Kreu i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve del kundër Qeverisë

Politika

Kreu i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve del kundër Qeverisë

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 10 nëntor 2017 Në ora: 15:38
Xhavit Jashari

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka miratuar raportin me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, sipas shënimeve të ofruara nga puna e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të pjesëtarit, veteranit, invalidit dhe dëshmorit të Luftës së UÇK-së.

 Numri i dëshmorëve të kombit, sipas listave aktuale është 2961.

“Është miratuar edhe raporti me listën e numrit të Dëshmorëve të Kombit, sipas shënimeve të ofruara nga puna e Komisionit Qeveritar për njohjen e statusit të pjesëtarit, veteranit, invalidit dhe dëshmorit të Luftës së UÇK-së. Numri i dëshmorëve të kombit, sipas listave aktuale është 2961”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Por, për kryetarin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve Xhavit Jashari, ky numër nuk është i madh.

Jashari në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk e din se nga i ka nxjerrë Qeveria këto shifra dhe si është bërë raporti.

 Ai ka thënë se duhet të verifikohen shifrat nëpër zona me emrat përfundimtare që kanë kaluar në Komisionin për Verifikim.

“Nuk e di se nga i kanë nxjerrë ato shifra, se nga e bën atë raport. Nuk kemi ende shifra përfundimtare pas një hulumtimi që është bërë dhe mendoj se duhet me i pa shifrat, sepse nuk mund të flasim pa i parë shifrat. Ne së pari do t’i shohim shifrat nëpër zona, se kush është shpallur dëshmorë e pastaj do të flasim, sepse nuk mund të flasim pa i parë emrat përfundimtarë nëpër zona që kanë kaluar në Komisionin për Verifikim. Nuk kemi bashkëpunuar me qeverinë, por duhet të shohim raportin përfundimtar të Komisionit Verifikues prej komandantëve në varësi të komandantëve të zonave, apo nga është marrë ai raport. Megjithatë, nuk është numër i madh ai”, është shprehur Jashari për “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat