Kosova automatikisht në ngërç politik

Politika

Kosova automatikisht në ngërç politik

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 qershor 2017 Në ora: 08:42
Zgjedhjet në Kosovë

Rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit ka ndryshuar tërësisht skenën politike në Kosovë. Tashmë është e qartë se koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk mund ta themeloj qeverinë i vetëm. Si rrjedhojë ky koalicion pritet të nis negociatat me subjektet e tjera politike për të arritur deri te themelimi i qeverisë. Në rast negociatat dështojnë ashtu siç po deklarohen kundërshtarët e këtij koalicioni, atëherë PAN do të dështoj ta themeloj qeverinë.

Njohësi i çështjeve kushtetuese prof. Mazllum Baraliu ka shpjeguar në detaje se si do të arrihet deri te themelimi i qeverisë nga dy koalicionet.

Rreziku nga kriza politike

Ai ka thënë se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vitin 2014, koalicioni PAN e ka të drejtën për iniciativën e themelimit të qeverisë.

Image
Mazllum Baraliu

“Struktura është përcaktuar para zgjedhjeve si në koalicionet parazgjedhore meqë rezultati i tanishëm është çfarë është dhe koalicioni i PAN-it kanë megjithatë shumicën e votave dhe kanë mundësi në bazë të kushtetutës dhe vendimit të gjykatës kushtetuese të vitit 2014, të parët provojnë”, ka thënë Baraliu.

Në këtë drejtim, ai ka theksuar se nëse PAN arrinë t`i krijoj numrat, atëher mund t`i themeloj institucionet, në të kundërtën, subjektet tjera do ti drejtohen brenda afatit prej 30 ditësh presidentit që të kërkojnë mandatin për formimin e qeverisë.

 “Ndryshime mund të ketë gjithsesi dhe në qoftë se ky koalicion arrin që të siguroj numrin e mjaftueshëm prej 61 deputetësh duke kombinuar e huazuar e duke u bashkuar me koalicionet pas zgjedhore. Në këtë rast me të tjerat ose me subjektet politike atëherë mund ti drejtohen presidentit dhe këta e kanë përparësinë e parë që të formojnë qeverinë dhe në qoftë se këta nuk arijnë. atëherë ka mundësi që edhe një herë tjetër të mbahet vendimi i Gjykatës kushtetuese dhe presidenti ti ofrojë mundësinë dhe në qoftë se nuk arrin atëherë do të duhej që në bazë të parimeve të Gjykatës së kushtetutës së Kosovës do të duhej që ti jepet mundësia e koaliciont tjetër që mund të jetë koalicioni VV dhe LDK me ndonjë subjekt tjetër politik që ti drejtohen presidentit në bazë të nenit 84 të Kushtetutës dhe ka obligim që të jap mandatin për formim të Qeverisë këtij kolacioni përafërsisht të afërt me këtë”, ka thënë Baraliu.

Haradinaj viktima më e madhe politike

Politologu Mentor Tahiri ka thënë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, flasin për një emancipim politik më kualitativ në Kosovë në raport me vitet tjera.

Në anën tjetër, politologu Mentor Tahiri, ka deklaruar se viktima më e madhe politike e këtyre zgjedhjeve është i nominuari për kryeministër i koalicionit PAN, z. Ramush Haradinaj.

Image
Mentor Tahiri

“Qytetari i Kosovës dëshmoi se me votën e tij mund të dënojë ashpër hartuesit e politikave boshe dhe rrahagjoksit e famës e cila ka të bëjë me të kaluarën. Viktima më e madhe politike e këtyre zgjedhjeve është i nominuari për kryeministër i koalicionit PAN, z. Ramush Haradinaj, i cili që tani është jashtë loje, respektivisht çfarëdo kombinatorike për krijimin e qeverisë së re”, ka thënë Tahiri.

Në anën tjetër, ai ka theksuar se para LDK-së, pavarësisht pozicionimit të saj në raport me dy blloqet tjera politike, paraqitet një rrugë e gjatë e reflektimit, reformimit kuadrovik dhe ideologjiko-politik.

“LDK-në e kanë dëmtuar koalicionet me PDK-në në të kaluarën, por duhet pranuar se gjithashtu LDK ka humbur shumë nga identiteti i saj i dikurshëm. Megjithëse ende nuk dihen rezultatet finale, deri diku dihet se di to të jetë përbërja e Kuvendit. Lidhur me koalicionet e mundshme pazsgjedhore dhe flirtimet mes blloqeve politike, do të dihet më shumë vetëm kur të jetë e qartë struktura e mandateve brenda dy koalicioneve parazgjedhore. Ajo që tani duket në horizont, është një qeveri e re e përbërë nga VV dhe LDK, e cila nuk është e varur nga votat e komuniteteve jo-shumicë.”, ka thënë politologu Tahiri. 

Qeveria në duar të Vetëvendosjes

Analisti politik Skënder Zogaj, ka thënë se thellimi i qëllimshëm i krizës dhe shkuarja e paramenduar në zgjedhje të parakohshme, nuk është llogaritur mençurisht, prandaj si gjithmonë në raste të këtilla.

“Dardha e ka bishtin prapa" dhe subjektet politike do të paguajnë tagër të lartë në kurriz të shtetasve të Kosovës, shpina e të cilëve nga këto zgjedhje rëndohet edhe më shumë sepse, zgjidhja sërish do të mungojë”, ka thënë Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

Sipas tij, struktura e koalicioneve do të ndryshojë tërësisht, sepse dy koalicionet para zgjedhore janë plotësisht të panatyrshme, koalicione të shpifura dhe të destinuara për dështim, sepse zgjidhje të volitshme Qeverisëse nuk do të ketë.

“Pozita është vështirë të formohet, dhe, për një kohë më të gjatë të do të vazhdojë kriza politike. Kush to bëjë pozitën dhe kush mbetet në opozitë, mendoj se e ka në dorë Vetëvendosja. Ka edhe variante të tjera të cilat mund ta ndryshojnë rrënjësisht strukturën parazgjedhore të koalicioneve”, ka thënë Zogaj.

Krasniqi: LDK-ja prapë i bashkohet PDK-së

Kurse, sipas analistit Faik Krasniqi, nuk e ka përjashtuar mundësinë që LDK-ja prapë ti bashkohet PDK-së në Qeverisje dhe Vetëvendosje të ngelet opozitë e vetme

Image
Faik Krasniqi

 

“Tashmë një gjë po dihet se asnjë parti dhe koalicion bashkërisht edhe me minoritetet, nuk do të mund të krijoj Qeverinë, sepse asnjëri koalicion dhe parti nuk do të mund të arrij 61 deputetë për të krijuar Qeverinë. Mund të kemi një koalicion mes koalicionit PAN dhe eventualisht AKR ose Alternativa, por nëse rast të dështimit të krijimit të koalicioni qeverisës, dhe Presidenti i jep mundësinët partisë së dytë VV, atëherë do të kemi një Qeveri mes VV-LDK-AKR-ALTERNATIVA. Por nuk bën të habitemi nëse LDK-ja prapë i bashkohet PDK-së në Qeverisje dhe Vetëvendosje të ngelet opozitë e vetme, që do të thotë se do të kemi vazhdimësi t së keqes, sepse këta nuk e kanë problem që të bëhen prapë bashkë, dhe arsyetimi i tyre do të jetë i njëjtë: ”U bëmë bashkë për hir të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës””, ka përfunduar Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat