“Le të mbushen me mend BE-ja se çfarë egërsira janë serbët, ja me ҫfarë sorte sllave ka të bëjë qeveria e Kurtit”

Politika

“Le të mbushen me mend BE-ja se çfarë egërsira janë serbët, ja me ҫfarë sorte sllave ka të bëjë qeveria e Kurtit”

Nga: H.O. Më: 22 prill 2024 Në ora: 20:02
Ilustrim

Serbia bëri edhe një tjetër veprim kundër Kosovës. Së fundi, ajo ndaloj disa qytetarë të Kosovës në kufirin me Kroacinë. Ky veprim serb u kritikua, ndonëse nuk u dënua ende.

Serbia madje nuk mori dënim as për sulmin në Banjskë, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Mirëpo, kësaj radhe a duhet të dënohet ky veprim i Serbisë karshi qytetarëve të Kosovës?

Lidhur me këtë ҫështje, ka folur profesori universitar, Sulejman Mehazi. Ai thekson se veprimet e fundit të Serbisë ndaj ndalimit të qytetarëve të Kosovës në kufi është edhe një pasqyrë reale sesa e dhunshme është soji i qeverisë promillosheviqiane e Vuçiqit ndaj Kosovës.

“Le të vërejnë e të mbushen me mendtë të BE-se se me çfarë sorte sllave ka të bëjë qeveria e Kurtit që nga inati i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës torturojnë, maltretojnë qytetarët në kufi pa fajin e tyre. Le të mbushen me mend evropianet se çfarë egërsira janë serbët aq sa nga suksesi i Kosovës ndalojnë qytetarët në kufi deri në alivanosje vetëm për të treguar urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve të Kosovës”, vlerëson profesor Mehazi.

Ai ndër të tjera thotë se, në këtë kohë të civilizimit të ndalosh qytetarët të mos kalojnë kufirin me dokumente përkatëse është "non sens" këtë e bëjnë vetëm shtetet gjenocidiale që nuk meritojnë të jenë shtete sikurse që është Serbia në krye me kryeurrejtësin, Aleksandar Vuçiqin.

Ndalesa e qytetarëve të Kosovës në kufi të Serbisë është shovinizëm i lyer me urrejtje e kanibalizëm, dhe, për këto veprime makabre duhet të dënohet reptësisht Serbia nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së, nëse ndaj këtyre veprime serbe BE-ja rri heshtur, atëherë në pikëpyetje do vëhet morali politik dhe diplomatik i BE-së”, thekson ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat