Vërshime militantësh në qeverinë Haradinaj

Politika

Vërshime militantësh në qeverinë Haradinaj

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 2 nëntor 2017 Në ora: 21:32
Ramush Haradinaj dhe Dardan Gashi

Askush nuk do ta kishte menduar më herët se një parti politike e cila deklarohet vazhdimisht për të mirën e vendit, me ardhjen në pushtet do të mendonte për të mirën personale të militantëve të saj. Në fakt, një gjë e tillë është pritur nga parti që më herët kanë shijuar të qenit në pushtet. Gjatë qeverisjes së PDK-së Kosova ka njohur dështime të shumta,që kanë rezultuar edhe me procese gjyqësore, afera të përgjimeve ku flitej për rehatim të dajave apo militantëve partiak. Një parti që për nga numri i votuesve zë vendin e katërt, tani drejton Qeverinë e Kosovës. AAK e Ramush Haradiajt nuk ka mundur ta përballojë “tundimit” e pushtetit.

Zyrtarë të kësaj partie të cilët vazhdimisht ishin deklaruar pro zvogëlimit të kabinetit qeveritarë, tani me ardhjen në pushtet kanë “gëlltitur” fjalët e tyre dhe prapa vetes kanë një staf të përbërë prej rreth 200 personash, duke përfshirë këtu këshilltarë, zëvendës ministra, zëvendës kryeministra e deri tek asistentët personal.

 Në këtë mënyrë, ata që trumbetonin rritjen ekonomike gjatë qeverisjes së tyre, vetëm sa do ta varfërojnë xhepin e qytetarit të thjeshtë dhe do ta pasurojnë xhepin e tyre.

AAK tashmë po i ngjanë partisë me të cilën lidhi koalicion në këmbim të postit të Kryeministrit. 

2 milion euro të buxhetit të Kosovës do të shkojnë në xhepin e stafit të Ramush Haradinajt. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat