“Ndërkombëtarët po e bëjnë kthesën e madhe” – Çka po paralajmëron eksperti

Politika

“Ndërkombëtarët po e bëjnë kthesën e madhe” – Çka po paralajmëron eksperti

Nga: N. Sh. Më: 22 prill 2024 Në ora: 16:49
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se, dialogut Kosovë Serbi duhet t’i vijë fundi.

Ai shprehet se, Serbia i ka qëllimet e saj nacionaliste për të përfituar Asociacionin si një Republikë Serbe në Bosnje.

Tërnava pohon se, ky model i Asociacionin po i shkakton shumë probleme Bosnjës, andaj shton se duhet të pranohet modeli evropian pa kompetenca.

“Ndërmjetësimet ndërkombëtare për një pajtim të mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës tani që po zgjatë shumë kohë, megjithatë duhet ta kenë fundin e tyre, e sidomos nëse bëhet fjalë për një marrëveshje të Asociacionit evropian, që deri me tani nga Serbia kishte kërkuar Asociacion si një ‘Srpska Republikë’ të Bosnjës, e që po dëshmohet se në këtë pikë i kanë qëllimet e veta nacionalistët serb”

“Dihet mirë tani se sa po i shkakton problem Bosnjës ky model i ‘Republikës Srpska’, pra po i shkakton probleme të mëdha, dhe është e kuptueshme që një Asociacion i modelit evropian mund të pranohet pa kompetenca të shtetit”, thotë ai.

Eksperti pohon se, duke e pasur një vizion të qartë dhe qëndrim të formësuar për modelin e asociacionit Kosova tash e ka të gatshëm për ta zbatuar.

“Gatishmëria e shfaqur nga kryeministri Albin Kurti, për ta pranuar propozimin evropian për një model Asociacioni, është një nga shanset ideale për përmbysjen e politikës kriminale të Serbisë së Aleksandër Vuçiqit, dhe lodrave të tij mashtruese politike e diplomatike që i ka luajtur deri më tani”, shton ai.

Eksperti shton se, edhe maskat e mashtrimit dhe skenarët e fshehtë të provokimit serb u zbuluan dhe dekonspiruan në aksionin terrorist të 24 shtatorit.

“Ky aksion i neutralizuar me sukses nga institucionet e shtetit të Kosovës, policia dhe forcat ndërkombëtare të sigurisë”.

Ai shton se, faktori ndërkombëtar po ripozicionohet.

“Pra ndërkombëtarët duan ta bëjnë kthesën e madhe, duke nxjerr në bankën e të akuzuarit atë politikë e cila me dekada e ka luajtur lojën e mashtruese duke përfituar në kohë por me qëndrim të pa ndryshuar ndaj Kosovës, me qëllim të ndarjes, copëtimit dhe defunksionalizimit të plotë të shtetit të Kosovës, shërbim të cilin ia kanë bërë edhe ish qeveritarët e korruptuar e të shantazhuar”, thekson ai.

Eksperti në fund potencon se, me një miratim të Asociacionit evropian dhe jetësimit të tij, Kosovës duhen t’i hapen rrugët drejt shteteve të BE-së dhe anëtarësimit të saj në NATO, OKB, dhe institucione tjera ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat