A duhet të paguhen të akuzuarit e Speciales nga buxheti i Kosovës, ja çfarë thonë nga gjykata

Politika

A duhet të paguhen të akuzuarit e Speciales nga buxheti i Kosovës, ja çfarë thonë nga gjykata

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 1 nëntor 2017 Në ora: 13:55
ilustrim

Ministri i Drejtësisë ka informuar se nga buxheti i Kosovës do të ndahen 1.5 milionë euro për të akuzuarit e Gjykatës Speciale. Këtu do të përfshihen edhe vizitat e familjarëve të të akuzuarve.

Të kontaktuar nga “Bota sot”, zyrtarë nga Dhomat e Specializuara thonë se kërkojnë nga Zyra e Mbrojtjes që të administrojnë një sistem të ndihmës juridike për ata të akuzuar që nuk mund të paguajnë mbrojtjen e tyre.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSK) nuk i komentojnë në përgjithësi alokimet e buxhetit të Qeverisë së Kosovës. E drejta e çdo të akuzuari për t'u mbrojtur nga avokati është e një rëndësie të madhe, për një gjykim të drejtë. Ligji mbi Dhomat e Specializuara dhe Prokuroria e Specializuar kërkojnë nga Zyra e Mbrojtjes në kuadër të regjistrit të KSK-së të administrojë një sistem të ndihmës juridike për përfaqësim ligjor të të akuzuarve, të cilët nuk mund të paguajnë për mbrojtjen e tyre. Në varësi të situatës, nëse ndonjë i akuzuar do të jetë në një pozitë të tillë, do të jetë e ligjshme që t'iu caktohet një avokat i paguar nga KSK”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat