Profesori thotë se Kurti e nervozoi Vuҫiqin dhe për këtë arsye ai vendosi ushtarakët serbë në kufirin e Kosovës

Politika

Profesori thotë se Kurti e nervozoi Vuҫiqin dhe për këtë arsye ai vendosi ushtarakët serbë në kufirin e Kosovës

Nga: H.O. Më: 3 prill 2024 Në ora: 22:38
Bota sot/ Ilustrim

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti publikoi disa pamje, ku njësi të specializuara të ushtrisë serbe bëjnë disa lëvizje në afërsi të kufirit me Kosovën, më saktësisht lëvizjet ata i bëjnë në afërsi të fshatit Banjë të Zubin Potokut. Dhe kjo erdhi pas kërcënimit të drejpërdrejtë të presidentit të Serbisë se “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar”.

Lidhur me atë se a po bëhen gjërat shumë serioze sa i përket mundësisë së shpërthimit të një konflikti apo eskalimit të situatës, apo se ҫka duhet të ndërmerr Kosova e ndërkombëtarët pas këtyre kërcënimeve direkte nga Serbia, në një prononcim për ‘Bota sot’, ka folur profesori universitar, Sulejman Mehazi.

Ai veprimin e Kurtit që publikoj këto pamje, e vlerëson shumë, duke e quajtur kryeministrin si të përkushtuar, syhapur e vigjilent.

Image
Sulejman Mehazi

“Sesa i përkushtuar, syhapur, i zgjuar e vigjilent është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbrojtje të sovranitetit të shtetit treguan pamjet e tij të publikuara të forcave ushtarake e policore serbe në afërsi të kufirit me Kosovën, e gjithë kjo argumenton se qeveria e Kosovës është e përgatitur dhe e aftë në çfarë do lloj sfide të mbrojë sovranitetin dhe kushtetutën e Kosovës përballë Serbisë së Vuçiqit në veri të vendit”, vlerëson ai.

Profesor Mehazi thekson se kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit" se "do ta presë momentin më të mundshëm për të vepruar" janë fraza boshe mediatike, nuk është hera e parë që kërcenohet Vuçiqi, sa herë që ushtria e tij i afrohet Kosovës të njëjtat deklarata i bën dhe më në fund bishtin prapë e largohej prej kufirit të Kosovës.

“Sa herë që presidenti i Serbisë revoltohet me Kurtin e BE-në urdhëron gjeneralët ushtarakë serbë t'i afrohen kufirit me Kosovën vetëm për një shkak, për t'ua bërë me dije ndërkombëtarëve se gjoja Serbia është ajo që bie paqë apo luftë në Kosovë e më gjerë. Forcat ushtarake serbe në kufi të Kosovës kanë kuptime përvjetoresh simbolike të bombardimeve të NATO-s më 1999, asgjë më shumë, vetëm për të prezantuar forcën ushtarake serbe para SHBA-ve, BE-së se ushtria serbe është aty afër Kosovës, kaq. Kështu që mundësia e një konflikti të ri në mes Serbisë dhe Kosovës do jetë e izoluar si nga qeveria e Kosovës, poashtu edhe nga BE-ja e SHBA-të, pasi këtë dëshirë putiniste të presidentit të Serbisë, Vuçiqit, nuk do ia mundësojnë”, thekson ai.

Tutje, profesori thotë se Serbisë shumë më lehtë i vjen të bëjë konflikte luftarake në Bosnjë-Hercegovinë me anë të "Srpska republikës" së Dodikut sesa në Kosovë.

“Provokimet luftarake serbe në Banjskë morën fund, pasi qeveria e Kosovës ua preu krahët tmerrësisht terroristëve serbë për më pak se 24 orë. Shkurt e qartë, ushtria serbe afër kufirit me Kosovën e ka kuptimin e një far solidatiteti kundër bombardimeve të NATO-s ndaj regjimit gjenocidiale të Millosheviqit me 1999”, thotë Mehazi për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat