gallenit. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së vitit 1990, në koordinim me LDK-në, e shpallën Pavarësinë e Kosovës, para dyerve të Kuvendit. Njëherit e shpallen edhe Kushtetutën e Kosovës në Kaçanik, me 7 shtator të vitit 1990”, thotë ai i cili shton se, LDK-ja, organizojë zgjedhjet, dhe Referendumin, nën okupimin serb.

Image
Fahri Mahalla

“LDK-ja formoi Qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil. Rugova me stafin e tij të artë, e udhëhoqën politikën largpamëse, nën okupimin serb. Rugova me stafin e tij të artë, e jetësuan shtetin e Kosovës. Si stafi i tij i artë lindin një herë në 100 vite. Si Ibrahim Rugova, dhe Adem Jashari, lindin një herë në 200 vite. Shaban Jashari e sakrifikojë tërë familjen e tij për Kosovën, për t’i motivuar shqiptarët, për të luftuar kundër okupatorit serb. Tani LDK-ja, e ka shansin, për ta ngrit përqindjen në zgjedhjet e ardhshme nacionale, nëse din me shfrytëzuar situatën. LDK-ja, tani duhet të jetë shumë e kujdesshme në vlerësime. Se me kë do të bëj koalicion, LDK-ja nuk duhet të bëj koalicion me ato parti, që më shumë e duan  pushtetin se sa shtetin e Kosovës. LDK-ja duhet të qëndrojë vertikalisht, pa u përkulur. LDK-ja gabon nëse largohet nga politika rugoviane. Dr. Ibrahim Rugova me stafin e tij të artë, udhëhoqi një politik Kombëtare. LDK-ja me anëtarësinë e saj, udhëhoqi fondet dhe aksionet, në Kosovë, dhe në diasporë. Njëherit edhe i financojë përmes anëtarësisë, dhe simpatizuesve të LDK-së. Tani jemi të lirë, është shumë më lehtë për me u organizua, dhe për të punua për shtetin tonë Kosovën. Ata që e shfrytëzuan pasurinë e Kosovës, për interesat e tyre, sa ma parë duhet të dalin para drejtësisë. keqpërdoruesit e duan Kosovën të mjegulluar, për me i ikë drejtësisë”, potencon ai.

Profesori shton se, shqiptarët e ndërgjegjshëm, e bënë Kosovën shtet, i themeluan institucionet paralele në Kosovë, nën okupimin serb.

“Njëherit edhe i financuan. E ndihmuan  popullin shqiptar të Kosovës, për mos me u përkulur para okupatorit serb. Dega e LDK-së në Zvicër, e themelojë Fondin Ndihma për Kosovën, në Kantonin e St. Gallenit me datë 02.12.1990. Dëshmi është Ekstrakti, i përgatitur nga kryetari i degës së LDK-së Shaip Latifi. Në këtë takim ishin prezent nga Kosova, anëtarët e kryesisë qendrore të LDK-së, prezent ishte Bujar Bukoshi, Ali Aliu, Mehmet Kraja. Në ekstrakt janë të shkruar emrat e të zgjedhurve, për t’i formuar  strukturat organizative të Fondit Ndihma për Kosovën. Në nivele të Kantoneve, e pastaj në nivel të  Zvicrës. Takimi i dytë u caktua në Bernë, në fund të dhjetorit të vitit 1990. Në takimin e Bernit, prezent ishin Fahri Mahalla, Osman Shaqiri, Agush Ismajli, Shabi Matoshi, Skënder Sahiti. Në mbledhjen e Bernit, nuk erdhi kryetari, nuk erdhën edhe të tjerët, që ishin të zgjedhur në takimin e parë në St. Gallenit. Pse nuk erdhën ata e dinë, më vonë edhe ne e kuptuam. Në çdo mal ka dhelpra, ka edhe ujq, dhelprat çdo herë përfitojnë, nga mbetjet e Ujqve. LDK-ja, themelojë Fondet, dhe shpallte aksione, për ta ndihmuar Kosovën dhe  popullin shqiptar të Kosovës, për t’u çliruar nga okupatori serb”, shton ai.

Sipas tij, LDK themelojë këto fonde: Fondin Ndihma për Kosovën; Fondin gjithë Kombëtar; Fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës, i quajturi fondi i 3%. Ndërsa LDK-ja shpalli këto aksione: Aksionin Nënë Tereza për të grumbulluar barna dhe ushqime; Aksionin ndihma për Drenicën; Aksionin gjithçka për pavarësinë e Kosovës, për ta financuar luftën e UÇK-së; Aksionin ndihma për Arsim; Aksionin ndihma për Shëndetësi; Aksionin ndihma për minatorët.

“Të gjitha Fondet dhe Aksionet i organizuan, dhe i  udhëhoqën Veprimtarët e LDK-së. Bashkë me veprimtarët, e partisë Demokristjane të Kosovës, në krye me Akademik Mark Krasniqin. Kjo ishte gjenerata e artë e veprimtarëve të çështjes kombëtare. Pa para nuk ka shtet, nuk ka as çlirim, nuk ka as siguri. Ne shqiptarët duhet të përgatitemi me kohë, për ta mbrojtë Kosovën, dhe Shqipërinë. Presidenti historik Ibrahim Rugova, me stafin e tij të artë, e rrëzuan përtoke mitin serb. E njoftoji botën, me të vërtetën për Kosovën e Dardanisë. E njoftuan botën, se Kosova nuk ka qenë kurrë e Serbisë. Kosova ishte e okupua nga Serbia, mbasi që u tërhoq okupatori turk nga Kosova, pastaj Kosovën e okupojë Serbia, me ndihmën e Rusisë. Serbia okupojë mbi 50 për qind të trojeve të Shqipërisë. Në Kosovën e Dardanisë, tani jetojnë mbi 95 për qind të shqiptarëve, në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 50 për qind shqiptar, duke i llogarit edhe shqiptarët e besimit ortodoks, të asimiluar. Nga momenti që krijohet siguria, se cili shqiptar, dëshiron të kthehet në rrënjët e veta, pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët, tani nuk kanë nevojë me luftuar për t’u bashkuar. Shqiptarët  janë natyralisht të bashkuar. Shqiptarët tani duhet të luftojnë me punë, për të hyrë në Bashkësinë e shteteve Evropiane”, potencon Mahalla.

Veprimtari thotë se, Kosova dhe Shqipëria, tani duhet të pajisen me armatim modern, për t’u mbrojtur, dhe për t’i mbrojtur shqiptarët kudo që ndodhen në trojet e veta.

“Nga momenti që shtetet e Ballkanit, hynë në Bashkësinë e shteteve Evropiane shqiptarët vetvetiu bashkohen. Në këto rrethana, shqiptarët kudo që ndodhen, duhet të bashkëpunojnë  mes veti. Sidomos Institucionet e Kosovës, dhe të Shqipërisë. Tensionet janë të ngritura kudo në botë. Rusia po përpiqet, ta destabilizojë Ballkanin, përmes Serbisë. Të sëmurit mental, kudo në botë, duan të hyjnë në histori, para se të vdesin. Gjëja se po i marrin tokat e tyre, në realitet këta po i okupojnë tokat e fqinjëve. Pa i llogaritur pasojat. Tokat e okupuara, nuk mbeten përgjithmonë nën okupim. Të okupuarit, nga momenti që forcohen, luftojnë për t’i  çliruar tokat e okupuara. Si luftojë Kosova, për t’u çliruar nga okupatori serb? Ata që e nënshkruajnë okupimin, ata mbeten nën okupim, përgjithmonë. Për atë nuk duhet të nënshkruhet okupimi. Shqiptarët e ndërgjegjshëm, çdo herë kanë punuar me shpirt, dhe me zemër, për t’i çliruar trojet. Familja e Shaban Jasharit, e sakrifikojë tërë familjen për Kosovën, për t’i motivuar shqiptarët, për ta çliruar Kosovën, nga okupimi serb. Shqiptarët e ndërgjegjshëm, i kanë dhanë të gjitha për Kosovë, dhe për shqiptarinë”.

Ai shton se,Lidhja Demokratike e Kosovës, e kishte themeluar mbrojtjen civile nën okupimin serb dhe aksionet kryheshin kundër milicisë serbe, në koordinim, me stafin politik, për t’i dhanë efektet politike në arenën ndërkombëtare.

“Profesor Fehmi Agani, ishte promotor i LDK-së, edhe koordinues i aksioneve, dhe i diplomacisë. Profesor Fehmi Agani e tregojë një rast, në një rreth të ngushtë. Tregojë për një takim që e kishte pasur me disa politikan Evropian. Siq tha Agani, në atë takim e paraqiti gjendjen e tensionuar, dhe shumë të vështirë në Kosovë, ju tregova se milicia serbe dhe paramilitarët serbë, po bëjnë krime ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ju thashë edhe durimi e ka fundin. Shqiptarë nuk e durojnë terrorin serb. Situata mund të eskaloj, në një luftë të armatosur, për t’u çliruar nga okupatori serb. Profesor Agani tha, disa këtë e morën si fjalë goje, disa edhe me injorancë. Profesor Aganit tha, me t’u kthyer në Kosovë, djemve të artë të gueriles, ju dhanë urdhrat, për t’i kryer disa aksione, kundër milicisë serbe. Për tua bërë me dije atyre, të atij takimi, se nuk ishin vetëm fjalë goje. Profesor Fehmi Agani tha, në takimin e radhës, e pamë se ishin njoftuar për aksionet, që i kishte kryer guerila, e kuptuan se nuk kishin qenë vetëm fjalë goje. Fjalët nëse nuk lidhen me vepra konkrete, mbesin vetëm fjalë goje. Sulmet ishin kryer, në regjionin e Dukagjinit, dhe në zonën e Llapit. Profesor Agani tha, kur sulmet kordinohen, me stafin politik, arrihen qëllimet politike. Kur të tjerët mundohen, me i marrën meritat e tjerëve, ata e prishin strategjinë e projektuesit”, thotë ai.

Ai shton se, gjenerata e artë në krye me Ibrahim Rugovës, e bindi botën demokratike, për ta sulmuar milicinë dhe ushtrinë serbe në Kosovë, e bindën boten, për me sulmuar edhe shteti serb.

“Kryesia aktuale e LDK-së, ta vazhdoj politikën rugoviane. LDK-ja, t’i mbaj lidhjet, me ish udhëheqësit e LDK-së, e të gjitha gjeneratave. Në shenjë respekti, udhëheqësit dhe veprimtarët e LD-së, të thirren në përkujtime, dhe në festat e LDK-së. Veprimtarëve të LDK-së, t’u jepet nga një mirënjohje, për punën që kanë bërë për Kosovën, dhe për LDK-në. Mirënjohje vetëm për ata, që i kanë mbet besnik LDK-së, deri në ditët e sotme. Me një mirënjohje e nderon veprimtarinë, e nderon edhe familjen e tij, ia nderon farefisin, ia nderon miqtë,  dhe shoqërinë e tij. Kur e bëjmë një llogari matematikore, e shohim sa shumë po zgjerohet rrethi, në të mirë të LDK-së. Aty ku nuk respektohen gjeneratat e vjetra, ua sharrisim këmbët gjeneratave të reja. Aty ku respektohen gjeneratat e vjetra, i motivon gjeneratat e reja për të kontribuar, për çështjen kombëtare, për shtetin, më në fund për partinë. zinxhiri nuk duhet të këputet, vetëm hallkat duhet t’i shtohen zinxhirit. Dr. Ibrahim Rugovës, dhe stafi i tij i artë, çdoherë e ka dëshmuar me punë konkrete”, thotë ai.

Tani ai shton se edhe LDK-ja, duhet ta dëshmojë me punë konkrete.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e ardhshme nacionale mund të garoj, për vendin e parë, nëse partia Guxo shkrihet në LDK. Kjo mund të ndodhë, vetëm nëse Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e  LDK-së. Nëse nuk arrin me u bashkuar, të bëj koalicion me partinë Guxo. LDK e ka shansin, për ta udhëheq shtetin e Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet t’i pastroj radhët e veta. Duhet me au marrë mirënjohjet, dhe dekoratat, atyre që e kanë dëmtuar rëndë LDK-në, në koordinim me kundërshtarët politik. Nëse LDK-ja, i largon me fakte, ata që e dëmtuan LDK-në. LDK-së, do t’i kthehen ish anëtarët dhe simpatizuesit. LDK-ja, duhet të ketë shumë kujdes, se  me kë do bëj koalicion. Jo koalicion me ata që e kanë tradhtuar LDK-në. Jo koalicion me ata që më shumë e duan pushtetin, se shtetin e Kosovës”, përfundon veprimtari Fahri Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat