Edita Tahiri: Këtë shpjegim ia kanë borxh popullit edhe kryeministri edhe presidentja

Politika

Edita Tahiri: Këtë shpjegim ia kanë borxh popullit edhe kryeministri edhe presidentja

Nga: A.SH Më: 6 prill 2024 Në ora: 14:40
Edita Tahiri

Kosova dhe Serbia që nga 2011 dikutojnë për mundësinë e marrëveshjeve për përmirësimin e marrëdhënive mes tyre. Por, deri tani nuk është se ka shumë progres në këtë çështje.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri në një intervistë prë “Bota sot”, ka folur mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbis dhe qasjen e Kurtit ndaj dialogut.

Ajo ka fajësuar kryeminsitrin Kurti duke thënë se ka bërë garim historik në këtë proces, sepse nuk arriti marrëveshje reciproke, duke thënë se kur erdhi në pshtet i dha autonomi pakcs serbe përmes vetmenaxhimit.

“Kurti bëri dështim historik në dialogun me Serbinë, nuk arriti marrëveshje me njohje reciproke, pranoi asociacionin të cilin e kundërshtoi që e solli në pushtet, mirëpo kur erdhi në pushtet jo vetëm që pranoi asociacionin por i dha autonomi pakicës serbe përmes vetmenaxhimit. Kurti si politikan dëshmoi se pushtetin e ka para shtetit, u dëshmua populist i vërtetë, e zbatoi politikën ‘populli im, vota ime’, ndërsa shkeli interesat e popullit dhe shtetit të Kosovës”, thotë ajo.

Sipas saj, Kurti nuk i dha asnjë shpjegim popullit si u bë që Kosova u sulmua në Banjskë nga Serbia.

“Sot Kosova është në gjendje të rëndë në të gjitha planet, ekonomi të dobët, korrupsion i lartë, papunësi dhe ikje e rinisë, prishje e marrëdhënieve me Amerikën, shteti që na bëri shtet. Asnjëherë Kurti nuk i dha shpjegim popullit si u bë që Kosova u sulmua ne Banjskë nga Serbia, ndërsa Kosova u ndëshkua nga aleatet tanë perëndimor, ndërkaq Serbia nuk u ndëshkua. Këtë shpjegim ia kanë borxh popullit edhe Kryeministri edhe presidentja. Kjo nuk mund të kaloj në heshtje, sepse kanë degraduar Kosovën në atë gjendje pikërisht siç e thotë poezia e vaso Pashës ‘…Shqypni Kush të ka qit me krye n'hi’”, përfudnon ajo për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat