Gjergji arrestimin e shtetasve turq e quan kthim në atdhe, jo deportim

Politika

Gjergji arrestimin e shtetasve turq e quan kthim në atdhe, jo deportim

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 31 mars 2018 Në ora: 14:01
Seremb Gjergji

Seremb Gjergji i ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Gjergji në një prononcim për gazetën ‘Bota sot’’ thotë se arrestimet e fundit që kanë ndodhë në Kosovë, paraqesin rrezik për sigurinë nacionale të Kosovës. Madje, ai nuk e cilëson sikur deportim por kthim në atdhe.

''Arrestimet e fundit në Kosovë si në Mitrovicë, ashtu edhe në Prizren dhe me gjerë kanë paraqitur rrezik për sigurinë nacionale të Kosovës. Reagimi i organeve të sigurisë ka qenë i rreptë dhe i shpejtë - diçka që nuk jemi mësuar ta shohim apo ta njohim deri më tash. Por, mënyra e arrestimit, nuk del që është bërë sipas standardeve të botës demokratike. Duket se është përdorur forca e tepruar në të dyja rastet. Arrestimet dhe kthimi i 6 shtetasve turq në atdheun e tyre, nuk konsiderohet deportim. Është vetëm kthim në atdhe. Por, pyetja është se sa kanë qenë rrezik për sigurinë kombëtare!? Kjo është një çështje që duhet të hulumtohet më tej'', përfundon Gjergji për gazetën ''Bota sot''.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat