Fondet e LDK-së gjatë luftës/ Veprimtari kërkon zbardhjen nga Gjykata: Raportin e Isa Mustafës e kam dërguar në Gjykatë...

Politika

Fondet e LDK-së gjatë luftës/ Veprimtari kërkon zbardhjen nga Gjykata: Raportin e Isa Mustafës e kam dërguar në Gjykatë...

Nga: N. Sh. Më: 2 prill 2024 Në ora: 22:03
Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi

Veprimtari i çështjes kombëtare, profesori Fahri Mahalla, ka theksuar se, fondi Shtetëror i Republikës së Kosovës, u themelua me iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kosovë, dhe në diasporë, për t’i financuar institucionet paralele të Republikës së Kosovës, nën okupimin serb.

Ai thotë se, LDK-ja, me veprimtarët dhe me anëtarësinë si dhe simpatizuesit e LDK-së, i financoji institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Përkrah LDK-së, ishte Partia Demokristiane e Kosovës, në krye me Akademik Mark Krasniqin. LDK-ja, i themelojë këto fonde: Fondin Ndihma për Kosovën; Fondin gjithë Kombëtar; Fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, i quajturi fond i 3%; LDK-ja, i shpalli këto aksione; Aksionin ndihma për Arsim; Aksionin ndihma për Minatorët; Aksionin ndihma për Drenicën; Aksionin ndihma për shëndetësinë; Aksionin në emër të Nënës Tereze, për ta ndihmuar Kosovën, me barna, dhe ushqime; Aksionin për Pavarësinë e Kosovës. Me paratë e grumbulluara, nga ky aksion, është financuar lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, për ta çliruar Kosovën, nga okupatori serb”, tregon Mahalla.

Profesori thotë se, nga momenti që është formuar Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil, me kryeministër Bujar Bukoshin, me Ministrin e Financave Isa Mustafën, LDK-ja, të gjitha paratë e grumbulluara, nga Fondet dhe aksionet, i ka bartë në Fondin Shtetërore të Republikës së Kosovës.

“Shqiptarët e ndërgjegjshëm paguan në fondin shtetëror të Kosovës 3 për qind nga rroga neto. Shtrohet pyetja, sa për qind e shqiptarëve kanë paguar, në Fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës, dhe sa për qind ju kanë përgjigjur aksioneve të shpallura, për ta ndihmuar popullin e Kosovës. Sipas një llogarie që e kemi bërë, kanë paguar 10 për qind deri 15 për qind e shqiptarëve. Saktësisht mund ta dijë Ministri i Financave Isa Mustafa, duke u bazuar në raportin e bankave, kudo në botë, ku kanë paguar mërgimtarët. Nuk mund të jetë përqindja e sakët, sipas Raportit përfundimtar, të Ministri të financave Isa Mustafa. Shifrat e Raportit financiar Përfundimtar, duhet të përputhen me shifrat e raporteve të bankave, vetëm atëherë mund ta besojmë përqindjen, se sa kanë paguar. Raportin financiar përfundimtar të Isa Mustafës, e kam dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për ta shqyrtuar, dhe për ta kontrolluar, me ekspert të Financave”, thotë ai.

Image
Fahri Mahalla

Profesori shton se, sipas shkencëtarëve, thuhet, kombet e shkolluara, mund t’i kenë 15 për qind të popullatës të ndërgjegjshëm, të tjerët me shkollime mesatar, mund të kenë 5 për qind deri në 7% të ndërgjegjshëm, do të thotë, për Kosovën, kanë paguar 10 për qind deri 15 për qind e shqiptarëve, nuk jemi edhe shumë keq.

“Nuk kanë paguar 85 për qind e shqiptarëve, për Republikën e Kosovës. Disa shqiptarë, jo që nuk kanë paguar por bënin thirrje për mos me paguar në Fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës, bënin thirrje mos me paguar edhe në aksionet e shpallura. Këtyre me ju thanë fundërrina shqipfolëse, po më duket pak, po ju them fundërrina të njerëzimit, ku përfshihet i tërë njerëzimi. Këto fundërrina edhe sot mburren që nuk kanë paguar për Kosovën. Si arsye thonin se paratë po keqpërdoren, lloj - lloj etiketimesh. Ata që kanë keqpërdor, duhet të nxirren para drejtësisë. Shqiptarët që nuk kanë paguar, në fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës, dhe ata që kanë bërë propagandë, për mos me paguar, të nxirren para drejtësisë. Në fondet dhe në aksionet e shpallura, kanë paguar shumë pak, nga minoritetet e Kosovës”, potencon ai.

Ai shton se, fondi gjithë Kombëtar u themeluar në Zvicër, me pëlqimin e Qeverisë së Kosovës në ekzil, me pëlqimin e të gjitha partive politike të shqiptarëve, dhe në atë takim të gjithë u pajtuam, për të paguar në fondin gjithë Kombëtar, qëllimi ishte të bashkohemi, në luftë kundër Serbisë, për ta çliruar Kosovën, nga okupatori serb.

“Pas disa jave, përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve, bashkë me anëtarësinë e tyre, u vet larguan, pa e paguar asnjë cent, në Fondin Gjithë Kombëtar. Në fondin gjithëkombëtar vazhduan të paguanin, anëtarët dhe simpatizuesit e LDK-së, edhe anëtarët e partisë Demokristiane, në krye me akademik Mark Krasniqi. Në Fondet dhe në aksionet e shpallura, kanë paguar shqiptarët e ndërgjegjshëm. Veprimtarët nuk kanë patur të drejt, me i detyruar shqiptarët, për me paguar në fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës, çdo gjë mbetej në ndërgjegjen e secilit shqiptarë, për të paguar, apo për mos me pagua”, thotë Mahalla.

Ai flet për historikun e themelimit të Fondeve, Fondi i parë, është Fondi Ndihma, u themeluar në Kantonin e St. Gallenit në Zvicër.

“Takimi u mbajt me datën 2 dhjetor 1990. Dëshmi është Ekstrakti i (procesverbali), i nënshkruar dhe i vulosur nga kryetari i degës së LDK-së, Shaip Latifi. Në atë takim prezent ishin edhe përfaqësuesit e LDK-së, nga Kosova. Bujar Bukoshi. Ali Aliu e Mehmet Kraja. Në takimin e Parë, u zgjodh  kryesia organizative, për t’i organizuar strukturat e fondit, në nivel të Kantoneve, e pastaj në nivel të Zvicrës. Takimi i dytë u caktua në Bernë të Zvicrës, në fund të muajit dhjetor të vitit 1990. Në takimin e Bernit nuk erdhi kryetari, nuk erdhën edhe ata  që duhej të vinin. Në takimin e Bernit prezent ishin  Fahri Mahalla, Osman Shaqiri, Ismajl Agushi, Shabi Matoshi, Skënder Sahiti. Takimi filloi në ora 15,00. Ne që ishim prezent në takimin  e Bernit, i dhamë disa propozime rreth organizimit, biseduam edhe për hartimin e Projekt - Statutit, të Fondit Ndihma për Kosovën, në nivel të  Kantoneve, dhe në nivel të Zvicrës. Mbasi që u ktheva në Lozanë, paksa i dëshpëruar, por më shumë i motivuar për punë, në fillim të janarit të vitit 1991, fillova me përgatit një Projekt - Statut, si propozim. Duke u bazuar në strukturat organizative të LDK-së, mbase që nuk ishte në profesionin tim, për ta përgatit Projekt - Statutin e Fondit Ndihma për Kosovën. U takova me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajlin në Lozanë, për të përgatit Projekt - Statutin e Fondit Ndihma për Kosovën”, tregon ai.

Sipas tij, pasi që i analizuan të gjitha, me Ilazin, e gjetën një mënyrë efikase, për grumbullimin e mjeteve financiare, nga bashkatdhetarët.

“Që të paguhet nga rroga neto një përqindje, përqindjen nuk e caktuam. Para jo në dorë, pagesa të bëhet vetë në xhirollogarinë e Fondit. Menduam se duhet të formohet një komision nga Diaspora, për të qenë prezent, kur të tërhiqen mjetet financiare. Përqindjen e pagesës nga rroga neto, nuk e caktuam, përqindjen e pagesës e lamë të hapur, kur të zgjedhet Qeveria e Kosovës në ekzil, ta caktojë përqindjen e pagesës, nga rroga neto. Projekt - Statutin e ka shtyp, me makinë klasike të shkrimit. Naser Gashi, deputet i kuvendit të Kosovës, nga Komuna e Kaçanikut. Pastaj Projekt Statutin, ia kam dërguar me faks kryetarit të Degës së LDK-së, Shaip Latifit. Pas disa ditëve, e mora përgjigjen me shkrim, përmes faksit. Shaipi e kishte shkruar, se e kam lexuar Projekt Statutin e Fondit Ndihma për Kosovën. Projekt Statut i përket, të së kaluarës socialiste. Shaipi ishte i respektuar, ishte me përvojë organizative. Njeriu kur ngutet çdo herë gabon. Mbase që isha anëtar i kryesisë së nëndegës së LDK-së, në nivel të Kantonin Vaud, u takuam me kryesin e Nëndegës, për ta përgatit Projekt Statutin e Fondit Ndihma për Kosovën, sipas variantit, që e kishim përgatitë me Ilaz Ramajlin, por bëmë disa ndryshime të vogla. duke ja përshtat organizimeve të LDK-së. Projekt Statuti i Fondit Ndihma për Kosovën, është i nënshkruar nga kryesia e Nëndegës së Kantonit Vaud”, potencon ai.

Tutje ai tregon se pas disa muajve Shaip Latifi shkon në Lozanë, me profesor Fehmi Aganin, dhe me Açif Shehun.

“Haqifi ishte Kryetar i degës së LDK-së, në Komunën e Gjakovës. Nga Lozana u nisem me dy auto vetura, në drejtim të qytetit të Montrus. Automjetin që e voziste Bajram Syla, në te ishin Açif Shehu, Demë Jashari. Automjetin që e voziste Shaip Latifi, në te ishte profesor Fehmi Agani, dhe unë Fahri Mahalla, gjatë  rrugëtimit, derisa ishim duke lëvizur me automjet, profesor Aganit ia dhashë Projekt Statutin e Fondit Ndihma për Kosovën, variantin, që e kishim përgatitur me Ilaz Ramajlin, pasi që e lexojë, tha mirë i keni paraparë strukturat e organizimit, për grumbullimin e mjeteve financiare. Profesor Agani tha Projekt Statuti do të përgatitet me ekspert të LDK-së, ky Projekt do të udhëhiqet nga LDK-ja, në Kosovë, dhe në Diasporë, derisa të zgjidhet Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil. Fondi është regjistruar si fond humanitar, për ta ndihmuar Popullin e Kosovës”, thotë ai.

Ai tregon se, Qeveria e Kosovës në ekzil e ka caktuar pagesën 3 për qind, nga rroga neto.

“Mbase që mbërritëm mbi qytetin e Montrus. Duke ecur me Açif Shehun e hapa një temë, rreth organizimeve, për t’u përgatit me kohë për luftë, për ta mbrojtur popullin shqiptar nga çetnikët serbë, Açifi më tha për këso tema duhet të bisedohet. Duke biseduar me  Açifin, e dhashë një propozim, mirë është që fuqit prej plastike (kacat prej plastike), me i mbush me armatim, me veshje ushtarake, me ushqime të konservuar, dhe me barna etj. kacat të groposen, nëpër malet e Kosovës, sipas projektit, në rast se fillon lufta, të jemi të përgatitur. Fondi Shtetëror i Republikës së Kosovës, u regjistrua si Fond humanitar, më vonë u regjistruar si fond Shtetëror i Republikës së Kosovës, këtë e bëri ministri informimit Xhafer Shatri, në bashkëpunim me Kryesinë e Degës së LDK-së në Zvicër. Nga momenti që Qeveria e Kosovës në ekzil, e hapi xhirollogarinë, LDK-ja paratë që i kishte grumbulluar, përmes fondeve dhe aksioneve, të gjitha paratë, i barti në fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës. Veprimtarët e LDK-së, e kanë udhëhequr Fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës, në të gjitha shtetet e botës, bashkë me partinë Demokristiane, në krye me Akademik Mark Krasniqin. Në shtetet e perëndimit, dhe kudo në botë, është e ndaluar mi detyruar shqiptarët, për me paguar në fondin Shtetëror të Kosovës, kështu që mbetej, në ndërgjegjen e secilit shqiptar, për të paguar. Nëpër tubimet e LDK-së, dhe nëpër banesa ju shkonim shqiptarëve, për t’i motivuar, për të paguar në fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës”, shton tutje ai.

Ai pyet se sa është përqindja e shqiptarëve që kanë paguar në fondin shtetëror të Kosovës, si përgjigje mund të kenë paguar 10 për qind deri 15 për qind e shqiptarëve.

“Nuk kanë paguar 85 për qind e shqiptarëve, as nuk ju kanë përgjigjur aksioneve të shpallura, për ta ndihmuar Kosovën, dhe popullin shqiptar, për t’u çliruar nga okupatori serb. Disa shqiptarë, si që dihet, haptazi e kanë kundërshtuar pagesën në Fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës. Disa shqiptarë atëherë edhe tani po mburren, që nuk kanë paguar në fondin shtetëror të Kosovës. Ata duhet të nxirren para drejtësisë së Kosovës. Si shembull duhet ta marrim, shtetin kroat, ata që nuk i kanë kryer obligimet ndaj shtetit kroat, atyre ju është ndaluar hyrja në Kroaci. Nga momenti që i kanë krye obligimet, ndaj shtetit kroat, ju ka lejuar hyrja në shtetin e Kroacisë. Edhe Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës, ka qenë dashtë mi marrë të njëjtat masa, ndaj atyre shqiptarëve, që nuk i kanë krye obligimet nda Republikës së Kosovës. Pse nuk u bënë publike përqindja e shqiptarëve, që kanë paguar, dhe e atyre shqiptarëve që nuk kanë paguar për Kosovën. Kjo e ka një prapavijë. Të vërtetën do ta kuptojmë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, pasi ta kontrollojnë dhe shqyrtojnë Raportin Financiar përfundimtar të Ministrit të Financave, Isa Mustafa. Shqiptarët e Ndërgjegjës, e ndihmuan popullin shqiptar të Kosovës, paguan në fondin Shtetëror të Kosovës 3 për qind nga rroga neto, paguan edhe në aksionet e shpallura, për mos me u përkulur para okupatorit serb. Ju veprimtarët e fondit Shtetëror të Republikës së Kosovës, që punuat më shumë se 10 vite, me shpirt dhe me zemër për t’i ndihmuar shqiptarët e Kosovës, për mos me u përkul para okupatorit serb, Zoti juve ju bekoftë edhe familjet tuaja. Ata që i keqpërdorën paratë, që ishin të dedikuar për popullin e Kosovës, dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ata duhet të identifikohen, dhe të nxirren para drejtësisë së Kosovës”, përfundon profesori Fahri Mahalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat